Vënia në punë
4.1.4
Prova e funksionimit
Sistemi mund të testohet pasi të jetë kryer instalimi duke përfshirë testin
e shtrëngimit dhe të jetë kryer lidhja elektrike:
▶ Lidhni ushqimin elektrik.
▶ Ndizni njësinë e brendshme me telekomandë.
▶ Shtypni tastin
për të caktuar modalitetin e ftohjes (
▶ Shtypni tastin me shigjetë (/) derisa të vendoset temperatura më e
ulët.
▶ Provoni modalitetin e ftohjes për 5 minuta.
▶ Shtypni tastin
për të vendosur modalitetin e ngrohjes (
▶ Shtypni tastin me shigjetë (.) derisa të vendoset temperatura më e
lartë.
▶ Provoni modalitetin e ngrohjes për 5 minuta.
▶ Siguroni lirinë e lëvizjes së grilës horizontale.
Nuk mund ta përdorni telekomandën për të aktivizuar funksionin COOL
kur temperatura e ambientit është nën 16°C. Për këtë, përdorni butonin
MANUAL CONTROL për të testuar funksionin COOL:
▶ Ngrini panelin e përparmë të njësisë së brendshme derisa të klikojë
në vend.
▶ Butoni MANUAL CONTROL ndodhet në anën e djathtë të kutisë së
ekranit. Shtypeni një herë për të nisur manualisht në modalitetin
AUTO. Shtypeni dy herë për të aktivizuar funksionin e FORCED
COOLING.
▶ Kryeni provën gjenerale.
Për të ndezur manualisht modalitetin e ftohjes:
▶ Fikeni njësinë e brendshme.
▶ Shtypni tastin për modalitetin manual të ftohjes dy herë me një
objekt të hollë ( Fig. 24).
▶ Shtypni tastin
në telekomandë për të dalë nga modaliteti i ftohjes
kur të jetë vendosur manualisht.
Në një sistem me kondicioner multi-split, funksionimi manual nuk është
i mundur.
1
Njësia e jashtme dhe njësia e brendshme janë
instaluar saktë.
2
Tubat e kanë në rregull
• lidhjen,
• termoizolimin,
• dhe shtrëngimin.
3
Tubat e kondensatit funksionojnë siç duhet dhe
janë testuar.
4
Lidhja elektrike është vendosur saktë.
• Ushqimi elektrik është në diapazon normal
• Përçuesi mbrojtës është i lidhur siç duhet
• Kablloja e lidhjes është vendosur mirë në shiritin
e klemave
5
Të gjithë kapakët janë montuar dhe siguruar.
6
Grila horizontale e njësisë së brendshme është
montuar siç duhet dhe aktuatori është i kyçur.
tab. 12 Lista e kontrollit
330
4.2
Dorëzimi te përdoruesi
▶ Kur konfigurohet sistemi, kalojani udhëzimet e instalimit klientit.
▶ Shpjegojini klientit si ta vërë në punë sistemin duke përdorur
manualin e përdorimit.
▶ Rekomandojini klientit ta lexojë me kujdes manualin e përdorimit.
).
).
Climate 7000i – 6721873506 (2024/12)