296
Shqip
Intensitetet
Hapat e parë
Karikimi i pajisjes "Cordless Power Flosser"
Për të aktivizuar ose çaktivizuar ritmin
Me pajisjen "Cordless Power Flosser" joaktive, shtypni dhe
mbani shtypur butonin e zgjedhjes së intensitetit për 3
sekonda.
-
Kur çaktivizohet, drita e treguesit të baterisë do të
pulsojë një herë në ngjyrë portokalli
-
Kur aktivizohet, drita e treguesit të baterisë do të
pulsojë dy herë në ngjyrë të gjelbër
Deep clean (3000 Series)
Ky modalitet përdor teknologjinë "Pulse Wave" për t'ju
udhëzuar dhëmbë pas dhëmbi, duke përdorur pulsime të
forta dhe të buta uji për një pastrim të plotë.
Me teknologjinë "Pulse Wave", intensiteti i rrjedhës së ujit
rritet dhe zvogëlohet, duke bërë një pauzë të shkurtër,
gjatë së cilës mund ta kaloni grykëzën në hapësirën tjetër
midis dhëmbëve tuaj.
Pajisja "Cordless Power Flosser" vjen me tre cilësime të
ndryshme të intensitetit. Për të ndryshuar intensitetin në
cilësimin që preferoni, shtypni butonin e intensitetit.
Shënim: Rekomandohet të filloni ta përdorni këtë pajisje
"Power Flosser" në intensitetin më të ulët dhe ta rrisni
intensitetin gjatë disa javësh.
1 Tërhiqni me kujdes dhe rrotulloni kapakun e folesë së
karikimit në pjesën e pasme të pajisjes "Cordless
Power Flosser" për të ekspozuar folenë e karikimit.