Télécharger Imprimer la page

Gardena 3800 Silent Manuel D'utilisation page 123

Masquer les pouces Voir aussi pour 3800 Silent:

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 14
Informacioni në pllakën e specifikimeve duhet të përputhet me të dhënat e rrjetit.
Æ Hiqeni pompën nga priza përpara se dikush të futet në një pishinë të lidhur me të.
Nëse kordoni elektrik i të kësaj pajisjeje është dëmtuar, ai duhet të zëvendësohet
nga prodhuesi ose ekipi i tij i shërbimit pas shitjes ose nga një person me
kualifikim të ngjashëm, për të shmangur rreziqet.
Æ Mbroni spinën elektrike dhe kordonin elektrik nga nxehtësia, vaji ose skajet e
mprehta.
Æ Mos e mbani pompën nga kablloja dhe mos e përdorni kabllon për të hequr
spinën nga priza në mur.
Æ Instaloni bllokun e depozitës së ujit me presion në një vend të mbrojtur nga
përmbytjet.
Æ Mos e ekspozoni pompën në shi ose mos e përdorni pompën në ambiente të
lagura apo me lagështi.
Æ Kontrolloni kordonin elektrik në intervale të rregullta.
Æ Kryeni gjithmonë një kontroll vizual të pompës (veçanërisht të kordonit elektrik
dhe spinës elektrike) përpara përdorimit.
Pompa e dëmtuar nuk duhet përdorur.
Æ Është e domosdoshme që pompa të kontrollohet për dëmtime nga shërbimi i
GARDENA.
Modifikimet elektrike mund të kryhen vetëm nga elektricistë të kualifikuar.
Æ Shkëputni pompën nga rrjeti elektrik përpara se ta mbushni, ta hiqni apo t'i bëni
shërbime mirëmbajtëse.
Æ Mbani parasysh paralajmërimet e prodhuesit të gjeneratorit kur përdorni pompat
tona me një gjenerator.
1.4.4. Kabllot
Kur përdorni kabllo zgjatuese, ato duhet të jenë në përputhje me seksionet
minimale tërthore në tabelën e mëposhtme:
Tensioni
Gjatësia e kabllos
230–240 V/50 Hz
Deri 20 m
230–240 V/50 Hz
20–50 m
1.4.5. Paralajmërime shtesë për sigurinë personale
RREZIK!
Rrezik mbytjeje
Pjesët e vogla mund të gëlltiten lehtësisht. Ekziston rreziku i mbytjes së
fëmijëve të vegjël nga qesja e polietilenit.
Æ Mbani larg fëmijët e vegjël gjatë montimit të produktit.
RREZIK!
Rrezik lëndimi nga uji i nxehtë
Uji i pompuar është me presion dhe mund të shkaktojë lëndime nëse
bie direkt në trup apo sy.
Æ Shkëputni pompën nga rrjeti elektrik dhe lëreni ujin të ftohet.
Æ Mos hapni tapat apo rakordet kur uji është i nxehtë.
Æ Përpara se ta rindizni pajisjen sigurohuni që furnizimi me ujë kryhet siç duhet dhe
mbusheni pompën plotësisht me ujë.
Nëse zorrët ose tubat ekspozohen ndaj diellit, ato mund të nxehen shumë.
Æ Mos e përdorni produktin me flokë të lëshuar.
Æ Mos e lidhni pompën në furnizimin me ujë të pijshëm.
Æ Që pajisja mos të punojë në të thatë, sigurohuni që fundi i zorrës thithëse të jetë
gjithmonë e zhytur në materialin që transportohet.
Æ Mbusheni pompën me ujë deri në prag derdhjeje (minimumi 2,2 l) çdo herë
përpara se ta ndizni.
Æ Kur të mbushni pompën me ujë, sigurohuni që mos të ketë zorrë apo
konsumatorë të lidhur me të dhe që pompa të jetë në pozicion horizontal.
Æ Sigurohuni që zorrët nuk janë të përdredhura.
Rëra dhe materiale të tjera gërryese mund të përshpejtojnë amortizimin dhe të
reduktojnë performancën e pompës.
Æ Nëse uji përmban rërë përdorni parafiltrin e pompës.
Pompimi i ujit të kontaminuar, për shembull me gurë, hala pishe etj., mund të
dëmtojë pompën.
Æ Mos pomponi ujë shumë të kontaminuar.
2. FUNKSIONIMI
2.1 Si punon blloku i depozitës së ujit me presion
Pasi është mbushur, pompa thith ujë nga thellësi deri në 8 m dhe e
pompon në depozitë. Ky veprim ruan ujin, i cili mbahet nën presion nga një
presion i paracaktuar i ajrit dhe një membrane ndarëse.
Pompa fillon punën kur zbrazet nga uji dhe arrihet presioni fillestar i synuar
(shihni 8. Të dhënat teknike) dhe ndalon përsëri procesin e mbushjes
kur arrihet presioni i ndërprerjes. Kjo do të thotë që nga depozita mund
të pompohen jashtë sasi të vogla uji në një mënyrë efikase për energjinë.
Megjithatë, në shpejtësi të larta qarkullimi, si për shembull në ujitje, luhatjet
