inhealth technologies Blom-Singer StomaSoft Laryngectomy Tube Mode D'emploi page 8

Table des Matières

Publicité

Udhëzime përdorimi për tubin e laringektomisë
UDHËZIME PËRDORIMI
Ju lutemi shikoni diagramet mbrapa këtij manuali udhëzimesh.
Si futet tubi i laringektomisë
1. Para çdo përdorimi, kontrolloni tubin për dëmtime fizike, si për shembull plasaritje ose çarje. Mos e
përdorni nëse është i dëmtuar.
2. Lajini duart me sapun dhe ujë.
3. Qëndroni përballë një pasqyre me një dritë të fortë që ndriçon direkt mbi stomë (në zgavrën e gojës).
Shiko Diagramën 1.
4. Aplikoni një sasi të vogël lubrifikanti mjekësor të tretshëm në ujë në skajet e stomës për të ndihmuar
futjen. Shiko Diagramën 2.
5. Në disa raste, mund të jetë e nevojshme ta palosni ose shtypni pak majën e futjes së tubit për t'u
përshtatur me konturet e trakesë. Shiko Diagramën 3.
6. Futni majën e futjes së tubit në skajin e poshtëm të stomës dhe futeni komplet në stomë derisa ana më
e madhe në formë hinke të qëndrojë kundrejt stomës. Shiko Diagramën 4.
Si hiqet tubi i laringektomisë
1. Lajini duart me sapun dhe ujë.
2. Qëndroni përballë një pasqyre me një dritë të fortë që ndriçon direkt mbi tubin në stomë.
Shiko Diagramën 5.
3. Nëse përdorni mbajtës tubi, zgjidhni ose pritni rripat mbajtës. Shiko Diagramën 6.
4. Hiqni tubin nga stoma. Shiko Diagramën 7.
Si të vendosni mbajtësin opsional të tubit të laringektomisë (shitet veçmas)
1. Sigurojeni tubin rrotull qafës duke i futur rripat në hapësirat anash tubit në mënyrë të tillë që kapëset në
rripa të drejtohen nga jashtë tubit.
2. Kalojini rripat mbrapa qafës dhe lidhini për t'i fiksuar. Rripat duhet të jenë aq të lirë sa të lejojë futjen e një
gishti në hapësirën midis rripave dhe sipërfaqes së qafës. Pasi të keni përshtatur shtrëngimin e rripave,
pjesa e tepërt e këtyre të fundit mund të hiqet. Shiko Diagramën 8.
Si lidhet ose hiqet një pajisje aksesore
1. Për të futur një pajisje aksesore, kapni pjesën e sipërme të pajisjes aksesore dhe shtypni nga lart pjesën e
sipërme të tubit derisa të shkojë në vend komplet. Shiko Diagramën 9.
2. Për ta hequr një pajisje aksesore, mbani pjesën e sipërme të tubit dhe kapni pjesën e ekspozuar të pajisjes
aksesore. Duke filluar në njërin skaj, tërhiqeni derisa të shkëputet nga tubi. Shiko Diagramën 10.
Si pastrohet dhe dezinfektohet tubi i laringektomisë
1. Shpëlajeni tubin me ujë të ngrohtë e të rrjedhshëm. Shiko Diagramën 11.
2. Zhyteni tubin në ujë të ngrohtë (50–60°C / 122-140°F) me të paktën dy pika detergjenti enësh për çdo
235 ml (8 oz.) ujë për të paktën 15 minuta. Shiko Diagramën 12.
3. Hiqeni tubin nga solucioni me ujë dhe detergjent dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë e të rrjedhshëm.
Pastroni me kujdes pjesën e brendshme dhe të jashtme të tubit me sfungjer pastrues të disponueshëm
nga "InHealth Technologies". Mos përdorni tamponë pambuku për të pastruar tubin pasi mund të mbeten
fibra. Shiko Diagramën 13.
4. Nëse tubi është i fenestruar, pastroni fenestrimet në mënyrë të ngjashme duke përdorur furçën pastruese
"Blom-Singer". Shiko Diagramën 14.
5. Dezinfektojeni tubin duke e lënë të zhytur në solucion peroksidi hidrogjeni 3% për gjithë natën.
Shiko Diagramën 15.
6. Shpëlajeni mirë në ujë të rrjedhshëm dhe lëreni të thahet në ajër. Shiko Diagramën 16.
UDHËZIME PËR HEDHJEN
Tubi nuk është i biodegradueshëm dhe mund të ndotet kur përdoret. Hidheni tubin me kujdes duke ndjekur
udhëzimet vendase.
8 I 37889-01A

Publicité

Table des Matières
loading

Produits Connexes pour inhealth technologies Blom-Singer StomaSoft Laryngectomy Tube

Table des Matières