Télécharger Imprimer la page

KRAUSE 1103 Serie Notice D'utilisation page 51

Publicité

3. Përmbajtja e paketimit: Lista e të gjitha artikujve të dërguara (shembull): Shkalla (komplet) + Manual operativ
dhe i përdorimit + Traversë opsionale + parmak opsional (pa foto - shih instruksionet e veçanta të instalimit).
4. Udhëzim për montimin: Në varësi të llojit të shkallës dhe gjendjes së dërgesës, shkalla duhet të jetë e montuar
plotësisht para përdorimit. Disa shkallë janë të pajisura me një traversë, e cila duhet të montohet para përdorimit.
Shkallë e thjeshtë teke janë të pajisura me parmakë, të cilët duhet të montohen para përdorimit. Ju lutemi referojuni
udhëzimeve të veçanta të montimit.
5. Udhëzime të përgjithshme rreth sigurisë: Rrezik asfiksimi përmes paketimit. Gjatë përdorimit të kësaj shkalle
gjithmonë ekziston rreziku i rënies, gjegjësisht përmbysjes. Si rezultat, njerëzit mund të lëndohen dhe gjësendet
mund të dëmtohen. Shkallët dhe materiali i paketimit nuk janë lodra për fëmijë. Të gjitha punët me dhe në shkallë
duhet të kryhen në mënyrë të tillë që këto rreziqe të mbahen sa më të ulëta që të jetë e mundur. Shkallët duhet të
përdoren vetëm për punë të lehta me kohëzgjatje të shkurtër. Mos punoni në shkallë për një kohë të gjatë pa pushim
të rregullt. Lodhja rrezikon përdorimin e sigurt. Shkallët duhet të jenë të përshtatshme për aplikimin përkatës dhe
mund të përdoren vetëm në pozicionin e përcaktuar të vendosjes. Përdorni vetëm këmbëzat e parapara për shkelje.
Shkalla, gjegjësisht pjesët e shkallës, nuk guxojnë të modifikohen. Kujdesuni të mbaheni fort gjatë punës si dhe gjatë
ngjitjes dhe zbritjes. Rregullat dhe rregulloret kombëtare të vlefshme duhet të respektohen patjetër, sidomos gjatë
përdorimit profesional. Përdorni vetëm pajisjet shtesë të miratuara nga prodhuesi.
6. Struktura/përdorimi: Gjatë ndërtimit dhe përdorimit të shkallës, duhet të respektohen udhëzimet e dhëna në
produkt dhe në udhëzimet operative dhe të përdorimit.
Instruksione për përdorimin e shkallës: Kjo shkallë është krijuar vetëm për t'u përdorur në sipërfaqe fikse.
Shënime mbi përdorimin e shkallës së thjeshtë teke: Instalimi dhe pozicionimi i sigurtë i shkallës. Montojeni perkun-
drejt sipërfaqes (nëse është e mundur).
6.1 Udhëzime të përgjithshme për sigurinë 6.2. Përdorimi si shkallë për ngjitje
7. Mirëmbajtja/servisimi: Kujdesi dhe mirëmbajtja e shkallës duhet të sigurojë funksionalitetin e saj. Shkalla duhet
të kontrollohet rregullisht për dëmtime. Duhet të garantohet funksioni i pjesëve të lëvizshme. Pjesët e lëvizshme
duhet të lubrifikohen me vaj rregullisht. Riparimet në shkallë duhet të bëhen nga një person i kualifikuar dhe në
përputhje me udhëzimet e prodhuesit. Pastrimi i shkallës, veçanërisht i të gjitha pjesëve të lëvizshme, duhet të
kryhet menjëherë pas përdorimit në rast të ndotjeve të dukshme. Përdorni vetëm agjentët e pastrimit të tretshme në
ujë të disponueshëm në treg. Mos përdorni agjentë abrazivë e agresive. Në rast të përdorimit komercial të shkallës,
është i nevojshëm një kontroll i rregullt periodik për gjendjen e duhur nga një person i kualifikuar (test vizual dhe
funksional). Për këtë qëllim, duhet të specifikohet natyra, shtrirja dhe afatet kohore të testeve të kërkuara. Intervalet
kohore të kontrollimit varen nga kushtet e operimit, në veçanti nga frekuenca e përdorimit, ngarkesa gjatë përdorimit
dhe frekuenca dhe ashpërsia e mangësive të gjetura në kontrollimet e mëparshme. Sipërmarrësi duhet gjithashtu të
sigurojë që shkallët e dëmtuara të tërhiqen nga përdorimi dhe të ruhen në atë mënyrë që ato të mos mund të
përdoren më tutje derisa ato të riparohen ose asgjësohen në mënyrën e duhur.
Elementet e shkallës:
1. Pikat e përgjithshme
të kontrollit
2. Traversat e shkallës/
shkelëset gjegjësisht
shkallëzat e
shkallës/shufrat e
sigurisë
60
Pikët e kontrollit:
Të gjitha elementet e përforcimit (perçinat, vidat, bulonat etj.) duhet të jenë plo-
tësisht të pranishme. A janë përforcimet të lirshme apo të ndryshkura? A ka papa-
stërti (p.sh. ndotje, baltë, bojë, vaj apo yndyrëra) në shkallë?
Të gjitha shkelëset (shkallëzat) duhet të jenë të pranishme në tërësi. A janë traver-
sat e shkallëve, shkallëzat gjegjësisht shufrat e sigurisë eventualisht të shtrem-
bëruara, përdredhura, plasaritura apo të gërryera? A janë shkelëset, gjegjësisht
shkallëzat e shkallëve eventualisht të prishura, të lirshme, të ndryshkura apo dëm-
tuara? A është platforma (nëse ekziston) apo a janë pjesë të saj/ përforcimet e saj
të dëmtuara, të ndryshkura apo mungojnë?
84
po/jo
51

Publicité

loading