Veprimi
1. transmisioni "neutral";
2. mekanizmat prerës
të çaktivizuar;
3. operatori i ulur.
operatori largohet
nga ndenjësja
ngrihet thesi mbledhës ose
hiqet mbrojtësja e shkarkimit
të pasmë me mekanizmat
prerës të aktivizuar
(vetëm për modelet me
mbledhje të pasme)
aktivizohet freni i
ndalimit pa çaktivizuar
mekanizmat prerës
aktivizohet ndërrimi i
shpejtësisë ose pedalin
e tërheqjes me frenin
e ndalimit të futur
aktivizohet marshi mbrapsht
me mekanizmat prerës të
aktivizuar, pa mbajtur shtypur
butonin e miratimit (par. 5.9)
Nëse cilido nga rezultatet devijon
nga sa jepet në tabelë, mos e përdorni
makinën! Drejtojuni një qendre asistence
për kontrollet e rastit dhe për riparimin.
E RËNDËSISHME Kini gjithmonë parasysh
se mekanizmat e sigurisë e pengojnë ndezjen
e motorit kur nuk respektohen kushtet e
sigurisë. Në këto raste, pasi është dhënë
miratimi për ndezjen, duhet ta vendosni
çelësin (fig. 10.A) në pozicionin e fikjes
para se të mund ta ndizni motorin sërish.
6.3 PËRDORIMI NË TERRENE
TË PJERRËT
Respektoni kufijtë e specifikuar në
tabelën "Të dhënat teknike" dhe në "fig.
19", pavarësisht drejtimit të nisjes.
Kini parasysh se nuk ekziston një pjerrësi "e
sigurt". Lëvizja në terrene të pjerrët kërkon
një kujdes të veçantë. Për të shmangur
përmbysje ose humbje kontrolli të makinës:
• Mos e prisni asnjëherë në drejtim transversal
të pjerrësisë. Lëndinat me pjerrësi duhet
të përshkohen në drejtim ngjitjeje/zbritjeje
dhe asnjëherë tërthor, duke bërë shumë
kujdes ndryshimet e drejtimit dhe që
rrotat lart të mos takojnë me pengesa
(gurët, degë, rrënjë etj.) që mund të
shkaktojnë rrëshqitje anësore, përmbysje
ose humbjen e kontrollit të makinës.
Rezultati
Motori ndizet
Motori fiket
Motori fiket
Motori fiket
Motori fiket
Motori fiket
SQ - 13
• Mosfikja ose rinisja e fortë në
ngjitje ose në zbritje;
• Aktivizoni butë dhe me shumë kujdes
transmisionin për të shmangur
që makina të marrë hov.
• Reduktoni shpejtësinë:
– para çdo ndryshimi drejtimi
dhe në kthesat e ngushta
– para se të punoni në një pjerrësi,
veçanërisht në zbritje
• Mos e futni asnjëherë marshin mbrapsht për
të reduktuar shpejtësinë në zbritje: kjo mund
të shkaktojë humbje të kontrollit të mjetit,
veçanërisht në terrene të rrëshqitshëm.
• Futeni gjithmonë frenin e ndalimit para se
ta lini makinën të ndaluar dhe pa njeri.
• Vetëm për modelet me transmision
mekanik: Mos përshkoni asnjëherë
zbritje me kambion në neutral ose
me freksionin të çaktivizuar!
Futni gjithmonë një marsh të ulët para se
ta lini makinën të ndaluar dhe pa njeri.
• Vetëm për modelet me transmision
hidrostatik: Zbritjet përshkojini pa
e shtypur pedalin e transmisionit,
me qëllim që të shfrytëzoni efektin
frenues të transmisionit hidrostatik, kur
nuk është vendosur transmisioni.
6.4 NDEZJA
1. Hapni rubinetin e karburantit
(fig. 20.A) (nëse ka).
2. Uluni në pozicionin e drejtimit.
3. Vëreni transmisionin në neutral
("N") (par. 5.5; par. 5.7).
4. Çaktivizoni mekanizmat prerës (par. 5.8).
5. Futni frenin e ndalimit (par. 5.3).
6. Vendoseni komandën e
përshpejtimit në pozicionin e regjimit
maksimal "lepuri" (par. 5.2).
7. Në rastin e ndezjes në të ftohtë: Vendosni
komandën "choke" (par. 5.2 / par. 5.2.1)
8. Futni çelësin komutator, rrotullojeni në
pozicionin e nisjes për të futur qarkun
elektrik dhe vendoseni në pozicionin
e ndezjes për të ndezur motorin.
9. Lëreni çelësin pasi të jetë ndezur.
10. Në rastin e ndezjes në të ftohtë,
sapo motori të xhirojë rregullisht:
11. Çaktivizoni komandën "choke" (par. 5.2,
lloji "II"), duke e vendosur komandën
e përshpejtuesit në pozicionin e
regjimit maksimal "lepuri".
12. Çaktivizoni komandën choke
(par. 5.2, lloji "I").