– në një mjedis të thatë
– e mbrojtur nga kushtet e motit
– mundësisht mbuluar me një
mushama (par. 15.4)
– në një vend të paarritshëm nga fëmijët.
– duke u siguruar që të keni hequr çelësat
ose mjetet e përdorura për mirëmbajtjen.
Në momentin e rivënies në punë të makinës:
• sigurohuni që të mos ketë humbje benzine
nga tubat, nga rubineti dhe nga karburatori:
• përgatitjeni makinën siç specifikohet në
kapitullin "6. Përdorimi i makinës".
10. LËVIZJA DHE TRANSPORTI
• Kur makina lëviz, duhet të bëni sa më poshtë:
– çaktivizoni mekanizmin prerës;
– vendoseni grupin e mekanizmave prerës
në pozicionin e lartësisë maksimale;
– fikni motorin;
• Kur transportohet makina me një automjet
ose rimorkio, duhet të bëni sa më poshtë:
– përdorni rampa me qëndrueshmëri,
gjerësi dhe gjatësi të përshtatshme;
– karikojeni makinën me motor të fikur,
me çelësin ndezës të hequr nga
foleja në makinëm pa drejtues, me
shtytje, duke angazhuar një numër
të përshtatshëm personash;
– mbyllni rubinetin e karburantit (nëse ka);
– ulni grupin e mekanizmave prerës;
– futni frenin e ndalimit;
– pozicionojeni në mënyrë që të
mos përbëjë rrezik për asnjë;
– bllokojeni mirë në mjetin e transportit,
me litarë de zinxhirë, për të shmangur
animin me dëmtim të mundshëm
dhe dalje të karburantit.
11. ASISTENCA DHE RIPARIMET
Ky manual ka gjithë specifikimet e nevojshme
për drejtimin e makinës dhe për një mirëmbajtje
të saktë bazë nga përdoruesi. Të gjitha
ndërhyrjet për rregullimin dhe mirëmbajtjen
që nuk përshkruhen në këtë manual duhet
të bëhen pranë rishitësit tuaj ose një
qendre të specializuar, që ka njohuritë dhe
mjetet e nevojshme për kryerjen e punës
siç duhet, duke ruajtur nivelin e sigurisë
dhe gjendjen origjinale të makinës.
Proceset që kryhen pranë strukturave
të papërshtatshme ose nga persona të
pakualifikuar sjellin shfuqizimin e çdo
forme të garancisë dhe të çdo detyrimi
apo përgjegjësie nga ata e ndërtuesit.
• Vetëm ofiçinat e autorizuara të
asistencës mund të kryejnë riparime
dhe mirëmbajtje brenda garancisë.
• Ofiçinat e autorizuara të asistencës
përdorin vetëm pjesë këmbimi origjinale.
Pjesët e këmbimit dhe aksesorët origjinalë
janë zhvilluar posaçërisht për makinat.
• Pjesët e këmbimit dhe aksesorët
joorigjinale nuk janë miratuar; Përdorimi
i pjesëve të këmbimit dhe aksesorëve
joorigjinalë komprometon sigurinë e
makinës dhe e shkarkon ndërtuesin
nga çdo detyrim apo përgjegjësi.
• Rekomandojmë që t'ia besoni makinën
një herë në vit një ofiçine të autorizuar
asistence për mirëmbajtjen, asistencën
dhe kontrollin e mekanizmave të sigurisë.
12. MBULIMI I GARANCISË
Garancia mbulon gjithë defektet e materialeve
dhe të prodhimit. Përdoruesi duhet të
ndjekë me kujdes të gjitha udhëzimet
në dokumentacionin bashkëngjitur.
Garancia nuk mbulon dëme që vijnë nga:
• Mosfamiljarizimi me
dokumentacionin shoqërues.
• Mungesa e vëmendjes.
• Përdorimi dhe montimi jo i duhur ose jo i lejuar.
• Përdorimi i pjesëve joorigjinale të këmbimit.
• Përdorimi i aksesorëve të pafurnizuar
ose të pamiratuar nga ndërtuesi.
Garancia nuk mbulon gjithashtu:
• Konsumimin normal të materialeve të
konsumit si rripat e transmisionit, fenerët,
rrotat, presat, bulonat e sigurisë dhe fijet.
• Konsumimi normal.
• Motorët. Mbuloheni nga garancitë
e prodhuesit të motorit në termat
dhe kushtet e specifikuara.
Blerësi është i mbrojtur nga ligjet kombëtare.
Të drejtat e blerësit parashikohen nga
ligjet kombëtare dhe nuk kufizohen në
asnjë mënyrë vetëm në këtë garanci.
SQ - 22