inhealth Blom-Singer Mode D'emploi page 17

Table des Matières

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 50
SISTEMI HME/HUMIDIFILTER® BLOM‑SINGER®
PËRSHKRIMI I PRODUKTIT
Sistemet HME/"Humidifilter" "Blom-Singer" janë të disponueshme në variantet e mëposhtme:
• Fisheku HME (figura 1) – i ofruar në paketim me 30 fishekë HME (të llojit EasyFlow® ose
ClassicFlow®); të montuar paraprakisht, për përdorim 24 orë dhe një përdorim të vetëm; përmban:
një filtër shkumor "HumidiFilter" për shkëmbimin e nxehtësisë dhe lagështisë (pamje nga lart,
diagrami 1A-a), një buton zëri EasyTouch™ (pamje nga lart, diagrami 1A-b) i cili shtypet për të mos
lejuar daljen e zërit përmes stomës, një bllokues MucusShield™ (pamje nga poshtë, diagrami 1B-a)
për mbrojtje nga sekrecionet e pështymës, një vesh për kapje (pamje anësore, diagrami 1C-a) për
lehtësi në heqjen e fishekut HME nga tubi i laringektomisë ose mbajtësja/ngjitësi i trakeostomës;
valvula ajri të përparme dhe anësore për maksimizim të qarkullimit të ajrit (pamje anësore,
diagrami 1C-b).
• Mbajtës HumidiFilter® (diagrami 2) dhe filtra shkumorë (diagrami 3) – i ofruar si një mbajtës; një
mbajtës plastik i lehtë për filtrin shkumor "HumidiFilter" (filtrat ofrohen veçmas); nevojitet montimi i
mbajtësit dhe filtrave; mbajtësi është i ripërdorshëm dhe filtrat janë për një përdorim të vetëm.
• Kapaku HumidiFilter® për ATSV II (diagrami 4) dhe 7 filtra shkumorë – të ofruar si 1 kapak dhe
7 filtra shkumorë, për t'u çiftuar vetëm me pajisjen ATSV-II pa duar; kërkon montim; kapaku është
i ripërdorshëm dhe filtrat shkumorë janë vetëm me një përdorim; kapaku plastik me vidhosje ka
një filtër shkumor "HumidiFilter" dhe vendoset mbi pajisjen "Blom-Singer" të rregullueshme, pa
duar, të valvulës (ATSV II) të trakeostomës; filtrat zëvendësues ofrohen veçmas.
Vendosja e sistemeve të mësipërme HME/"HumidiFilter" te trakeostoma (punktura nga qafa
në trake ose "gurmaz") mund të kryhet duke përdorur një tub laringektomie "Blom‑Singer"
"StomaSoft" ose këllëf të trakeostomës/ngjitës "Blom‑Singer", të ofruar veçmas.
INDIKACIONE (Arsyet pse rekomandohet pajisja ose kryerja e procedurës)
Sistemi "Blom-Singer" HME/"HumidiFilter" është parashikuar për t'i ofruar personit me laringektomi
ajër të lagësht, të ngrohtë dhe të filtruar. Sistemi "Blom-Singer" HME/"HumidiFilter" mund të
përdoret nga personat me laringektomi: personat që flasin përmes ezofagut, përdoruesit e pajisjes
së elektrolaringut dhe përdoruesit e protezës trakeoezofageale të zërit.
KUNDËRINDIKACIONE (Arsyet që e bëjnë të pakëshillueshëm rekomandimin e pajisjes ose
procedurës së caktuar)
Sistemi HME/"HumidiFilter" nuk duhet të vendoset mbi një punkturë trakeostome nëse prania e tij
pengon frymëmarrjen.
PARALAJMËRIME DHE MASA PARAPRAKE
Fisheku HME dhe filtrat shkumorë "Humidifilter" mund të përdoren vetëm një herë nga një pacient.
Ata nuk duhet të ripërdoren. Në rast ripërdorimi ekziston rreziku i infeksionit. Nëse ka të çara,
plasaritje ose dëmtime strukturore në pajisje, ndërpritni përdorimin e saj. Gjatë vendojes ose heqjes
së pajisjeve HME duhet të ushtrohet kujdes për të shmangur përthithjen (inhalacionin) e protezës
së zërit ose HME-së. Në rastin e pagjasë të kësaj ndodhie, duhet të përpiqeni ta nxirrni pajisjen nga
laringu duke u kollitur. Kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore nëse nuk arrini ta bëni dot.
Me pajisje të këtij lloji mund të shfaqen komplikacionet vijuese, por janë të rralla. Ato përfshijnë:
• Kontaminim ose infeksion të stomës, që mund të kërkojë përdorimin e antibiotikëve të
përshtatshëm.
• Irritim, përfshirë irritim të lëkurës rreth stomës.
• Vështirësi në frymëmarrje, e cila mund të shfaqet nëse pajisja është tepër e ndotur, e bllokuar nga
pështyma ose nuk është ndërruar rregullisht.
UDHËZIME PËRDORIMI
Ju lutemi shikoni diagramet që gjenden në fillim të këtij manuali udhëzimi.
Udhëzimet e përdorimit të sistemit HME/"HumidiFilter
SHQIP
"Blom‑Singer
®"
®"
37602-01H I 17

Publicité

Table des Matières
loading

Table des Matières