15. AKSESORËT
15.1
SETI PËR MULÇIM
Copëton imët barin e prerë dhe e lë
në lëndinë (fig. 43.A1; fig. 43.A2).
15.2
KARIKIMI I BATERISË SË
MIRËMBAJTJES
Mundëson mbajtjen e baterisë me efikasitet
të mirë, gjatë periudhave të mospërdorimit,
duke garantuar nivel karikimi optimal dhe një
jetëgjatësi më të madhe të baterisë (fig. 43.B).
15.3 SETI I RIMORKIOS
Për të tërhequr një rimorkio të vogël (fig. 43.C).
15.4 MUSHAMAJA MBULUESE
Mbrojeni makinën nga pluhuri kur
nuk përdoret (fig. 43.D)
15.5 PAKETA MBROJTËSE E
SHKARKIMIT TË PASMË
Për t'u përdorur në vend të thesit mbledhës,
kur bari nuk mblidhet (fig. 43.E). (Vetëm
për modelet me shkarkim të pasmë).
15.6 ZINXHIRËT E BORËS 18''
Përmirësojnë fërkimin e rrotave të pasme në
segmentet me borë dhe mundësojnë përdorimin
e pajisjeve borëpastruese (fig. 43.F).
15.7 RROTAT PËR BALTË / BORË 18"
Përmirësojnë procesin e tërheqjes
në borë dhe në baltë.
15.8 RIMORKIOJA
Për transportin e mjeteve ose objekteve të tjera,
në kufijtë e lejuar të ngarkesës (fig. 43.H).
15.9 SHPËRNDARËSI
Për të shpërndarë kripë ose fertilizues (fig. 43.I).
15.10 RUL PËR BARIN
Për të kompaktësuar terrenin pas mbjelljes
ose për të sheshuar parin (fig. 43.J).
15.11 BORËPASTRUESE ME PRESË
Për pastrimin e borës dhe grumbullimin
anësor të borës së hequr (fig. 43.K).
15.12 MBLEDHËS GJETHESH DHE BARI
Për mbledhjen e gjetheve dhe barit
në sipërfaqet me bar (fig. 43.L).
SQ - 27