H. Bateria: ofron energjinë për ndezjen
e motorit; karakteristikat e saj dhe
normat e përdorimit përshkruhen
në një manual specifik.
I.
Motori: mundëson lëvizjen e mekanizmave
prerës dhe të transmisionit te rrotat;
karakteristikat e saj dhe normat e përdorimit
përshkruhen në një manual specifik.
Parakolpi anësor: mundëson mbrojtjen
J.
e pjesëve të përparme të makinës.
K. Timoni: komandon rrotullimin
e rrotave të përparme.
4. MONTIMI
Normat e sigurisë që duhen ndjekur
përshkruhen në kap. 2. Respektojini
me rigorozitet këto udhëzime për të
mos shkaktuar rreziqe të rënda.
Për arsye magazinimi dhe transporti,
disa komponentë të makinës nuk janë
montuar direkt në fabrikë, por duhet të
montohen pas heqjes së ambalazhit, duke
ndjekur udhëzimet e mëposhtme.
Nxjerrja nga ambalazhi dhe montimi
duhet të kryhen mbi një sipërfaqe të
sheshtë dhe të qëndrueshme, me hapësirë
të mjaftueshme për lëvizjen e makinës dhe
ambalazheve, gjithmonë me ndihmën e
veglave të përshtatshme. Mos e përdorni
makinën para se të keni përfunduar
udhëzimet e seksionit "MONTIMI".
4.1 KOMPONENTËT PËR MONTIMIN
Në ambalazh përfshihen komponentët për
montimin, që listohen në tabelën e mëposhtme:
Përshkrimi
1
Timoni
2
Mbulimi i kruskotit dhe komponentëve
të montimit të timonit
3
Ndenjësja e shoferit
4
Bateria
5
Parakolpi i përparmë
6
Rrotëzat kundër goditjes
7
Thesi me vidat përkatëse të montimit
dhe udhëzimet përkatëse (vetëm për
modelet e mbledhjes së pasme)
8
Pjesa e poshtme e pllakës së pasme,
suportet e thesit dhe aksesorët përkatës
për përfundimin e montimit (vetëm për
modelet me mbledhje të pasme)
9
Deflektori i shkarkimit anësor (vetëm për
modelet me shkarkim anësor)
10
Përforcuesit anësorë të grupit
të mekanizmave prerës (vetëm
për modelet me shkarkim
anësor, nëse parashikohet).
11
Zarf me:
- manualin e udhëzimeve dhe dokumen-
tet
- vidat e montimit të ndenjëses
- pajisje montimi e deflektorit të shkarkimit
anësor (vetëm për modelet me shkarkim
anësor)
- vidat e lidhjes së kabllove të baterisë
- 2 çelësa ndezës
- 1 siguresa e ndërrimit nga 10 A
4.1.1 Nxjerrja nga ambalazhi
1. Hapni ambalazhin me kujdes që
të mos humbni komponentët
2. Këshillohuni me dokumentacionin e përfshirë
në kuti, duke përfshirë këto udhëzime.
3. Nxirrni nga kutia gjithë
komponentët e pamontuar.
4. Nxirreni nga ambalazhi makinën duke
ndjekur masat e mëposhtme paraprake:
– vendosni në lartësi maksimale grupin e
mekanizmave prerës (par. 5.10) për të
shmangur dëmtimin në momentin e uljes
së makinës nga paleta e bazamentit;
– Uleni makinën nga paleta e bazamentit.
Për modelet me transmision hidrostatik,
vendoseni levën e zhbllokimit të
transmisionit të pasmë në pozicionin
e zhbllokuar (par.
4.2 MONTIMI I TIMONIT
1. Vendoseni makinën në plan dhe vendosni
rrotat e përparme në vijë të drejtë.
2. Montoni moçon (fig. 3.A) në bosht (fig. 3.B),
duke bërë kujdes që spina (fig. 3.C) të
futet si duhet në folenë e moços.
3. Vendosni mbulesën e kruskotit
(fig. 3.D) duke futur me mbërthim
shtatë çengelët në foletë përkatëse.
4. Montoni timonin (fig. 3.E) mbi moço
(fig. 3.A) në mënyrë që elementët rrezorë
të jenë të drejtuar drejt ndenjëses.
5a. Vetëm për timonët e llojit "I" -
Futeni distanciatorin (fig. 3.F) dhe
fiksojeni timonin me vidat (fig. 3.G) në
dispozicion, në sekuencën e dhënë.
5b. Vetëm për timonët e llojit "II" - Fiksoni
timonin me ndihmën e vidave (fig. 3.F, 3.G)
në dispozicion, në sekuencën e dhënë.
6. Vendosni mbulesën e timonit (fig. 3.H) duke
e futur me mbërthim në folenë përkatëse.
SQ - 7
5.13).