3. Montoni pjesën e poshtme (fig. 9.E) të
pllakës së pasme dhe fiksojeni në kllapat
e poshtme me vidat (fig. 9.F) dhe dadot
(fig. 9.G), pa i mbërthyer plotësisht.
4. Përfundoni fiksimin e pjesës së poshtme
(fig. 9.E) të pllakës së pasme, duke
rrotulluar deri në fund dy vidat qendrore
(fig. 9.H) që janë hequr më parë dhe
katër vidat e sipërme (fig. 9.I)
5. Mbërtheni deri në fund dadot
e poshtme (fig. 9.D).
6. Futeni levën (fig. 9.J) të sinjalizuesit të
thesit mbledhës të mbushur, në vendin
e vet (fig. 9.K) dhe shtyjeni poshtë
derisa të dëgjohet mbërthimi.
7. Montoni dy suportet e thesit mbledhës (fig.
9.L) dhe (fig. 9.M), duke respektuar drejtimin
e montimit që tregohet në figurë, dhe fiksojini
me vidat (fig. 9.N) dhe rondelet elastike
(fig. 9.O), duke i mbërthyer deri në fund.
5. KOMANDAT E KONTROLLIT
5.1 ÇELËSI KOMUTATOR
Çelësi aktivizon / çaktivizon ndezjen e
makinës dhe të fenerëve (nëse ka).
Ai ka katër pozicione (fig. 10.A):
1. Pozicioni i fikjes. Makina
fiket menjëherë.
2. Pozicioni i ndezjes së fenerëve
(nëse ka). Pas ndezjes së
motorit, ndezja e fenerëve bëhet
duke e vendosur çelësin në këtë
pozicion. Për t'i mbyllur, rivendoseni
çelësin në pozicionin e nisjes.
3. Pozicioni i nisjes. Të gjitha
shërbimet janë
4. Pozicioni i ndezjes. Fut motorinon
e ndezjes dhe makina ndizet.
Duke e lënë çelësin nga pozicioni
i ndezjes, ai kthehet automatikisht
në pozicionin e nisjes.
5.2 KOMANDA E PËRSHPEJTIMIT
Rregullon numrin e xhirove të motorit.
Në varësi të llojit të motorit, komanda e
përshpejtimit mund të jetë dy llojesh:
A. Lloji "I" me komandën "Choke" të
veçuar (Fig. 10.E + Fig. 10.E.1)
B. Lloji "II" (Fig. 10.E)
aktivizuar..
Pozicionet e specifikuara korrespondojmë me:
1. Komanda Choke - Ndezja në
të ftohtë. Përdoret për ndezjen
e motorit në të ftohtë. Pozicioni
"CHOKE" provokon një pasurim të
përzierjes dhe duhet të përdoret
vetëm për kohën e nevojshme.
2. Regjimi maksimal i motorit. Duhet
të përdoret gjithmonë për ndezjen
e makinës, gjatë funksionimit
dhe gjatë prerjes së
3. Regjimi minimal i motorit. Përdoret
kur motori është mjaftueshëm i
ngrohtë gjatë fazave të ndalimit.
VINI RE Gjatë transferimit, zgjidhni
një pozicion të ndërmjetëm midis asaj
që quhet "breshka" dhe "lepuri".
5.3 LEVA E FRENIT TË NDALIMIT
Freni i ndalimit e pengon makinën
të lëvizë pasi ta keni parkuar.
Leva e aktivizimit ka dy pozicione
(fig. 10.D), korrespondojnë me:
1. Freni i çaktivizuar. Për të çaktivizuar
frenin e ndalimit, shkelni pedalin
(fig. 10.I). Leva rivendoset në
pozicionin e frenit të çaktivizuar.
2. Freni i aktivizuar. Për të aktivizuar
frenin e ndalimit, shkelni deri në fund
pedalin (fig. 10.I) dhe vendoseni levën
në pozicionin e frenit të aktivizuar; kur
e ngrini këmbën nga pedali, ky i fundit
qëndron i bllokuar në pozicion të ulur.
5.4 PEDALI I FREKSIONIT / FRENIT
(TRANSMISIONI MEKANIK)
Ky pedal ka një funksion të dyfishtë (fig. 10.I):
1. në pjesën e parë të shkeljes vepron
si freksion, duke aktivizuar ose
çaktivizuar transmisionin tek rrotat.
2. në pjesën e dytë ka funksionin e
frenit, duke vepruar në rrotat e pasme.
E RËNDËSISHME Duhet të bëni kujdes
maksimal që të mos qëndroni shumë në
fazën e freksionit, për të mos provokuar
mbinxehjen dhe si pasojë, dëmtimin
e rripit të transmisionit të motorit.
VINI RE Gjatë nisjes është mirë të mos e
mbani këmbën të mbështetur mbi pedal.
SQ - 9
barit.