Télécharger Imprimer la page

Villager VT845 Manuel D'utilisation page 351

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 165
Hapësira e punës / Makina
• Kontrolloni mirë hapësirën e punës dhe hiqini
gjithçka që mund të shkarkojë makina ose që
mund të dëmtojë mekanizmin prerës/objektet
rrotulluese (gurë, degë, fije hekuri, kocka etj.).
Motorë me djegie të brendshme: karburant
RREZIK! Karburanti merr flakë shumë 
shpejt.
• Ruajeni karburantin në enë të posaçme për
një përdorim të tillë, në vende të sigurta, larg
burimeve të nxehtësisë apo flakëve të hapura.
• Pastrojini konteinerët dhe zonën e
magazinimit të benzinës nga mbetjet e
barit, gjetheve ose grasos së tepërt.
• Mos i lini konteinerët në vende
të arritshme nga fëmijët.
• Mos pini duhan gjatë furnizimit ose
mbushjes me karburant dhe sa herë
që manovroni me karburantin.
• Mbusheni karburantin duke përdorur një
hinkë, vetëm në mjedise të jashtme.
• Mos i thithni avujt e karburantit.
• Mos shtoni karburant dhe mos e hiqni
tapën e serbatorit kur motori është
në punë e sipër apo i ngrohtë.
• Hapni ngadalë tapën e serbatorit,
duke e lënë të shkarkohet gradualisht
presionin e brendshëm.
• Mos afroni flakë në grykën e serbatorit 
për të verifikuar përmbajtjen.
• Nëse rrjedh karburant, mos e ndizni
motorin, por largojeni makinën nga zona
ku është derdhur karburanti dhe mos
krijoni asnjë mundësi për të shkaktuar
zjarr, derisa karburanti të ketë avulluar
dhe avujt të jenë shpërbërë.
• Pastroni menjëherë çdo gjurmë karburanti
të derdhur mbi makinë ose mbi terren.
• Rivendosni dhe mbyllni gjithmonë mirë tapat
e serbatorit dhe të enës së karburantit.
• Mos e rindizni makinën në vendin ku
është kryer rimbushja; ndezja e motorit
duhet të bëhet në një distancë prej të
paktën 3 metrash nga vendi ku është
kryer rimbushja me karburant.
• Shmangni kontaktin e karburantit
me rrobat, dhe nëse ndodh, ndërroni
rrobat para se të ndizni motorin.
2.3 GJATË PËRDORIMIT
Hapësira e punës
• Mos e ndizni motorin në hapësira të mbyllura,
ku mund të grumbullohen tymra të rrezikshëm
monoksidi karboni. Proceset e rindezjes
duhet të kryhen në mjedise të hapura ose
në vende të ajrosura mirë. Mbani mend
gjithmonë që gazet e shkarkimit janë toksike.
• Gjatë ndezjes së makinës, mos e drejtoni
silenciatorin dhe gazet shkarkues
drejt materialeve që marrin flakë.
• Mos e përdorni makinën në mjedise me
rrezik shpërthimi, në praninë e lëngjeve
që marrin flakë, gazeve ose pluhurave. 
Kontaktet elektrike ose fërkimet
mekanike mund të prodhojnë shkëndija
që mund të ndezin pluhurin ose avujt.
• Punoni vetëm nën dritën e diellit
ose me një dritë të mirë artificiale 
dhe në kushte të mira pamore.
• Largojini personat, fëmijët dhe kafshët
nga hapësira e punës. Fëmijët duhet
të mbikëqyren nga një tjetër i rritur.
• Mos punoni kur bari është i njomë, kur
bie shi dhe kur ka rrezik shtrëngatash,
veçanërisht me mundësi shkreptimash.
• Bëni kujdes të veçantë terrenet e
çrregullta (gungat, kanalet), pjerrësitë,
rreziqet e fshehura dhe pranisë së
pengesave të mundshme që mund
të kufizojnë shikueshmërinë.
• Bëni shumë kujdes pranë shkëmbinjve,
gropave ose digave. Makina mund
të përmbyset nëse një rrotë tejkalon
bordurën ose nëse bordura bie.
• Bëni kujdes në terrenet e pjerrëta ku kërkohet
kujdes i veçantë për të shmangur përmbysje
ose humbje kontrolli të makinës. Shkaqet
kryesore të humbjes së kontrollit janë:
– Mungesë fërkimi e rrotave
– Shpejtësi shumë e madhe
– Frenim i papërshtatshëm
– Makinë e papërshtatshme për procesin
– Mosnjohje e efekteve që mund të
rezultojnë nga kushtet e terrenit
– Përdorimi i pasaktë si mjet rimorkimi.
Sjelljet
• Gjatë drejtimit dhe punës me
makinën, mos u shpërqendroni por
ruani përqendrimin e duhur.
• Bëni kujdes kur punoni duke lëvizur mbrapsht.
Shihni mbrapa vetes para dhe gjatë lëvizjes
mbrapsht, për t'u siguruar që nuk ka pengesa.
• Bëni kujdes kur tërhiqni ngarkesa
ose kur përdorni pajime të rënda:
– Për shufrat e rimorkimit, përdorni vetëm
pikat e miratuara të bashkimit;
– Mos e drejtoni makinën me forcë. Bëni
kujdes gjatë lëvizjes mbrapsht;
– Përdorni kundërpesha ose pesha
mbi rrota, kur një gjë e tillë sugjerohet
në manualin e udhëzimeve.
• Bëni kujdes kur përdorni thasë
mbledhës ose aksesorë që mund
të ndryshojnë qëndrueshmërinë e
makinës, veçanërisht në pjerrësi.
SQ - 3

Publicité

loading