Télécharger Imprimer la page

Villager VT845 Manuel D'utilisation page 364

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 165
6. nxirrni levën (fig. 23.A - nëse ka) ose 
kapni dorezën e pasme (fig. 23.A1) dhe 
anoni thesin mbledhës për ta boshatisur;
7. rimbyllni thesin mbledhës në
mënyrë që të qëndrojë i fiksuar në 
arpionin ndalues (fig. 23.B).
6.5.7 Pastrimi i kanalit të shkarkimit
(vetëm për modelet me
mbledhje të pasme)
• Prerja e barit kur është shumë i lartë ose i
njomë, së bashku me një shpejtësi përparimi
shumë të lartë, mund të shkaktojë bllokimin e
kanalit të shkarkimit. Në rast bllokimi, duhet
të ndiqni sa përshkruhet në kap. 7.4.2.
6.5.8 Përfundimi i prerjes
Kur përfundoni prerjen:
1. çaktivizoni mekanizmat prerës;
2. reduktoni numrin e xhirove të motorit
3. bëni kthimin me grupin e mekanizmave
prerës në pozicionin e lartësisë maksimale.
6.6 FIKJA
Për fikjen e makinës:
1. vendoseni levën e përshpejtimit në
pozicionin e regjimit minimal "breshka"
Për të shmangur kthimin e flakës,
lëreni përshpejtuesin në pozicionin
e regjimit minimal "breshka" për 20
sekonda para se të fikni motorin.
2. fikni motorin duke e vendosur 
çelësin në pozicionin e fikjes;
3. me motor të fikur, mbyllni rubinetin e 
karburantit (fig. 24.A) (nëse ka);
4. hiqni çelësin
E RËNDËSISHME Për të ruajtur
karikimin e baterisë, mos e lini çelësin
në pozicionin e "nisjes" ose "ndezjes së
fenerëve" kur motori nuk është në punë.
Motori mund të jetë shumë i nxehtë
menjëherë pas fikjes. Mos e prekni marmitën
ose pjesët në afërsi. Rrezik djegiesh.
6.7 PAS PËRDORIMIT
1. Lëreni motorin të ftohet para se ta
vendosni makinën në çdo lloj ambienti.
2. Bëni pastrimin (par. 7.4).
3. Uleni grupin e mekanizmave prerës,
vëreni në neutral, futni frenin e ndalimit,
fikni motorin dhe hiqni çelësin ndezës 
(duke u siguruar që të gjitha pjesët
lëvizëse të kenë ndaluar plotësisht):
– sa herë që e lini makinën pa
mbikëqyrje, largoheni nga pozicioni
i drejtimit ose parkoni makinën;
7. MIRËMBAJTJA E ZAKONSHME
7.1
TË PËRGJITHSHME
Normat e sigurisë që duhen ndjekur
përshkruhen në kap. 2. Respektojini
me rigorozitet këto udhëzime për të
mos shkaktuar rreziqe të rënda.
Para se të kryeni çdo lloj
kontrolli, pastrimi ose ndërhyrjeje
mirëmbajtjeje/rregullimi në makinë:
• çaktivizoni mekanizmin prerës;
• vëreni në "neutral";
• futni frenin e ndalimit;
• fikni motorin;
• hiqni çelësin, (mos i lini asnjëherë çelësat
të futur ose në vende të arritshme nga
fëmijët ose personat e papërshtatshëm);
• sigurohuni që të gjitha pjesët lëvizëse
të kenë ndaluar plotësisht;
• lexoni udhëzimet përkatëse;
• Vishni veshje të përshtatshme,
doreza pune dhe syze mbrojtëse
• Shpeshtësitë dhe llojet e ndërhyrjeve
përmblidhen te "Tabela e mirëmbajtjeve".
Tabela ka për qëllim t'ju ndihmojë ta
mbani makinën tuaj efikase dhe të sigurt. 
Në të jepen ndërhyrjet kryesore dhe
periodiciteti i parashikuar për secilën
prej tyre. Kryeni veprimin përkatës në
varësi të problemit të parë që shfaqet.
• Përdorimi i pjesëve të këmbimit dhe
aksesorëve joorigjinalë dhe/ose të pamontuar
si duhet, mund të ketë efekte negative në
funksionimin dhe në sigurinë e makinës.
Ndërtuesi refuzon çdo përgjegjësi në
rast dëmesh, aksidentesh ose lëndimesh
të shkaktuara nga këto produkte.
• Pjesët origjinale të këmbimit jepen nga zyrat
e asistencës dhe rishitësit e autorizuar.
7.2 FURNIZIMI ME KARBURANT /
BOSHATISJA E SERBATORIT
TË KARBURANTIT
VINI RE Lloji i karburantit që duhet përdorur
jepet në manualin e udhëzimeve të motorit.
SQ - 16

Publicité

loading