Udhëzimet e përdorimit të sistemit HME/"HumidiFilter
"Blom‑Singer
®"
®"
Pastrimi i mbajtësit "HumidiFilter"
Mos e pastroni asnjëherë mbajtësin "HumidiFilter" ndërkohë që është i pozicionuar në qafë.
Pastrojeni mbajtësin "HumidiFilter" vetëm pasi ta keni hequr nga mbajtësja ose tubi i trakeostomës.
1. Tërhiqeni filtrin shkumor "HumidiFilter" nga mbajtësi me pinca dhe hidheni shkumën. Ruajeni
mbajtësin "HumidiFilter" pasi mund të pastrohet dhe ripërdoret.
2. Pastrojeni mbajtësin "HumidiFilter" me sapun të butë dhe ujë të ngrohtë. Shpëlajeni me ujë.
3. Thajeni me një leckë pa push ose lejojeni të thahet në ajër. Mos përdorni asnjëherë peceta
për fytyrën ose letër higjienike për të tharë mbajtësin "HumidiFilter", pasi në pajisje mund të
depozitohen grimca të pushit ose pecetës, të cilat mund të thithen në rrugët e frymëmarrjes gjatë
rivendosjes.
Gjumi
Mbajtësi "HumidiFilter" duhet të hiqet përpara gjumit për të shmangur bllokimin e mundshëm të
rrugëve të frymëmarrjes.
Kapaku "HumidiFilter" i ATSV II dhe filtrat shkumorë
Kapaku "HumidiFilter" i ATSV II dhe filtrat shkumorë janë parashikuar për t'u përdorur me pajisjen
ATSV-II "Blom-Singer" pa duar. Ky kapak është i parashikuar për përdorim të përsëritur. Filtri shkumor
"HumidiFilter" i ATSV II duhet të ndërrohet çdo ditë për të ruajtur funksionin e duhur të sistemit
"HumidiFilter" të ATSV II.
Montimi dhe vendosja e "HumidiFilter" dhe kapakut të ATSV II
1. Vendosni filtrin shkumor "HumidiFilter" (diagrami 8a) poshtë shufrës horizontale (diagrami 8b)
të platformës rrethore të ATSV II në mënyrë që një nga kanalet e filtrit të drejtvijohet me një skaj të
shufrës horizontale. Tërhiqni "HumidiFilter" deri në fund, në mënyrë që kanali i dytë të drejtvijohet
me skajin e kundërt të shufrës horizontale.
2. Vendosni kapakun "HumidiFilter" të ATSV II (diagrami 8c) mbi shufrën horizontale (diagrami 8b)
dhe rrotullojeni në drejtim kundërorar për ta bllokuar në pozicion.
3. Futni ATSV II/kapakun "HumidiFilter" të montuar te mbajtësja ose tubi i vendosur paraprakisht
i trakeostomës dhe shtyjeni me kujdes njësinë derisa të kërcasë në vend. Një ATSV II/kapak
"HumidiFilter" i vendosur saktë puthitet mirë brenda mbajtëses (diagrami 9). Ju duhet të jeni në
gjendje të merrni frymë lirisht përmes pajisjes.
Për udhëzime të plota për mënyrën e përdorimit të saktë të ATSV II për të folurin pa
duar, referojuni manualit të udhëzimeve të përdorimit të valvulës së rregullueshme të
trakeostomës.
Pastrimi i kapakut "HumidiFilter"
1. Mos e pastroni asnjëherë kapakun "HumidiFilter" ndërkohë që ATSV II/kapaku "HumidiFilter"
është i pozicionuar në qafë. Pastroni kapakun "HumidiFilter" vetëm pasi të hiqet nga ATSV II.
Hiqni ATSV II/kapakun "HumidiFilter" nga mbajtësja ose tubi i trakeostomës.
2. Hiqni kapakun "HumidiFilter" të ATSV II duke e rrotulluar në drejtim orar dhe duke e ngritur nga
platforma rrethore.
3. Tërhiqeni dhe nxirreni filtrin shkumor "HumidiFilter" me pinca dhe hidheni. Ruajeni kapakun
"HumidiFilter" të ATSV II për përdorime të tjera.
4. Pastrojeni me sapun të butë dhe ujë të ngrohtë. Shpëlajeni mirë me ujë.
Thajeni me një leckë pa push ose lejojeni të thahet në ajër. Mos përdorni asnjëherë peceta për
fytyrën ose letër higjienike për të tharë kapakun "HumidiFilter", pasi në pajisje mund të depozitohen
grimca të pushit ose pecetës, të cilat mund të thithen në rrugët e frymëmarrjes gjatë rivendosjes.
Zëvendësimi i filtrave shkumorë "HumidiFilter" të ATSV II
Mos e ndërroni asnjëherë "HumidiFilter" ndërkohë që ATSV II/kapaku "HumidiFilter" është i vendosur
në qafë. Ndërrojeni gjithmonë "HumidiFilter" pasi kapaku "HumidiFilter" të jetë hequr nga ATSV II.
1. Hiqni ATSV II/kapakun "HumidiFilter" nga mbajtësja ose tubi i trakeostomës.
37602-01H I 19