12.6 Heqja dhe instalimi i derës
Dera e furrës ka tri panele xhami. Mund t'i
hiqni derën e furrës dhe panelet e brendshme
prej xhami për t'i pastruar. Lexoni të gjithë
udhëzimin "Heqja dhe instalimi i derës"
përpara se të hiqni panelet prej xhami.
KUJDES!
Mos e përdorni pajisjen pa panelet prej
xhami.
1. Hapeni derën plotësisht dhe mbani të
dyja menteshat.
2. Ngrini dhe tërhiqni shulat derisa të
klikojnë.
3. Mbylleni derën e furrës në pozicionin e
parë të hapjes. Më pas ngrini dhe
tërhiqeni per ta hequr derën nga vendi.
4. Vëreni derën mbi një pëlhurë të butë mbi
një sipërfaqe të qëndrueshme.
5. Mbani shtrënguar në të dy anët
kornizën
e sipërme të derës dhe
shtyjeni nga brenda për ta çliruar nga
kllapa.
24
SHQIP
2
B
6. Tërhiqeni kornizën e derës drejt vetes për
ta hequr.
7. Mbajini panelet prej xhami të derës nga
pjesa e sipërme dhe nxirrini jashtë me
kujdes një nga një. Filloni nga paneli i
sipërm. Sigurohuni që xhami të rrëshqasë
jashtë mbështetëseve krejtësisht.
8. Pastrojini panelet prej xhami me ujë dhe
sapun. Thajini me kujdes panelet prej
xhami. Mos i pastroni panelet prej xhami
në pjatalarëse.
9. Pas pastrimit, montoni panelet prej xhami
dhe derën e furrës.
Nëse dera është montuar saktë, do të dëgjoni
një klikim kur mbyllni shulat.
Sigurohuni që t'i rivendosni panelet prej
xhami (
dhe ) në sekuencën e duhur.
Kontrolloni për simbolin / printimin në anën e
panelit të xhamit. Secili nga panelet e xhamit
duket ndryshe për t'a bërë çmontimin dhe
montimin më të lehtë.
Kur instalohet saktë, korniza e derës kërcet.
1