CERTIFIKIMI
R129/03
SOLUTION Z I-FIX
CYBEX Solution Z i-Fix
100 – 150 cm
Rekomandohet përafërsisht
nga moshat 3 deri në
12 vjeç
Faleminderit që zgjodhët Solution Z i-Fix si sexholino për fëmijën tuaj.
Lexoni me kujdes këtë udhëzues përdorimi përpara se të instaloni sexholinon në
mjetin tuaj dhe mbajeni atë gjithmonë në vendin e posaçëm (a).
INFORMACIONE TË RËNDËSISHME
•
Sexholinos nuk mund t'i bëhen modifikime apo shtime të çfarëdolloj forme pa
miratimin e Autoritetit Miratues të Tipit.
Për mbrojtjen e duhur të fëmijës suaj, është absolutisht e rëndësishme që ta
•
përdorni sexholinon siç tregohet në këtë manual.
Kjo sexholino mund të montohet vetëm në sediljet e automjeteve të miratuara
•
për përdorimin e sistemeve mbrojtëse të fëmijëve në përputhje me manualin
e automjetit.
Ajo është e përshtatshme për sediljet e automjeteve me rripa sigurimi
•
automatikë trepikësh që janë miratuar sipas rregullores 16 të OKB-së ose
sipas një standardi të barasvlershëm.
Mos përdorni pika mbështetëse të ndryshme nga ato të përshkruara te
•
udhëzimet dhe të shënuara në sistemin mbrojtës të fëmijës.
Sipërfaqja e plotë e mbështetëses së sexholinos duhet të jetë në kontakt me
•
mbështetësen e automjetit.
Rripi i supave duhet të kalojë lart dhe mbrapa me njëfarë pjerrësie. Asnjëherë
•
nuk duhet të kalojë përpara pikës së sipërme të rripit në automjet.
Tokëza e rripit të sigurimit të automjetit nuk duhet ta kalojë asnjëherë
•
mbajtësen e rripit të sediljes. Nëse rripi është tepër i gjatë, sexholinoja nuk
është e përshtatshme për t'u përdorur në këtë pozicion në automjet. Nëse nuk
jeni të sigurt, ju lutemi kontaktoni prodhuesin e sexholinos.
Rripi i sigurimit trepikësh i automjetit duhet të kalohet në vendet e caktuara.
•
Pikat e kalimit të rripit tregohen me hollësi në këtë manual dhe janë shënuar
me jeshile te sexholinoja.
Specific Vehicle
Booster Seat
100-150 cm
030036
UN Regulation
No. 129/03
Cybex GmbH
Riedingerstr. 18, 95448 Bayreuth
Germany
Rripi i prehrit duhet të kalojë sa më poshtë ijëve të fëmijës që të jetë e mundur
•
për të pasur një efekt optimal në rast aksidenti.
Para çdo përdorimi, sigurohuni që rripi i sigurimit trepikësh i automjetit të
•
rregullohet si duhet dhe të puthitet mirë me trupin e fëmijës. Asnjëherë mos
e përdridhni rripin!
Vetëm nëse mbështetësja e kokës është rregulluar si duhet mund t'i ofrojë
•
fëmijës suaj mbrojtje dhe rehati maksimale, duke siguruar në të njëjtën kohë
që rripi i shpatullave të puthitet si duhet.
Sexholinoja duhet të fiksohet gjithnjë mirë me rripin e sigurimit në automjet
•
edhe kur nuk është duke u përdorur.
Sigurohuni gjithnjë që sexholinoja të mos bllokohet asnjëherë kur mbyllni
•
derën e makinës ose kur lëvizni sediljen e pasme.
Sexholinoja është testuar dhe miratuar gjithashtu pa mbrojtësit nga goditjet
•
lineare anësore.
Bagazhet apo çdo objekt tjetër që ndodhet në automjet duhet të jenë gjithnjë
•
të fiksuar mirë. Në të kundërt, ato mund të fluturojnë brenda makinës duke
shkaktuar lëndime fatale.
Sexholinoja nuk duhet të përdoret kurrë pa mbulesën e sipërme të saj.
•
Sigurohuni që të përdoret një mbulesë e sipërme CYBEX origjinale, pasi
mbulesa është element kryesor i funksionit të sexholinos.
Mos e lini kurrë fëmijën të pashoqëruar në automjet.
•
Pjesët e sistemit për sigurimin e fëmijës nxehen në diell dhe mund ta
•
djegin lëkurën e fëmijës. Mbrojeni fëmijën dhe sexholinon nga ekspozimi i
drejtpërdrejtë i diellit.
Aksidentet mund të shkaktojnë dëme të sexholinos që nuk mund të diktohen
•
me sy të lirë. Ju lutemi ndërrojeni sexholinon nëse ndodh aksident. Nëse keni
dyshime, konsultohuni me shitësin apo prodhuesin përkatës.
Mos e përdorni këtë sexholino për më shumë se 9 vjet. Sexholinoja është
•
e ekspozuar ndaj forcave të mëdha gjatë jetëgjatësisë së saj, gjë që sjell
ndryshime në cilësinë e materialeve përbërëse me kalimin e viteve.
Pjesët plastike mund të pastrohen me agjent të butë pastrues dhe me ujë të
•
ngrohtë. Mos përdorni asnjëherë agjentë të fortë pastrues apo zbardhues.
Në disa sedilje të përbëra prej materialesh delikate, përdorimi i sexholinove
•
mund të lërë shenja dhe/ose të shkaktojë çngjyrosje. Për ta parandaluar këtë
dhe për të mbrojtur sediljen, nën sexholino mund të vendosni një batanije,
peshqir ose një copë të ngjashme.
SQ
89