2. Vendosni një enë mbledhëse në
grykën e tubit zgjatës (fig. 28.A);
3. Shtypni kunjin (fig. 28.B);
4. Shkëputeni tubin zgjatës nga
suporti duke e ulur poshtë;
5. Paloseni tubin zgjatës dhe shkarkoni
vajin në një enë të përshtatshme;
6. Rivendosni tubin zgjatues (fig.
28.A) tek suporti (fig. 28.C) para
se të kryeni mbushjen e vajit.
7. Pastroni rrjedhjet e mundshme të vajit.
E RËNDËSISHME Dorëzojeni vajin që do
të hidhni, në përputhje me normativat lokale.
7.4
RROTËZAT KUNDËR GODITJES
Pozicionet e ndryshme të montimit të rrotave
mundësojnë ruajtjen e një hapësire sigurie
"H" midis bordurës së grupit të mekanizmave
prerës dhe terrenit (fig.17.A; fig. 18.A).
Rregulloni pozicionin e rrotave kundër goditjes,
në funksion të çrregullimeve të terrenit.
Ky proces zbatohet gjithmonë në të
dyja rrotat, duke i pozicionuar ato në të
njëjtën lartësi, ME MOTORI TË FIKUR DHE
MEKANIZMAT PRERËS TË ÇAKTIVIZUAR.
a. vetëm për modelet me shkarkim anësor
Për ndryshimin e pozicionit:
1. zhvidhosni dhe hiqni vidat (fig.17.B)
2. ripoziciononi rrotën (fig.17.A) me
distancuesin (fig.17.C) në vrimën
përkatëse me distancën e dëshiruar
3. mbërthejeni vidën deri në fund
(fig.17.B) tek dadoja (fig.17.D).
b. vetëm për modelet me mbledhje të pasme
Për ndryshimin e pozicionit:
1. zhvidhosni dadon (fig.18.B) dhe
hiqni spinotën (Fig.18.C).
2. ripoziciononi rrotën (fig. 18.A)
në pozicionin e dëshiruar
3. rimontoni spinotën (Fig.18.C),
duke u kujdesur që koka e spinotës
(Fig.18.C) të kthehet drejt pjesës
së brendshme të makinës
4. fiksoni deri në fund dadon (fig.18.B).
7.5
PASTRIMI
Pas çdo përdorimi, pastroni duke
ndjekur udhëzimet e mëposhtme.
7.5.1 Pastrimi i makinës
• Pastroni pjesën e jashtme të makinës duke
filluar me pjesët plastike të karrocerisë me
një sfungjer të njomur me ujë dhe detergjent,
duke bërë kujdes që të mos lagni motorin,
komponentët e impiantit elektrik dhe skedën
elektronike që ndodhet poshtë kruskotit.
• Për të reduktuar rrezikun e zjarrit,
mbajeni motorin, silenciatorin e
shkarkimit, folenë e baterisë pa mbetje
bari, gjethesh ose graso të tepërt.
E RËNDËSISHME Mos përdorni asnjëherë
larëse me presion ose lëngje agresive
për larjen e karrocerisë dhe të motorit!
E RËNDËSISHME Mos e lani transmisionin
kur është e ngrohtë. Mos përdorni asnjëherë
larëse me presion për larjen e transmisionit.
7.5.2 Pastrimi i kanalit të shkarkimit
(vetëm për modelet me
mbledhje të pasme)
Në rast bllokimi të kanalit të shkarkimit, duhet:
1. të hiqni thesin mbledhës ose
mbrojtjen e shkarkimit të pasmë;
2. hiqni barin e grumbulluar, duke vepruar nga
ana e zgavrës së shkarkimit të kanalit.
7.5.3 Pastrimi i thesit (vetëm për
modelet me mbledhje të pasme)
1. Boshatisni thesin mbledhës
2. Shkundeni për ta pastruar nga
mbeturinat e barit dhe dheut
3. Rimontoni thesin dhe vijoni me larjen nga
brenda të grupit të mekanizmave prerës
(par. 7.4.4-a) dhe kur të mbaroni, thesi
duhet të hiqet, të boshatiset, të shpëlahet
dhe të rivendoset në mënyrë të tillë që
të favorizojë një tharje të shpejtë.
7.5.4 Pastrimi i grupit të
mekanizmave prerës
Vijoni me një pastrim të kujdesshëm të
grupit të mekanizmave prerës, për të
hequr çdo mbetje bari ose mbeturinë.
Gjatë pastrimit të grupit të
mekanizmave prerës, largojini njerëzit
ose kafshët nga vendi përreth.
a. Pastrimi i pjesës së brendshme
Larja e pjesës së brendshme të grupit të
mekanizmave prerës dhe e kanalit të shkarkimit,
duhet të bëhet në një dysheme solide, me:
– thesin mbledhës ose mbrojtjen e
shkarkimit të pasmë të montuar (vetëm
për modelet me mbledhje të pasme);
– deflektori i shkarkimit anësor i montuar
(vetëm për modelet me shkarkim anësor);
SQ - 18