Télécharger Imprimer la page

Philips HX3826/31 Manuel D'utilisation page 293

Publicité

292
Shqip
Udhëzimet e sigurisë për bateritë
-
Nëse keni kryer ndërhyrje kirurgjike në gojë ose në
mishrat e dhëmbëve gjatë 2 muajve të kaluar,
konsultohuni me dentistin tuaj përpara se të përdorni
pajisjen.
-
Nëse keni një stimulues kardiak ose pajisje tjetër të
implantuar, kontaktoni mjekun ose prodhuesin e
pajisjes së implantuar përpara përdorimit.
-
Nëse keni probleme mjekësore, konsultohuni me
mjekun përpara përdorimit të pajisjes.
-
Kjo është një pajisje kujdesi personal dhe nuk synohet
të përdoret nga pacientë të shumtë në klinika apo
institucione dentare.
-
Karikojeni dhe përdoreni produktin në temperaturë
nga 5°C deri në 40°C.
-
Kjo pajisje përmban bateri që duhet të hiqen vetëm
nga persona të kualifikuar.
-
Përdoreni produktin vetëm për qëllimin e synuar.
Lexojeni me kujdes këtë informacion përpara
përdorimit të produktit, baterive dhe aksesorëve të tij
dhe ruajeni për referencë në të ardhmen.
Keqpërdorimi mund të shkaktojë rrezik ose lëndime të
rënda. Aksesorët e dhënë mund të ndryshojnë sipas
produkteve të ndryshme.
-
Përdorni vetëm aksesorë dhe pjesë konsumi origjinale
"Philips". Përdorni vetëm njësinë e heqshme të
furnizimit "WAAxxxx".
-
Mbajeni produktin dhe bateritë larg zjarrit dhe mos i
ekspozoni ato në dritën e drejtpërdrejtë të diellit apo
ndaj temperaturave të larta.
-
Nëse produkti mbinxehet ose lëshon erë, ndryshon
ngjyrë apo nëse karikimi zgjat më shumë se zakonisht,
ndërpriteni përdorimin dhe karikimin e produktit dhe
kontaktoni me "Philips".
-
Mos i vendosni produktet dhe bateritë e tyre në furra
me mikrovalë apo në tenxhere induksioni.

Publicité

loading