2. Ngrijeni aq sa mjafton për ta
nxjerrë rrotën me lehtësi.
3. Me ndihmën e një kaçavide, nxirrni
unazën elastike (fig. 39.B) dhe
rondelen mbështetëse (fig. 39.C).
4. Hiqeni rrotën që do të ndërroni.
5. Fërkoni aksin (fig. 39.D) me graso.
6. Montoni rrotën e ndërrimit.
7. Ripozicionojeni me kujdes rondelen
mbështetëse dhe unazën elastike.
E RËNDËSISHME Verifikoni nëse rrotat e
pasme janë në të njëjtën lartësi (fig. 40.A) dhe
që diferenca e diametrit të jashtëm midis dy
rrotave (fig. 40.B) të mos jetë më e madhe se
8-10 mm. Nëse verifikohet një gjë e tillë, për të
shmangur çrregullime të tilla, duhet të kryeni
rregullimin e renditjes së grupit të mekanizmave
prerës pranë një ofiçine të autorizuar.
8.3.5 RIparimi ose zëvendësimi
i gomave pneumatike
Gomat pneumatike të llojit "Tubeless" dhe çdo
ndërrim apo riparim pas një shpimi, duhet të
bëhet pranë një gomisti të specializuar, sipas
mënyrave të parashikuara për këtë lloj mbulimi.
8.4 SKEDA ELEKTRONIKE
Skeda elektronike është një komponent
që ndodhet nën kruskot dhe menaxhon
gjithë siguritë e makinës.
8.4.1 Mekanizmi mbrojtës i skedës (vetëm
për modelet me mbledhje të pasme)
• Skeda elektronike ndodhet poshtë kruskotit
dhe është e pajisur me një mbrojtëse
automatike që ndërpret qarkun në rast
anomalish në impiantin elektrik (kap. 14).
8.4.2 Siguresa mbrojtëse e skedës (vetëm
për modelet me shkarkim anësor)
• Skeda elektronike ndodhet poshtë kruskotit
dhe është e pajisur me një siguresë që
ndërpret qarkun në rast anomalish ose qarqe
të shkurtër në impiantin elektrik (kap. 14).
8.5 NDËRRIMI I NJË SIGURESE
Në makinë parashikohen disa siguresa (fig.
41.A), me kapacitete të ndryshme, funksionet
dhe karakteristikat e të cilave janë si më poshtë:
– Siguresë 10 A = për mbrojtjen e qarqeve
të përgjithshme dhe të fuqisë së skedës
elektronike, ndërhyrja e të cilave provokon
fikjen e makinës dhe, vetëm për modelet
me shkarkim të pasmë, provokon edhe
fikjen e plotë të dritës në kruskot (par. 5.11)
– Siguresë 25 A = për mbrojtjen e qarkut të
karikimit, ndërhyrja e të cilit bëhet me një
humbje progresive të karikimit të baterisë
dhe si pasojë, vështirësi në ndezje.
Kapaciteti i siguresës tregohet
mbi vetë siguresën.
E RËNDËSISHME Një siguresë e
djegur duhet të ndërrohet gjithmonë
me një të të njëjtit lloj dhe kapacitet dhe
asnjëherë me kapacitet të ndryshëm.
Në rast se nuk arrini të eliminoni shkaqet e
ndërhyrjes, këshillohuni me rishitësin tuaj.
8.6
NDËRRIMI I LLAMBAVE
8.6.1 Lloji "I" - Llamba inkandeshente
• Llambat (18W) futen në portollambën
që hiqet duke e rrotulluar në drejtim
kundërorar me ndihmën e një pince (fig. 42)
8.6.2 Lloji "II" - Llambat LED
• Zhvidhosni unazën (fig.42.A) dhe
hiqni konektorin (Fig.42.B). Çmontoni
ndriçuesin me LED (fig. 42.C), të
fiksuar me vida (fig. 42.D).
8.7
AKSI I PASMË
• Përbëhet nga një grup monobllok i ngjitur
dhe nuk kërkon mirëmbajtje; është pajisur
nga një karikim lubrifikanti të përhershëm, që
nuk ka nevojë për ndërrim apo rimbushje.
9. MAGAZINIMI
Kur makina duhet të magazinohet për
një periudhë më të gjatë se 30 ditë:
1. Lëreni motorin të ftohet
2. Shkëputini kabllot e baterisë dhe ruajeni
në një vend të freskët dhe të thatë.
3. Boshatisni serbatorin e karburantit (par.
7.2.2) dhe ndiqni udhëzimet që përmban
manuali i udhëzimeve të motorit.
4. Pastrojeni makinën me kujdes.
5. Verifikoni nëse makina paraqet dëme.
Nëse nevojitet, kontaktoni qendrën
e asistencës së autorizuar.
6. Magazinoni makinën:
– me grupin e mekanizmave prerës të ulur
SQ - 21