1. TË PËRGJITHSHME
1.1
SI TA LEXONI MANUALIN
Në tekstin e manualit, disa paragrafë që
përmbajnë informacione me rëndësi të veçantë,
për arsye sigurie ose funksionimi, janë theksuar
në mënyrë të veçantë, sipas këtij kriteri:
VINI RE ose E RËNDËSISHME ofron
saktësime ose elementë të tjerë lidhur
me atë që është specifikuar paraprakisht,
me qëllim mosdëmtimin e makinës
apo mosshkaktimin e dëmeve.
Simboli
tregon një rrezik. Mosrespektimi i
paralajmërimit shkakton rrezikun e lëndimeve
personale ose të palëve të treta dhe/ose dëme.
Paragrafët e theksuar me një kuadrat me
konture me pika gri tregojnë karakteristikat
opsionale që nuk janë të pranishme në
modelet e dokumentar në këtë manual.
Verfikoni nëse karakteristika është
e pranishme në modelin vetjak.
Të gjitha specifikimet e tilla si "përpara",
"mbrapa", "djathtas" dhe "majtas" i referohen
pozicionit të punës së operatorit.
1.2 REFERENCA
1.2.1 Figura
Figurat në këto udhëzime përdorimi përmbajnë
numra 1, 2, 3 e kështu me radhë.
Komponentët e shfaqur nëpër figura shënohen
me germat A, B, C e kështu me radhë.
Një referencë e komponentit C në figurën
2 specifikohet përmes diçiturës: "Shih
fig. 2.C" ose thjesht "(Fig. 2.C)".
Figurat janë thjesht shembuj. Pjesët origjinale
mund të ndryshojnë nga ato në figura.
1.2.2 Titujt
Manuali është i ndarë në kapituj dhe paragrafë.
Titulli i paragrafit "2.1 Trajnimi" është një
nëntitull i "2. Normat e sigurisë". Referenca
e titujve ose paragrafëve specifikohen me
shkurtimin e kapitullit ose paragrafit dhe numrin
përkatës. Shembull: "kap. 2" ose "par. 2.1"
2. NORMAT E SIGURISË
2.1 TRAJNIMI
Familjarizohuni me komandat
dhe përdorimin e duhur të makinës.
Mësoni ta fikni shpejt motorin.
Mosrespektimi i paralajmërimeve dhe
udhëzimeve mund të shkaktojë rënie
zjarri dhe/ose lëndime të rënda.
• Mos lejoni asnjëherë që makina të përdoret
nga fëmijë apo persona që nuk i kanë
njohuritë e nevojshme mbi udhëzimet.
Ligjet vendore mund të përcaktojnë një
moshë minimale për përdorimin.
• Makina nuk duhet të përdoret asnjëherë
nëse përdoruesi është i lodhur apo nuk
ndihet mirë, ose nëse ka marrë ilaçe,
drogëra, alkool ose substanca që dëmtojnë
aftësitë e reflekseve të tij dhe vëmendjen.
• Mos transportoni në të fëmijë
ose pasagjerë të tjerë
• Kini parasysh që operatori ose përdoruesi
është përgjegjës për aksidente dhe të
papritura që mund t'u ndodhin personave
të tjerë ose pronës së tyre. Është gjithashtu
përgjegjësi e përdoruesit që të vlerësojë
rreziqet e mundshme të terrenit ku duhet
të punojë, si dhe që të marrë gjithë masat
e nevojshme paraprake për të garantuar
sigurinë e vet dhe të të tjerëve, veçanërisht
nëpër terrene të pjerrëta, të ashpra, të
rrëshqitshme ose të paqëndrueshme.
• Në rast se doni t'ia kaloni apo t'ia jepni
përkohësisht makinën dikujt, sigurohuni
që përdoruesi të lexojë udhëzimet e
përdorimit që përmban ky manual.
2.2 PROCESET PARAPRAKE
Pajisjet mbrojtëse personale (PMP)
• Përdorni veshje të përshtatshme,
këpucë pune të qëndrueshme me sholla
kundër rrëshqitjes dhe pantallona të
gjata. Mos e ndizni makinën me këmbët
zbathur ose me sandale të hapura.
Mbani kufje mbrojtëse për veshët.
• Mos vishni shalle, këmisha, varëse,
byzylykë, veshje me kinda ose me lidhëse
apo kravatë, pra asnjë aksesor që varet ose
që është i madh në përmasa, pasi mund
të ngecin në makinë ose në objektet dhe
materialet që ndodhen në vendin e punës.
• Kapini mirë flokët e gjatë.
SQ - 2