Télécharger Imprimer la page

Villager VT845 Manuel D'utilisation page 356

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 165
4.3 MONTIMI I NDENJËSES
Montoni ndenjësen (fig. 4.A) në pllakë (fig. 4.B) 
duke përdorur vidat (fig. 4.C).
4.4 MONTIMI DHE LIDHJA E BATERISË
Bateria (fig. 5.A) ndodhet poshtë ndenjëses dhe 
mbahet nga një sustë (fig. 5.B).
1. Lidhni fillimisht kabllin e kuq (fig. 5.C) me
polin pozitiv (+) e më pas kabllin e zi (fig. 
5.D) me polin negativ (–), duke përdorur
vidat e disponueshme siç specifikohet. 
2. Lyejini morsetat me graso silikoni dhe
kujdesuni që të poziciononi si duhet
kapuçin mbrojtës të kabllit të kuq (fig. 5.E).
E RËNDËSISHME Kryeni gjithmonë karikim
të plotë, duke ndjekur udhëzimet në broshurën e
baterisë.
E RËNDËSISHME Për të shmangur
ndërhyrjen e mbrojtjes së skedës elektronike,
shmangni absolutisht ndezjen e motorit para ka-
rikimit të plotë!
4.5 MONTIMI I PARAKOLPIT
TË PËRPARMË
1a. Vetëm për parakolpin e llojit "I" -
Montoni parakolpin e përparmë (fig. 6.A) 
në pjesën e poshtme të shasisë (fig. 6.B) 
duke përdorur katër vidat (fig. 6.C).
1b. Vetëm për parakolpin e llojit "II"
1. Montoni dy suportet (fig. 6.A) dhe (fig. 6.B)
në pjesën e poshtme të shasisë (fig. 6.C)
duke respektuar drejtimin e montimit që
tregohet në figurë: R= djathtas; L= majtas.
2. fiksoni deri në fund vidat (fig. 6.D).
3. Fiksoni parakolpin e përparmë
(fig. 6.E) tek suportet (fig. 6.A) dhe 
(fig. 6.B) me ndihmën e vidave (fig. 
6.F) dhe të dadove (fig. 6.G).
4.6 MONTIMI I DEFLEKTORIT TË
SHKARKIMIT ANËSOR (VETËM PËR
MODELET ME SHKARKIM ANËSOR)
1. Nga pjesa e brendshme e deflektorit të 
shkarkimit anësor (fig. 7.A), montoni sustën 
(fig. 7.B) duke e futur terminalin (fig. 7.B.1) 
në fole dhe duke e rrotulluar në mënyrë
që si susta (fig. 7.B) si terminali (fig. 7.B.2) 
të mbështeten në foletë përkatëse.
2. Poziciononi deflektorin e shkarkimit anësor 
(fig. 7.A) në përputhje me suportet (fig. 
7.C) e grupit të mekanizmave prerës dhe
me ndihmën e një kaçavide, rrotulloni
terminalin e dytë (fig. 7.B.2) të sustës 
(fig. 7.B) në mënyrë që të nxirrni jashtë 
deflektorin e shkarkimit anësor.
3. Futni spinotën (fig. 7.D) në foletë e
suporteve (fig. 7.C) dhe të deflektorit 
të shkarkimit anësor, duke e kaluar
brenda shiritave të sustës (fig. 7.B) deri
sa të dalë plotësisht nga ekstremi i
shpuar nga suporti më i brendshëm.
4. Futeni kapësen (fig. 7.E) tek vrima (fig. D.1)
e spinotës (fig. 7.D) dhe rrotullojeni këtë
të fundit për të palosur dy ekstremitetet
(fig. 7.E.1) e kapëses, (me ndihmën e një
pince), në mënyrë që të mos dalë e të
shkaktojë daljen e kapëses (fig. 7.D).
Sigurohuni që susta të punojë si
duhet, duke e mbajtur të qëndrueshëm
deflektorin e shkarkimit anësor në pozicionin
e ulur dhe që spinota të futet mirë, pa
rrezikuar të dalë jashtë aksidentalisht.
E RËNDËSISHME Në modelet me mundësi
shkarkimi anësor: sigurohuni që mbrojtja e shkar-
kimit anësor (fig. 13.A) të ulet dhe të bllokohet
nga leva e sigurisë (fig. 13.B).
E RËNDËSISHME Para çmontimit apo mirëm-
bajtjes së deflektorit, mos harroni të shtyni levën
e sigurisë (fig. 14.B) dhe të ngrini mbrojtjen e
shkarkimit anësor (fig. 14.A) për të mundësuar
çmontimin.
VINI RE Për të çmontuar deflektorin, ndiqni
hapat në rend të kundërt me ato të montimit.
4.7 MONTIMI I PËRFORCUESVE
ANËSORË TË GRUPIT TË
MEKANIZMAVE PRERËS (VETËM
PËR MODELET ME SHKARKIM
ANËSOR, NËSE PARASHIKOHET)
Përfundoni montimin e grupit të mekanizmave
prerës, duke montuar përforcuesit anësorë
në profilin e grupit të mekanizmave prerës, 
përmes vidave përkatëse (fig. 8)
4.8 MONTIMI DHE PLOTËSIMI I PLLAKËS
SË PËRPARME (VETËM PËR
MODELET ME MBLEDHJE TË PASME)
1. Montoni dy kllapat e poshtme (fig. 9.A) 
dhe (fig. 9.B), duke respektuar drejtimin 
e montimit që tregohet në figurë, dhe 
fiksojini me vidat (fig. 9.C) dhe dadot (fig. 
9.D), duke i mbërthyer deri në fund.
2. Hiqni dy vidat (fig. 9.H), të cilat 
do të përdoren më pas.
SQ - 8

Publicité

loading