Shqip
Mos i thithni avujt e benzinës.
► Rimbusheni në një vend të ajrosur mirë.
■ Motori nxehet gjatë punës. Benzina bymehet
dhe mund të ketë mbipresion në serbator.
Nëse hapet kapaku i serbatorit, mund të dalin
stërkala benzine. Dalja e benzinës me stërkala
mund të sjellë ndezjen e saj. Përdoruesi mund
të lëndohet rëndë.
Lëreni fillimisht motorin të ftohet dhe
pastaj hapeni kapakun e serbatorit.
■ Rrobat që bien në kontakt me benzinën marrin
flakë më lehtë. Njerëzit mund të lëndohen
rëndë apo të vdesin, si dhe mund të ndodhë
dëmtim i pronës.
► Nëse rrobat ju bien në kontakt me
benzinën: Ndërrojini rrobat.
■ Benzina mund të rrezikojë mjedisin.
► Mos e derdhni karburantin.
► Hidheni benzinën në mënyrën e duhur dhe
ekologjike.
■ Nëse benzina bie në kontakt me lëkurën apo
me sytë, këto mund të acarohen.
► Shmangeni kontaktin me benzinën.
► Nëse bie në kontakt me lëkurën: Lajeni
lëkurën e prekur me ujë dhe sapun.
► Nëse bie në kontakt me sytë: Shpëlajini
sytë së paku për 15 minuta me ujë të
bollshëm dhe kërkoni ndihmë mjekësore.
■ Nëse benzina derdhet mund të marrë flakë.
Njerëzit mund të lëndohen rëndë apo të
vdesin, si dhe mund të ndodhë dëmtim i
pronës.
► Pastrojini sipërfaqet e ndotura me benzinë.
► Shmangni përpjekjet për ndezje derisa të
kenë avulluar avujt e benzinës.
■ Sistemi i ndezjes së motorit krijon shkëndija.
Shkëndijat mund të dalin jashtë e të
shkaktojnë zjarre dhe shpërthime në ambiente
me djegshmëri të lartë apo me atmosferë
shpërthyese. Njerëzit mund të lëndohen rëndë
apo të vdesin, si dhe mund të ndodhë dëmtim
i pronës.
Ndizeni motorin vetëm me kandelën të
futur.
► Përdorni kandelat e përshkruara në këto
udhëzime përdorimi.
► Futeni kandelën dhe shtrëngojeni mirë.
► Shtypeni mirë prizën e kandelës.
■ Nëse motori rimbushet me benzinë të
papërshtatshme, mund të dëmtohet.
136
5 Bëjeni gati për përdorim motorin
► Përdorni benzinë marke, të re dhe pa
plumb.
► Respektoni kërkesat e këtyre udhëzimeve
të përdorimit.
4.3
Puna
PARALAJMËRIM
■ Kur motori është në punë dalin gaze
shkarkimi.
Thithja e avujve të gazeve të
shkarkimit mund të helmojë njeriun.
► Mos i thithni gazet e shkarkimit.
► Punoni në një vend të mirajruar.
► Nëse keni të përziera, dhimbje koke,
vështirësi në shikim, probleme me dëgjimin
apo marramendje: Ndërpriteni punën dhe
vizitoni mjekun.
■ Pas ndezjes motori mund të jetë i nxehtë.
Në rast të tillë mund të digjeni.
► Prisni derisa motori të ftohet përpara
pastrimit.
■ Nëse përdoruesi mban mbrojtëse veshësh
dhe motori është në punë, përdoruesi mund t'i
perceptojë e vlerësojë zhurmat deri në një farë
mase të kufizuar.
► Punoni me qetësi dhe vëmendje.
■ Nëse motori fiket kur është me xhiro të larta,
mund të ketë ndezje të çrregullt apo rindezje.
► Vëreni motorin në punë për 20 sekonda në
shpejtësi minimale përpara se ta fikni.
5
Bëjeni gati për përdorim
motorin
5.1
Furnizimi me karburant i
motorit
Motori me djegie të brendshme është i miratuar
për benzinë pa plumb. Benzina pa plumb digjet
me më pak mbetje, redukton depozitimet në
kandelë dhe zgjat jetën e sistemit shkarkues.
Benzina duhet të përmbushë kërkesat e
mëposhtme:
– Benzina të jetë e re, e pastër dhe pa plumb.
– Benzina të jetë të paktën 85 oktanë.
– Benzina ka një përqindje etanoli prej
maksimumi 10% (E10).
STIHL rekomandon STIHL MotoPlus. Ky
karburant është thuajse pa benzol, squfur dhe
aromatizues dëmshëm për shëndetin.
0478-983-9904-A