1.
INFORMACIONI I SIGURISË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes
udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për
lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të
papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të
sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të
ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave vulnerabël
•
Fëmijët duhet të monitorohen për t'u siguruar se nuk luajnë
•
me pajisjen.
Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë
•
siç kërkohet.
Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes, gjatë
•
kohës që ajo punon ose kur ftohet. Pjesët e arritshme mund
të nxehen gjatë përdorimit.
Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ai
•
duhet aktivizuar.
Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e
•
pajisjes pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme
•
nxehen gjatë përdorimit. Duhet të keni kujdes që të
shmangni prekjen e elementeve ngrohëse.
PARALAJMËRIM: Gatimi i pamonitoruar me yndyrë ose vaj
•
mbi pianurë mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të
shkaktojë zjarr.
Mos provoni ASNJËHERË ta fikni zjarrin me ujë, por fikni
•
pajisjen dhe pastaj mbuloni flakën, p.sh. me një kapak ose
me batanije kundër zjarrit.
KUJDES: Pajisja nuk duhet të furnizohet përmes një
•
pajisjeje të jashtme ndezëse, si p.sh. kohëmatës, apo të
lidhet me një qark që ndizet dhe fiket rregullisht nga një
mjet.
SHQIP
3