– operatori i ulur;
– grupi i mekanizmave prerës
në pozicionin "1";
– motori në punë
– transmisioni "neutral"
– mekanizmat prerës të aktivizuar
• Si alternativë, lidhni një tub për ujin me
rekorderitë e posaçme (fig. 29.A; fig. 30.A),
duke e lënë ujin të rrjedhë për disa minuta
tek secili, me mekanizmat prerës në lëvizje.
E RËNDËSISHME Për të mos komprometuar
funksionimin e mirë të freksionit elektromagnetik:
- shmangni që freksioni të bjerë
në kontakt me vajin;
- mos drejtoni spërkatës uji me presion
të lartë direkt drejt grupit të freksionit;
- mos e pastroni freksionin me benzinë.
b. Pastrimi i pjesës së jashtme
Është e nevojshme që në pjesën e
sipërme të grupit të mekanizmave prerës të
mos grumbullohen mbeturina dhe mbetje
bari të tharë, me qëllim mbajtjen e një niveli
optimal efikasiteti dhe sigurie të makinës.
Për pastrimin e pjesës së sipërme të grupit
të mekanizmave prerës, nevojitet:
• të ulni plotësisht grupin e mekanizmave
prerës (pozicioni "1");
• fryni me një fryrës ajri të kompresuar,
në vrimat e mbrojtëseve djathtas
dhe majtas (fig. 29; fig. 30).
7.6
BATERIA
Është thelbësore të kryeni një mirëmbajtje të
mirë të baterisë për të garantuar jetëgjatësi.
Bateria e makinës suaj duhet
të karikohet patjetër:
• para se ta përdorni makinën për
herë të parë pas blerjes;
• para çdo periudhe të zgjatur joaktiviteti
(më shumë se 30 ditë) (par. 9);
• para vënies në punë, pas një
periudhe të gjatë joaktiviteti.
Lexoni dhe respektoni me kujdes procedurën
e karikimit që përshkruhet në manualin
bashkëngjitur baterisë. Nëse nuk respektohet
procedura ose nuk karikohet bateria, mund
të ndodhin dëme të pariparueshme në
elementët e baterisë. Një bateri e shkarkuar
duhet të karikohet sa më shpejt.
E RËNDËSISHME Karikimi duhet të
bëhet me një pajisje me tension konstant.
Sisteme të tjera karikimi mund të dëmtojnë
baterinë në mënyrë të pandreqshme.
• makina është e pajisur me një konektor
(fig. 31.A) për karikimin, për t'u lidhur
me konektorin përkatës të karikuesit të
posaçëm të baterisë së mirëmbajtjes,
e përfshirë në paketim (nëse ka) ose e
disponueshme me kërkesë (par. 15.2).
E RËNDËSISHME Ky konektor duhet të
përdoret vetëm për lidhjen me karikuesin e
baterisë së mirëmbajtjes, që parashikohet
nga ndërtuesi. Për përdorimin e saj:
– ndiqni specifikimet e dhëna në
udhëzimet përkatëse të përdorimit;
– ndiqni specifikimet e dhëna
në manualin e baterisë;
7.7
DADOT DHE VIDAT FIKSUESE
• Mbajini dadot dhe vidat të mbërthyera
për të qenë të sigurt që makina të jetë
gjithmonë në kushte të sigurta funksionimi.
8. MIRËMBAJTJA E
JASHTËZAKONSHME
8.1 REKOMANDIME PËR SIGURINË
Duhet të kontaktoni menjëherë
rishitësin tuaj ose një qendrë të
specializuar, nëse vëreni çrregullsi
në funksionimin e sa më poshtë:
- të frenit
- të aktivizimit dhe fikjes së
mekanizmave prerës
- të futjes së transmisionit në
marshin përpara ose mbrapsht.
8.2 GRUPI I MEKANIZMAVE PRERËS
/ MEKANIZMAT PRERËS
8.2.1 Renditja e grupit të
mekanizmave prerës
Një rregullim i mirë i grupit të mekanizmave
prerës është thelbësor për të përftuar
një prerje uniforme (fig. 32).
Në rast prerjesh të çrregullta, kontrolloni
presionin e gomave pneumatike (par. 6.1.3).
Nëse kjo nuk është e mjaftueshme për
të përftuar një prerje uniforme, duhet të
SQ - 19