Télécharger Imprimer la page

Villager VT845 Manuel D'utilisation page 352

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 165
• Mbaji duart dhe këmbët gjithmonë larg
mekanizmit prerës, si gjatë ndezjes ashtu
edhe gjatë përdorimit të makinës.
• Kujdes: elementi prerës vazhdon të
rrotullohet për disa sekonda edhe pas
çaktivizimit të tij ose pas fikjes së motorit.
• Bëni kujdes me grupin e mekanizmave prerës
me më shumë se një mekanizëm prerës, pasi
një mekanizëm prerës që rrotullohet mund
të kushtëzojë edhe rrotullimin e të tjerëve.
• Qëndroni gjithmonë larg hapjes së shkarkimit.
• Mos prekni pjesë të motorit që ngrohen
gjatë përdorimit. Rrezik djegiesh.
• Për të shmangur rrezikun e zjarrit,
mos e lini makinën të ndaluar në
bar të lartë me motor të ndezur.
Në rast thyerjesh ose aksidentesh gjatë
punës, ndalojeni menjëherë motorin dhe
largojeni makinën në mënyrë që të mos
provokoni dëme të tjera; në rast aksidentesh
me lëndime personale apo të palëve të treta,
aktivizoni menjëherë procedurat e ndihmës së
shpejtë që janë më të përshtatshme për situatën
në fjalë dhe drejtojuni strukturave mjekësore për
kurat e nevojshme. Hiqni me kujdes mbeturinat
e mundshme që mund të shkaktojnë dëme ose
lëndime në njerëz apo kafshë, nëse nuk vihen re.
Kufizimet e përdorimit
• Mos e përdorni asnjëherë makinën nëse
mekanizmat mbrojtës janë të dëmtuar,
mungojnë apo nuk janë pozicionuar si duhet
(thesi mbledhës, mbrojtja e shkarkimit
anësor, mbrojtja e shkarkimit të pasmë)
• Mos e përdorni makinën nëse
aksesorët/mjetet nuk janë instaluar
në pikat e parashikuara.
• Mos nxirrni, çaktivizoni, hiqni apo
manovroni me sistemet e sigurisë/
mikroçelësat e pranishëm.
• Mos e nënshtroni makinën ndaj sforcimeve
të mëdha dhe mos përdorni asnjëherë
një makinë të vogël për të kryer punë
të rënda; përdorimi i një makine të
përshtatshme zvogëlon rreziqet dhe
përmirëson cilësinë e punës.
• Makina nuk është aprovuar për t'u përdorur
në rrugë publike. Përdorimi i saj (në bazë
të Kodit Rrugor) duhet të bëhet vetëm në
zona private të mbyllura për trafikun.
2.4 MIRËMBAJTJA, MAGAZINIMI
Duke bërë një mirëmbajtje të rregullt dhe
magazinimin e duhur, ruani sigurinë e
makinës dhe nivelin e shërbimeve të saj.
Mirëmbajtja
• Mos e përdorni asnjëherë makinën me
pjesë të konsumuara ose të dëmtuara.
Pjesët me defekt ose të prishura duhet të
ndërrohen e të mos riparohen asnjëherë.
• Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit,
kontrolloni rregullisht që të mos ketë
humbje vaji dhe/ose karburanti.
• Gjatë proceseve të rregullimit të makinës,
bëni kujdes që të shmangni ngecjen e
gishtave midis mekanizmit prerës në lëvizje
dhe pjesëve të fiksuara të makinës. 
Niveli i zhurmës dhe i vibrimeve që jepet
në këto udhëzime, janë vlera maksimale
përdorimi të makinës. Përdorimi i një elementi
prerës të sbilançuar, shpejtësia e madhe e
lëvizjes dhe mungesa e mirëmbajtjes ndikojnë
në mënyrë të ndjeshme në emetimet e
zhurmave dhe vibrimeve. Si pasojë duhet të
merren masa parandaluese për eliminimin e
dëmeve të mundshme si pasojë e një zhurme
të lartë dhe stresi nga vibrimet; parashikoni
mirëmbajtjen e makinës, vishni kufje kundër
zhurmës, bëni pushime gjatë punës.
Magazinimi
• Mos e magazinoni makinën me karburant
në serbator në një dhomë ku avujt e
karburantit mund të arrijnë një flakë, një 
shkëndijë ose një burim të fortë nxehtësie.
• Për të reduktuar rrezikun e zjarrit,
mos i lini konteinerët me materialet
rezultues brenda një dhome.
2.5 MBROJTJA E AMBIENTIT
Mbrojtja e ambientit duhet të jetë një aspekt
i rëndësishëm dhe prioritar në përdorimin
e makinës, në dobi të bashkëjetesës
civile dhe ambientit ku jetojmë.
• Mos u bëni një element shqetësues për
fqinjët.
Përdoreni makinën vetëm në orare
të arsyeshme (jo në mëngjes herët ose në
darkë vonë kur mund të shqetësoni të tjerët).
• Ndiqni me rigorozitet normat lokale
për hedhjen e ambalazheve, vajrave,
karburanteve, filtrave, pjesëve të prishura ose 
cilindo element me ndikim të fortë mjedisor;
këto mbeturina nuk duhet të hidhen në plehra,
por duhet të veçohen dhe të dërgohen në
qendrat e posaçme të grumbullimit, që
parashikojnë riciklimin e materialeve.
• Ndiqni me rigorozitet normat lokale për
hedhjen e materialeve rezultuese
• Në momentin e nxjerrjes jashtë pune,
mos e lini makinën në ambient, por
drejtojuni një qendra grumbullimi,
sipas normale lokale në fuqi.
SQ - 4

Publicité

loading