302
Shqip
E ulët
Bosh
Pastrimi
Shënim: Kur shfaqet treguesi i nivelit të ulët të baterisë,
pajisja "Power Flosser" është projektuar për të ofruar të
paktën 3 seanca pastrimi, ku secila seancë zgjat 1 minutë.
Pajisja "Cordless Power Flosser" duhet të pastrohet një
herë në javë. Pastroni pajisjen dhe aksesorët si më poshtë.
Aksesorët mund të ndryshojnë sipas modelit.
Paralajmërim: Mos e pastroni pajisjen "Cordless
Power Flosser" ndërsa kordoni i karikimit dhe
ushqyesi janë të lidhur. Shkëputni pajisjen dhe
mbyllni kapakun e folesë së karikimit përpara
pastrimit.
Rezervuari
Hiqni me kujdes rezervuarin nga pajisja "Cordless Power
Flosser" duke e rrotulluar. Rezervuari mund të lahet me
dorë me ujë të ngrohtë dhe sapun të butë ose të
pastrohet në raftin e sipërm të enëlarëses.
Doreza
Kur është e nevojshme, mund ta pastroni dorezën duke e
fshirë me një leckë dhe sapun të butë.
Grykëzat
-
Pastrimi i rregullt: Hiqni grykëzën nga doreza.
Shpëlajeni majën me ujë të ngrohtë.
-
Një herë në disa muaj ose nëse grykëza juaj bllokohet:
Zhyteni grykëzën në një enë me 2 pjesë ujë dhe 1
pjesë uthull për 5 minuta. Shpëlajeni grykëzën me ujë
të ngrohtë.
Pjesët e brendshme, zorra dhe doreza
Mbushni rezervuarin me ujë të ngrohtë dhe shtoni 1-2
lugë uthull të bardhë. Drejtojeni grykëzën te lavamani
dhe ndizni pajisjen "Cordless Power Flosser" për ta kaluar
solucionin përmes saj derisa rezervuari të jetë bosh.
Portokalli pulsuese
Do të pulsojë në ngjyrë portokalli për
5 sekonda dhe pajisja "Power Flosser"
do të fiket automatikisht