3. NJOHJA ME MAKINËN
3.1 PËRSHKRIMI I MAKINËS DHE
PËRDORIMI I PARASHIKUAR
Kjo makinë është një kositëse bari
me ndenjëse për operatorin.
Makina është e pajisur me një motor që
aktivizon mekanizmin prerës, të mbrojtur
nga një karter, pra një grup transmisioni
që parashikon lëvizjen e makinës.
Makina është e pajisur me një
transmision në rrotat e pasme. Boshti
i pasmë mund të jetë i pajisur me:
– transmision mekanik me 5 raporte
transmisioni përpara dhe një mbrapa.
– transmision hidrostatik me raporte
transmisioni përpara dhe mbrapa
vazhdimisht të ndryshueshëm ("Hydro").
Operatori është në gjendje ta drejtojë makinën
dhe të aktivizojë komandat kryesore, duke
qëndruar gjithmonë ulur në vendin e drejtimit.
Mekanizmat e sigurisë të montuar në makinë,
parashikojnë fikjen e motorit dhe të mekanizmit
prerës brenda disa sekondash (par. 6.2.2).
3.1.1 Përdorimi i parashikuar
Kjo makinë është projektuar dhe
ndërtuar për prerjen e barit.
Në përgjithësi, kjo makinë mund:
• MP 84 / MP 98 Series mund:
1. të presë barin dhe ta mbledhë
në thesin mbledhës
2. të presë barin dhe ta shkarkojë
në tokë nga ana e pasme
3. të presë barin, ta thërrmojë dhe ta
depozitojë në terren (efekti "mulçim").
• SD 98 / 108 Series mund:
1. të presë barin dhe ta shkarkojë në anë
2. të presë barin, ta thërrmojë dhe ta
depozitojë në terren (efekti "mulçim").
Përdorimi i aksesorëve të veçantë, të
parashikuara nga ndërtuesi si pajisje origjinale
ose që blihen veçmas, mundëson kryerjen e
kësaj pune sipas modaliteteve të ndryshme
operative që ilustrohen në këtë manual ose në
udhëzimet që shoqërojnë secilin aksesor.
Gjithashtu, mundësia për të përdorur
aksesorë shtesë (nëse parashikohen nga
ndërtuesi) mund të zgjerojë përdorimin e
parashikuar për funksione të tjera, sipas
kufijve dhe kushteve të specifikuara në
udhëzimet që shoqërojnë aksesorin.
3.1.2 Përdorimi i papërshtatshëm
• Çdo përdorim tjetër i ndryshëm nga sa
specifikohet më lart, mund të rezultojë i
rrezikshëm dhe të shkaktojë dëme në njerëz
dhe/ose objekte. Bëjnë pjesë në përdorimin e
papërshtatshëm (si shembull, por jo vetëm):
– transportimi në makinë ose në një rimorkio
i njerëzve të tjerë, fëmijëve apo kafshëve,
pasi mund të bien dhe të lëndohen rëndë
ose të komprometojnë drejtimin e sigurt;
– tërheqja ose shtyrja e ngarkesave pa
përdorimin e aksesorit të posaçëm
të parashikuar për tërheqjen;
– përdorimi i makinës për lëvizjen në terrene
të paqëndrueshme, të rrëshqitshme,
të ngrira, me gurë ose me shkëputje,
pellgje ose këneta që nuk lejojnë
vlerësimin e konsistencës së terrenit;
– aktivizimi i mekanizmit prerës
në segmentet pa bar;
– përdorimi i makinës për mbledhjen
e gjetheve ose mbeturinave.
E RËNDËSISHME Përdorimi i makinës
sjell zhvlerësimin e garancisë dhe humbjen
e çdo përgjegjësie nga ana e ndërtuesit,
duke ia ngarkuar përdoruesit barrën
e shkaktuar nga dëmet ose lëndimet
personale ose në palë të treta.
3.1.3 Tipologjia e përdoruesit
Kjo makinë është e projektuar të
përdoret nga ana e konsumatorëve, pra
operatorëve joprofesionistë. Është e
projektuar për "përdorim për hobi".
E RËNDËSISHME Makina duhet të
përdoret nga një operator i vetëm.
3.2 SINJALISTIKA E SIGURISË
Në makinë shfaqen simbole të ndryshme (fig. 2 ) .
Funksioni i tyre është që t'i kujtojë operatorit
se si duhet të veprojë për përdorimin e saj
me vëmendjen dhe kujdesin e nevojshëm.
Kuptimi i simboleve:
SQ - 5
Kujdes: Lexoni udhëzimet
para se të përdorni makinën.
Kujdes: Kërkoni çelësin
dhe lexoni udhëzimet para
se të kryeni çdo lloj veprimi
mirëmbajtjeje ose riparimi.