E RËNDËSISHME Makina i dorëzohet
përdoruesit pa karburant. Ndiqni gjithë udhëzimet
në manualin e udhëzimeve të motorit.
7.2.1 Rifurnizimi
Për rifurnizimin me karburant:
1. Zhvidhosni tapën mbyllëse të
serbatorit dhe hiqeni (fig. 25).
2. Futni hinkën (fig. 25).
3. Rifurnizojeni me karburant duke bërë kujdes
që të mos e mbushni serbatorin plotësisht.
4. Hiqni hinkën.
5. Në përfundim të rifurnizimit, rivendosni
mirë tapën e karburantit dhe
pastroni rrjedhjet e mundshme.
E RËNDËSISHME Mos derdhni benzinë
në pjesët plastike për të mos i dëmtuar;
në rast rrjedhjesh aksidentale, shpëlajeni
menjëherë me ujë. Garancia nuk i mbulon
dëmet e pjesëve plastike të karrocerisë ose
të motorit, që shkaktohen nga benzina.
7.2.2 Boshatisja e serbatorit
VINI RE Karburanti prishet dhe nuk
duhet të qëndrojë në serbator për një
periudhë më të gjatë se 30 ditë. Para se ta
magazinoni për një periudhë të gjatë (kap.
9), boshatiseni serbatorin e karburantit.
Lëreni motorin të ftohet para se të
boshatisni serbatorin e karburantit.
1. Pozicionojeni makinën në një sipërfaqe
të sheshtë, në mjedis të hapur.
2. Vendosni një enë mbledhëse në
grykën e tubit (fig. 27.A).
3. Shkëputni tubin (fig. 27.A) e vendosur
në hyrje të filtrit të benzinës (fig. 27.B).
4. Hapni rubinetin e karburantit (nëse ka)
5. Mblidheni karburantit në një
enë të përshtatshme.
6. Rilidhni tubin (fig. 27.A) duke bërë kujdes që
të ripoziciononi si duhet fashetën (fig. 27.C).
7. Mbyllni rubinetin e karburantit (nëse ka).
Kur rifilloni punën, sigurohuni që
të mos ketë humbje benzine nga tubat,
nga rubineti dhe nga karburatori.
7.3 KONTROLLI, MBUSHJA,
SHKARKIMI I VAJIT TË MOTORIT
VINI RE Lloji i karburantit që duhet përdorur
jepet në manualin e udhëzimeve të motorit.
E RËNDËSISHME Makina i
dorëzohet përdoruesit pa vaj motori.
E RËNDËSISHME Ndiqni gjithë udhëzimet
në manualin e udhëzimeve të motorit.
7.3.1 Kontrolli, mbushja
Kontrolloni nivelin e vajit
para çdo përdorimi.
• Kontrolloni nivelin e vajit të motorit: sipas
mënyrave të qarta të specifikuara në
manualin e motorit duhet të jetë midis
MIN dhe MAX të boshtit (Fig.
Mos e mbushni më shumë se ç'duhet,
pasi kjo mund të shkaktojë mbinxehje
të motorit. Nëse niveli e kalon nivelin
"MAX", rivendosni nivelin e duhur.
7.3.2 Shkarkimi
Vaji i motorit mund të jetë shumë i
ngrohtë nëse hiqet menjëherë pas fikjes
së motorit. Lëreni motorin të ftohet për
disa minuta para se të hiqni vajin.
Ndërroni vajin e motorit me shpeshtësitë e
dhëna në manualin e udhëzimeve të motorit.
Veproni siç përshkruhet më poshtë:
• Lloji "I":
1. Pozicionojeni makinën në një
sipërfaqe të sheshtë.
2. Vendosni një enë mbledhëse në
grykën e tubit zgjatës (fig. 28.A).
3. Mbajeni pa lëvizur tubin zgjatës (fig. 28.A)
dhe zhvidhosni tapën e shkarkimit (fig. 28.B).
4. Mblidheni vajin në enë.
5. Rivendosni tapën e shkarkimit (fig. 28.B)
duke u kujdesur për pozicionimin e
guarnicionit të brendshëm (fig. 28.C).
6. Mbërthejeni deri në fund duke e mbajtur
pa lëvizur tubin zgjatës (fig. 28.A).
7. Pastroni rrjedhjet e mundshme të vajit.
• Lloji "II":
1. Zhvidhoseni tapën e mbushjes (fig. 28.A).
2. Montoni tubthin (fig. 28.B) në shiringë
(fig. 28.C) dhe futeni në fund të vrimës.
3. Me shiringën (fig. 28.C) thithni gjithë vajin e
motorit, duke pasur parasysh që boshatisja e
plotë kërkon ta përsëritni disa herë procesin.
• Lloji "III":
1. Pozicionojeni makinën në një
sipërfaqe të sheshtë.
SQ - 17
26).