VINI RE Futja e komandës "choke" me motor
të ngrohur mund të dëmtojë kandelën dhe të
shkaktojë çrregullime në funksionimin e motorit.
13. Kur motori është i ndezur, vendoseni
përshpejtuesin në pozicionin e
regjimit minimal "breshka".
VINI RE Në rast se hasni vështirësi me
ndezjen, mos insistoni gjatë me motorinon
për të shmangur shkarkimin e baterisë dhe
për të mos mbingarkuar motorin. Rivendoseni
çelësin në pozicionin e ndalimit, prisni disa
sekonda dhe përsëritni procesin. Nëse problemi
vazhdon, lexoni kapitullin "14" të këtij manuali
dhe manualin e udhëzimeve të motorit.
6.5
PUNA
6.5.1 Marshi përpara dhe transferimet
Gjatë transferimeve:
• çaktivizoni mekanizmat prerës (par. 5.8);
• vendoseni grupin e mekanizmave
prerës në pozicionin e lartësisë
maksimale (pozicioni "7");
• vendoseni komandën e përshpejtimit në një
pozicion të ndërmjetëm midis regjimit minimal
"breshka" dhe regjimit maksimal "lepuri".
• Vetëm për modelet me
transmision mekanik:
1. Shkelni pedalin deri në fund (par. 5.4)
dhe vendoseni levën e kambios në
pozicionin e marshit të 1rë (par. 5.5).
2. Duke mbajtur shkelur pedalin (fig.10.I),
çaktivizoni frenin e ndalimit (par.5.3).
3. Lëshojeni gradualisht pedalin që
kalon kështu nga funksioni i "frenit"
në atë të "freksionit", duke aktivizuar
rrotat e pasme (par. 5.4).
Lëshimi duhet bërë gradualisht
për të shmangur aktivizimin shumë të
fortë, gjë që mund të bëjë që makina të
marrë hov e të humbasë kontrollin.
4. Arrini gradualisht shpejtësinë e
dëshiruar duke përdorur përshpejtuesin
dhe kambion; për të kaluar nga një
marsh në tjetrin, duhet të aktivizoni
freksionin, duke e shtypur pedalin
përgjysmë (par. 5.4; par. 5.5).
E RËNDËSISHME Aktivizimi i marshit
duhet të bëhet kur makina është e ndaluar.
• Vetëm për modelet me
transmision hidrostatik:
1. Çaktivizoni frenin e ndalimit, duke
lëshuar pedalin e frenit (par. 5.6).
2. Shtypni pedalin e transmisionit (par.
5.7) në drejtimin "marshi përpara" dhe
arrini shpejtësinë e dëshiruar duke e
rritur gradualisht shtypjen e pedalit
dhe duke përdorur përshpejtuesin.
Futja e transmisionit duhet të
bëhet sipas mënyrave të përshkruara
(par. 5.7) për të shmangur që një
aktivizim shumë i fortë të mund të bëjë
që mjeti të marrë hov dhe të humbasë
kontrollin, veçanërisht në pjerrësi.
6.5.2 Frenimi
Ngadalësoni fillimisht shpejtësinë e
makinës, duke reduktuar xhirot e motorit,
dhe shtypni pedalin e frenit (par. 5.4;
par. 5.6) për të reduktuar edhe më
shumë shpejtësinë, derisa të fiket.
Vetëm për modelet me
transmision hidrostatik:
Një ngadalësim i butë i makinës arrihet duke
e lëshuar pedalin e transmisionit (par. 5.7)
6.5.3 Marshi mbrapsht
E RËNDËSISHME Aktivizimi i
marshit mbrapsht duhet të bëhet
kur makina është e ndaluar.
Vetëm për modelet me
transmision mekanik:
1. Shtypni pedalin e frenit (par.
5.4) derisa të fikni makinën;
2. Vendoseni levën e kambios në pozicionin
e marshit mbrapsht "R" (par. 5.5).
3. Lëshoni gradualisht pedalin
për të futur freksionin dhe për
të filluar lëvizjen mbrapsht.
Vetëm për modelet me
transmision hidrostatik:
1. Shtypni pedalin e frenit (par.
5.6) derisa të fikni makinën;
2. filloni lëvizjen mbrapsht duke shtypur
pedalin e transmisionit në drejtimin
e lëvizjes mbrapsht (par. 5.7).
SQ - 14