Télécharger Imprimer la page

Villager VT845 Manuel D'utilisation page 363

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 165
6.5.4 Prerja e barit
Për të punuar me makinën, veproni
siç përshkruhet më poshtë:
1. vendoseni përshpejtuesin në pozicionin
e regjimit maksimal ("lepuri");
ky pozicion përdoret gjithmonë
gjatë përdorimit të makinës;
2. vendoseni grupin e mekanizmave prerës
në pozicionin e lartësisë maksimale;
3. aktivizoni mekanizmat prerës (par. 5.8),
vetëm në tapetin me bar, duke shmangur
aktivizimin e mekanizmave prerës në terrene
me gurë ose me bar shumë të lartë;
4. rregulloni shpejtësinë e përparimit
dhe lartësinë e prerjes (par. 5.10)
sipas kushteve të lëndinës (lartësia,
dendësia dhe lagështia e barit);
5. filloni përparimin në zonën me bar në 
mënyrë shumë graduale dhe me kujdes të
veçantë, siç është përshkruar më parë;
E RËNDËSISHME Për të lëvizur mbrapsht
me mekanizmat prerës të aktivizuar, duhet
të shtypni e të mbani shtypur butonin e
miratimit të prerjes në lëvizjen mbrapsht
(par. 5.9) për të provokuar fikjen e motorit.
Çdo herë që vëreni rënie të xhirove të motorit,
duhet të ulni shpejtësinë, duke pasur parasysh
që nuk do të arrini asnjëherë një prerje të mirë të
barit, nëse shpejtësia e përparimit është shumë
e lartë në raport me sasinë e barit të prerë.
Çaktivizoni mekanizmat prerës dhe
vendoseni grupin e mekanizmave prerës
në pozicionin e lartësisë maksimale:
– Gjatë zhvendosjeve nëpër zonat e punës
– Kur lëvizni nëpër sipërfaqe pa bar
– Sa herë që të nevojitet të
kaloni një pengesë.
6.5.5 Këshilla për mbajtjen e
një lëndine të bukur
1. Për të mbajtur një lëndinë me pamje të
bukur, të gjelbëruar dhe të butë, duhet
ta prisni barin rregullisht. Lëndina mund
të përbëhet nga lloje të ndryshme bari.
Me prerje të shpeshta, rriten më shumë
barërat që zhvillojnë shumë rrënjë dhe
formojnë një mbulesë solide bari; në të
kundërt, nëse prerjet bëhen me shpeshtësi
më të ulët, zhvillohen kryesisht barëra të
larta dhe të egra (trifili. margaritat etj.).
2. Preferohet gjithmonë që bari të
pritet kur lëndina është e thatë.
3. Mekanizmat prerës duhet të jenë të
plotë dhe të mprehtë, në mënyrë që
prerja të jetë e pastër dhe pa këputje
që sjellin zverdhje të majave.
4. Motori duhet të përdoret me maksimumin e
xhirove, për të garantuar një prerje të pastër
të barit dhe për të përftuar një shtyrje të mirë
të barit të prerë përmes kanalit të shkarkimit.
5. Shpeshtësia e prerjes duhet të bëhet në
raport me rritjen e barit, duke shmangur që
nga një prerje në tjetrën bari të rritet shumë.
6. Në periudhat më të nxehta dhe të thata
është mirë që bari të mbahet lehtësisht më
i lartë, për të reduktuar tharjen e terrenit.
7. Lartësia optimale e një lëndine të kuruar
mirë është rreth 4-5 cm dhe me një prerje
të vetme, nuk do të ishte nevoja të hiqej
më shumë se një e treta e lartësisë totale.
Nëse bari është shumë i lartë, është më
mirë ta prisni me dy kalime, me distancë
njëditore; ditën e parë me mekanizmat
prerës në lartësi maksimale dhe mundësisht
me gjurmë të reduktuar, dhe ditën e
dytë në lartësinë e dëshiruar (fig. 21).
8. Pamja e lëndinës do të jetë më e
mirë nëse prerjet bëhen me alternim
në të dyja drejtimet (fig. 22).
9. Nëse kanali i shkarkimit ka tendencën
të bllokohet me bar, do të ishte mirë
të reduktonit shpejtësinë e përparimit,
pasi mund të jetë e lartë në funksion
të gjendjes së lëndinës; nëse problemi
vazhdon, shkaqe të mundshme mund të
jenë mekanizmat prerës jo të mprehur
mirë, ose profili i helikave i deformuar.
10. Bëni shumë kujdes me prerjet në shkurre dhe
në afërsi të bordurave të ulëta që mund të
dëmtojnë paralelizmin dhe bordin e grupit të
mekanizmave prerës dhe mekanizmat prerës.
6.5.6 Boshatisja e thesit mbledhës (vetëm
për modelet me mbledhje të pasme)
VINI RE Boshatisja e thesit mbledhës është
e mundur vetëm me mekanizmat prerës të
çaktivizuar; në rast të kundërt, motori do të fikej.
• Mos lini që thesi mbledhës të
mbushet plot, për të shmangur
bllokimin e kanalit të shkarkimit.
• Një sinjal akustik sinjalizon
mbushjen e thesit mbledhës:
1. çaktivizoni mekanizmat prerës (par.
5.8) dhe sinjali do të ndërpritet;
2. vendoseni komandën e përshpejtimit në
pozicionin e regjimit minimal "breshka";
3. ndaloni përparimin dhe vëreni në
pozicionin neutral (par. 5.5; par. 5.7);
4. futni frenin e ndalimit;
5. fikni motorin;
SQ - 15

Publicité

loading