e presionit midis presionit të ndezjes dhe fikjes janë qartazi të dukshme.
3. INSTALIMI
Rrezik lëndimi për shkak të ndezjes pa dashje.
Æ Shkëputni spinën e kordonit elektrik nga priza.
3.1 Vendi i instalimit
• Nëse pajisja instalohet nën nivelin e ujit, duhet të instalohet një pajisje
mbyllëse për të parandaluar humbjen e padëshiruar të ujit.
• Vendi i instalimit duhet të jetë horizontal, i fortë dhe i thatë dhe duhet të
sigurojë mbështetje të fortë për bllokun e depozitës së ujit me presion.
• Ai duhet të jetë të paktën 2 m larg burimeve ujore.
• Blloku i depozitës së ujit me presion duhet të instalohet në një vend të
thatë dhe të mbrojtur nga përmbytjet, me ventilim të mjaftueshëm rreth
hapësirave të ventilimit.
• Ai duhet të jetë të paktën 5 cm larg mureve.
• Nga rrjeta e ventilimit nuk duhet të futen papastërti (për shembull rërë
ose dhe).
3.1.1 Instalimi i bllokut të depozitës së ujit me presion
[Fig. A6/A7/A8]
Seksioni tërthor
• Blloku i depozitës së ujit me presion mund të vidhoset në një sipërfaqe
të fortë. Shihni Fig. A7 më poshtë për skicën e hapësirës së vrimave.
1,5 mm²
Ne sugjerojmë që të përdoren katër vida 7,5 x 45 (vidë për beton) ose
2,5 mm²
8 x 45 (vidë për dru) për ta instaluar pajisjen në dysheme.
• Sigurohuni që sipërfaqja nuk dridhet. Rekomandohet të përdoren vida
me kokë hekzagonale.
• Vendoseni bllokun e depozitës së ujit me presion në një mënyrë të tillë
që të mund të vendosni një enë të madhësisë së duhur për zbrazjen
e pompës nën tapën e zbrazjes (15). Për të parandaluar rrjedhjen e
ujit në dysheme gjatë procesit të zbrazjes dhe për të lejuar zbrazjen e
plotë të pompës, blloku i depozitës së ujit me presion duhet të anohet
përpara me një kënd afërsisht 80° drejt tapës së zbrazjes (15).
• Poziciononi bllokun e depozitës së ujit me presion në një mënyrë të tillë
që çelësi elektrik të jetë lehtësisht i arritshëm.
• Nëse është e mundur instalojeni bllokun e depozitës së ujit me presion
në një lartësi më të madhe se sipërfaqja e ujit që doni të pomponi.
Nëse kjo gjë nuk është e mundur, midis pompës dhe zorrës thithëse
instaloni një valvul mbyllëse rezistente ndaj vakuumit.
• Kur instaloni në mënyrë të përhershme bllokun e depozitës së ujit me
presion në ambiente të brendshme për furnizimin të brendshëm me
ujë, ai nuk duhet të lidhet fort në tuba rixhidë, por në rrjetin e tubave
në anën e presionit duhen lidhur me linja me zorrë fleksibël (p.sh. zorrë
me përforcim), për të reduktuar zhurmën dhe që të shmanget dëmtimi i
pompës për shkak të goditjes së presionit të ujit.
• Përdorni valvula mbyllëse të përshtatshme për instalim të përhershëm në
anën e presionit. Kjo është e rëndësishme për shembull, për mirëmbajtjen
dhe pastrimin e pajisjes ose për nxjerrjen e saj nga përdorimi.
Shablloni i shpimit 1:1 [Fig. A6] ofrohet në fund të manualit të përdorimit
(261 mm x 190 mm).
1. Shponi sipërfaqen e përzgjedhur (të ngurtë) (3) sipas modelit të vrimave
në shabllonin e shpimit 1:1 [Fig. A6].
2. Përdorni një kaçavidë (maksimumi. 5 mm) dhe futeni në vrimën
anësore (h) të njërit kapak (1) [Fig. A7].
3. Shtypni kaçavidën për të liruar grepin fiksues (2 grepa për kapak (1)).
4. Ndërsa mbani të shtypur grepin fiksues, tërhiqni kapakun anësor (1)
nga këmba e enës me presion. Përdorni të njëjtën procedurë për
kapakun e dytë.
5. Vidhosni me dorë bllokun e depozitës së ujit me presion në sipërfaqe
të fortë (2) duke përdorur katër vida me kokë hekzagonale (3) (nuk janë
të ofruara) [Fig. A8].
6. Shtyni dy kapakët anësor (1) përsëri në këmbën e enës me presion
derisa grepat fiksues të mbërthehen në vend.
3.2 Lidhja e zorrës në anën e thithjes
Lidhja në anën e thithjes (5) ka një filetë të jashtme 33.3 mm (G 1").
Pjesa e lidhjes në anën e thithjes mund të shtrëngohet vetëm me dorë
[Fig. A2].
RREZIK!
Rrezik lëndimi
123

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

3900 silent90649066