inhealth Blom-Singer Mode D'emploi page 18

Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 50
Udhëzimet e përdorimit të sistemit HME/"HumidiFilter
"Blom‑Singer
®"
®"
Udhëzimet vijuese janë të vlefshme për të gjitha pajisjet HME/"HumidiFilter". Ju lutemi
referojuni udhëzimeve shtesë për pajisjen tuaj specifike në brendësi të këtij manuali.
Trajtimi i pajisjes
Trajtojini pajisjet me kujdes dhe me duar të pastra. Pas prekjes së pajisjeve lani duart, pasi ato mund
të përmbajnë substanca që mund të shkaktojnë irritim të lëkurës dhe syve.
Frymëmarrja
Në përdorimin e parë të sistemit HME/"HumidiFilter" mund të shfaqet një rritje e lehtë e rezistencës
së qarkullimit të ajrit. Kjo rezistencë është një funksion i zakonshëm i pajisjeve që mund të kërkojë
një periudhë kohore për t'u rregulluar. Nëse frymëmarrja përmes sistemit HME/"HumidiFilter" është
e vështirë, hiqni pajisjen dhe kërkoni ndihmë nga mjeku profesionist.
Kollitja
Rekomandohet heqja para kollitjes e fishekut HME, mbajtësit "HumidiFilter" dhe ATSV II me kapak
"HumidiFilter".
Heqja nga këllëfi ose tubi
Për heqjen dhe vendosjen e çdo pajisjeje të vendosur mbi trakeostomë përdoruesi duhet të
pozicionohet përpara një pasqyre në një dhomë me shumë dritë. Për të hequr pajisjen, mbani
shtypur mbajtësen ose tubin e vendosur paraprakisht të trakeostomës me njërën dorë, ndërsa
kapni pajisjen me dorën tjetër (diagrami 1C-a). Shtyjeni pajisjen me kujdes derisa të lirohet nga
mbajtësja ose tubi.
Fisheku HME
Fisheku HME duhet të zëvendësohet të paktën një herë në ditë për të ruajtur funksionim të duhur
të sistemit HME.
1. Vendosni fishekun HME brenda mbajtëses ose tubit të trakeostomës dhe shtyjeni me kujdes
fishekun HME derisa të puthitet në vend (figura 5). Një fishek HME i vendosur në mënyrën e duhur
do të jetë i niveluar dhe i puthitur mirë brenda mbajtëses ose tubit.
2. Zëri trakeoezofageal me një protezë zëri dhe HME prodhohet duke shtypur butonin "EasyTouch"
të zërit (diagrami 6). Ju do të ndjeni mbylljen e plotë të butonit të zërit. Pas lëshimit manual, butoni
"EasyTouch" i zërit rikthehet në pozicionin e hapur për frymëmarrje. Vini re: Nëse butoni "EasyTouch"
i zërit nuk është plotësisht i mbyllur, mund të shfaqen vështirësi në nxjerrjen e zërit ose tingullit
fishkëllyes.
Pastrimi i fishekut HME
Fisheku HME është parashikuar për përdorim 24 orësh dhe nuk është parashikuar për t'u pastruar,
çmontuar, rimontuar ose ripërdorur. Mund ta pastroni pështymën me një leckë pa push. Nëse
fisheku HME ndotet shumë, hiqeni atë dhe zëvendësojeni me një fishek të ri HME.
Mbajtësi "HumidiFilter"
Mbajtësi "HumidiFilter" nuk është i parashikuar për përdorim të përsëritur. Filtri shkumor
"HumidiFilter" duhet të zëvendësohet çdo ditë për të ruajtur funksionimin e duhur të sistemit
"HumidiFilter".
Montimi dhe vendosja e mbajtësit "HumidiFilter"
1. Vendosni filtrin shkumor "HumidiFilter" te mbajtësi. "HumidiFilter" duhet të qëndrojë
horizontalisht në mbajtës (figura 7).
2. Vendosni mbajtësin e montuar "HumidiFilter" te mbajtësja ose tubi i trakeostomës i vendosur
paraprakisht dhe shtyjeni me kujdes mbajtësen derisa të kërcasë në vend. Një mbajtës
"HumidiFilter" i vendosur saktë puthitet mirë brenda mbajtëses ose tubit. Ju duhet të jeni në
gjendje të merrni frymë lirisht përmes "HumidiFilter".
3. E folura trakeoezofageale me një protezë zëri prodhohet duke bllokuar përkohësisht me gishtin
tregues ose gishtin e madh vrimën e mbajtësit "Humidifilter". Vini re: Nëse stoma nuk është e
bllokuar plotësisht, mund të shfaqen vështirësi në nxjerrjen e zërit ose tingullit fishkëllyes.
18 I 37602-01H

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières