Télécharger Imprimer la page

CYBEX Solution G i-Fix Mode D'emploi page 92

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 13
PJESËT E PRODUKTIT
(1) Mbështetësja e shpinës
(2) Mbështetësja e lëvizshme
e kokës
(3) Përforcuesi
(4) Rregulluesi i lartësisë së
mbështetëses së kokës
(5) Pika e kalimit të rripit të
shpatullave
(6) Mbrojtësja për goditjet anësore
lineare (L.S.P.)
(7) Pika e kalimit të rripit të prehrit
POZICIONI I SAKTË NË AUTOMJET
Me krahët e kyçjes ISOFIX të tërhequr (8), sexholinoja mund të përdoret në
sedilje makinash që janë të pajisur me rrip sigurimi automatik në tre pika.
Për përdorimin e ISOFIX, ju lutemi shikoni listën e bashkëngjitur të llojeve të
automjeteve për të parë automjetet e miratuara. Versionin më të fundit mund ta
gjeni në www.cybex-online.com.
Nëse fëmija ka shtat më shumë se 135cm, pajtueshmëria Solution G i­Fix dhe
automjetit tuaj mund të jetë më e pakët. Ju lutemi shikoni listën e llojeve të
automjeteve për të parë nëse sexholinoja mund të përdoret pa ku昀椀zime në të
gjitha pozicionet e mbështetëses së kokës. Në raste të veçanta, sexholinoja
mund të përdoret edhe në sediljet e përparme të pasagjerit. Zbatoni gjithnjë
rekomandimet e prodhuesit të automjetit.
INSTALIMI I SEXHOLINOS NË AUTOMJET
SQ
1. Sigurohuni gjithmonë që...
• mbështetëset e shpinës në mjet të jenë të 昀椀ksuara në pozicion vertikal.
• kur instaloni sexholinon në sediljen e pasagjerit përpara, shtyjeni sediljen e
makinës sa më mbrapa që është e mundur pa ndikuar te kalimi i rripit.
2. Para instalimit, sigurohuni që sedilja e makinës të jetë në pozicionin e uljes.
3. Lëshojini butonat e lëshimit ISOFIX (10) për të shtrirë krahët 昀椀ksues ISOFIX (8).
��
Të dy butonat e lëshimit ISOFIX mund të lëshohen në mënyrë të pavarur
duke lejuar rregullimin e pavarur të krahëve 昀椀ksues ISOFIX.
4. Shtyjini krahët 昀椀ksues ISOFIX (8) deri në fund jashtë bazamentit.
5. Vendoseni sexholinon në një sedilje të përshtatshme në automjet.
90
(8) Krahët e kyçjes ISOFIX
(9) Pikat e kapjes ISOFIX
(10) Butonat e lëshimit të ISOFIX
(11) Treguesi i sigurisë ISOFIX
(12) Vendi për ruajtjen e manualit
(13) Butoni i lëshimit për mbrojtjen nga
goditjet anësore
(14) Butoni i rregullimit të pozicionit
(15) Mbështetësja e lëvizshme e kokës
6. Shtyjini krahët 昀椀ksues ISOFIX (8) brenda pikave të mbërthimit ISOFIX (9)
derisa të 昀椀ksohen në pozicion me një tingull "KLIK" të dëgjueshëm. Ngjyra e
dy treguesve të sigurisë ISOFIX (11) do të ndryshojë nga e kuqe në jeshile.
7. Sigurohuni që sexholinoja të jetë e 昀椀ksuar duke e tërhequr nga pikat e
kapjes ISOFIX (9).
8. Shtyjeni sexholinon drejt mbështetëses së shpinës në sediljen e mjetit
derisa të drejtvendoset plotësisht me të.
��
Nëse mbështetësja e kokës së sediljes së automjetit është pengesë,
tërhiqeni lart deri në maksimum ose hiqeni komplet (përveç në rastin e
sediljeve të automjeteve të kthyera mbrapa).
9. Sexholinoja mund të çohet në pozicion uljeje ose të pjerrët duke shtypur
butonin e rregullimit të pozicionit (14) dhe duke e lëvizur sexholinon përpara
ose mbrapa.
HEQJA E SEXHOLINOS NGA AUTOMJETI
Bëni në radhë të kundërt hapat e instalimit.
1. Zhbllokoni krahët e kyçjes ISOFIX (8) në të dyja anët duke i shtyrë butonat e
lëshimit ISOFIX (10) dhe duke i tërhequr ato njëkohësisht.
2. Tërhiqeni sexholinon nga pikat e kapjes ISOFIX (9).
3. Hiqeni sexholinon dhe shtyjini krahët e kyçjes ISOFIX (8) deri në fund te
pozicioni i transportit.
RREGULLIMI I MBËSHTETËSES SË KOKËS
Mbështetësja e kokës (2) mund të rregullohet duke përdorur rregullatorin
e mbështetëses së kokës (4) mbrapa mbështetëses së kokës (2). Çojeni
mbështetësen e kokës në mënyrë që të ketë një hapësirë maksimale prej 2
cm (rreth sa gjerësia e 2 gishtave) midis supeve të fëmijës dhe mbështetëses
së kokës.
��
Lartësia e mbështetëses së kokës mund të lëvizet edhe ndërkohë që
sexholinoja është e montuar në makinë.

Publicité

loading