5 Bëjeni gati për përdorim motorin
Kapaciteti i serbatorit është 0,9 litra.
KUJDES
■ Nëse motori nuk furnizohet me benzinën e
duhur, motori mund të dëmtohet.
STIHL rekomandon të përdoret gjithnjë benzinë
marke e freskët, mos përdorni kurrë përzierje dy-
taktëshe (benzinë duke i shtuar vaj).
Mos furnizoni benzinë të nenjur ose të ndotur.
Shmangni ndotjen e përmbajtjes së serbatorit me
papastërti dhe ujë.
Përdorni vetëm benzinë të miratuar (jo E85).
Në rastin e zhurmave trokitëse ose tingëllues
ndërroni markën e benzinës.
► Nëse është e nevojshme kontaktoni
shitësin e specializuar, STIHL rekomandon
shitësit e specializuar të STIHL.
► Fikeni motorin.
► Vendoseni pajisjen STIHL mbi një sipërfaqe të
rrafshët.
► Pastrojeni me një leckë të lagur zonën rreth
kapakut të serbatorit.
► Rrotullojeni për aq kohë në sensin kundër orar
kapakun e serbatorit (1), deri sa kapaku i
serbatorit të mund të hiqet.
► Hiqeni kapakun e serbatorit.
► Kontrolloni vendosjen e filtrit të karburantit.
► Mbusheni benzinën me një hinkë të
përshtatshme, në mënyrë që benzina të mos
derdhet. Mbusheni benzinën në mënyrë të tillë
që të mbeten të paktën 15 mm të lira nga buza
e serbatorit.
► Vendoseni kapakun e serbatorit mbi serbator.
► Rrotullojeni kapakun e serbatorit në drejtim
orar dhe shtrëngojeni me dorë.
Serbatori është i mbyllur.
5.2
Mbushja e vajit të motorit
Vaji i motorit lubrifikon dhe ftoh Motorin.
KUJDES
■ Motori dorëzohet pa vaj motori.
Mbajtja me më shumë apo më pak vaj se niveli i
lejuar i mbushjes mund të shkaktojë dëmtime të
motorit.
0478-983-9904-A
► Mbusheni vajin e motorit përpara vënies në
punë për herë të parë.
► Vendoseni pajisjen STIHL mbi një sipërfaqe të
rrafshët.
► Fikeni motorin.
► Zhvidhosni shufrën e matjes së nivelit të vajit
(1).
► Mbusheni vajin e motorit me një hinkë të
përshtatshme, deri sa të arrihet niveli
maksimal i mbushjes (2).
Kapaciteti i vajit është 0,5 litra.
► Vidhosni shufrën e matjes së nivelit të vajit (1).
► Kontrolloni nivelin e vajit të motorit përpara
çdo procesi ndezje.
nevojshme, shtoni vaj motori.
Motori është projektuar për vajra standard të
motorëve me 4 takte.
► Përdorni vajra motori të klasës SJ dhe më të
lartë.
► STIHL rekomandon përdorimin e vajrave të
motorit si më poshtë:
– SAE 30
– SAE 10W-30
► Përshtateni tipin e vajit me temperaturën e
jashtme që mbizotëron në zonën e përdorimit
të pajisjes STIHL:
Shqip
7.2. Nëse është e
137