3 Pasqyrim
3
Pasqyrim
3.1
Motori
1 Doreza e ndezjes
Doreza e ndezjes shërben për ndezjen e
motorit.
2 Serbatori
Serbatori përmban karburantin.
3 Kapaku i serbatorit
Kapaku i serbatorit mbyll vrimën e mbushjes
së benzinës.
4 Filtri i ajrit
Filtri i ajrit filtron ajrin e thithur nga motori.
5 Spina e kandelës
Spina e kandelës lidh linjën e ndezjes me
kandelën.
6 Shufra e matjes së nivelit të vajit
Shufra e matjes së nivelit të vajit mat sasinë e
vajit të motorit.
3.2
Simbolet
Mund të ketë simbole mbi motor dhe me
kuptimet e mëposhtme:
Lexojini, kuptojini dhe ruajini udhëzimet
e përdorimit.
4
Udhëzime sigurie
4.1
Simbolet paralajmëruese
Simbolet paralajmëruese në motori ose në
pajisjen STIHL përcaktojnë sa më poshtë:
0478-983-9904-A
Respektoni udhëzimet e sigurisë dhe
masat e tyre.
Lexojini, kuptojini dhe ruajini udhëzimet
e përdorimit.
Mos i prekni sipërfaqet e nxehta.
Mos e rimbushni me karburant nëse
motori është duke punuar apo i nxehtë.
Shmangni thithjen e gazeve të çliruara.
Marmita dhe parafangoja mund
të nxehen shumë. Mos i prekni.
4.2
Karburanti dhe rimbushja
PARALAJMËRIM
■ Karburanti i përdorur për këtë motor është
benzina. Benzina është tepër e ndezshme.
Nëse benzina bie në kontakt me flakë të lira
apo sende të nxehta, mund të shkaktojë zjarre
apo shpërthime. Njerëzit mund të lëndohen
rëndë apo të vdesin, si dhe mund të ndodhë
dëmtim i pronës.
Mbrojeni benzinën nga nxehtësia dhe
zjarri.
► Mos e derdhni benzinën.
► Nëse benzina derdhet: Fshijeni benzinën
me një leckë dhe ndizeni motorin vetëm
pasi të jenë tharë të gjitha pjesët e pajisjes.
► Mos pini duhan.
► Mos rimbushni karburant pranë ndonjë
zjarri.
► Fikeni motorin dhe lëreni të ftohen para se
ta rimbushni.
► Nëse duhet të zbrazni serbatorin: Bëjeni
këtë gjë jashtë.
► Ndizeni motorin të paktën 3 m larg nga
vendi i rimbushjes.
► Mos e mbani kurrë motorin me benzinë në
serbator brenda një ndërtese të mbyllur.
■ Thithja e avujve të benzinës mund të helmojë
njeriun.
Shqip
135