MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
•
Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
•
Gjithmonë mbajeni mjetin të pastër (sidomos vrimat e
ajrimit W 2 )
! hiqeni baterinë nga mjeti para se ta pastroni
- pastroni kasën plastike me derdhje të motosharrës me
anë të një furçe të butë dhe një cope të pastër (mos
përdorni ujë, tretës ose shkëlqyes)
- hiqini dhe pastrojini me furçë pllakën e kapakut,
zinxhirin dhe fletën e zinxhirit pas 1 deri në 3 orë
përdorim
- pastroni zonën poshtë pllakës së kapakut, ingranazhit
të lëvizjes dhe grupit të fletës së zinxhirit me një furçë
të butë dhe një copë të pastër
- pastroni rrjedhjet e vajit me një copë të pastër
Kontrolloni rregullisht për defekte të dukshme, si lirimi,
•
zhvendosja ose dëmtimi i zinxhirit dhe fletës së zinxhirit,
lirimi i kapjeve dhe konsumi ose dëmtimi i elementeve
përbërës
•
Kryeni mirëmbajtjen dhe riparimet e duhura para
përdorimit të motosharrës
•
Funksionimi i duhur i pjesës së vajisjes automatike mund
të kontrollohet duke përdorur motosharrën dhe duke e
drejtuar majën e fletës së zinxhirit drejt një cope kartoni
ose letre në tokë
! mos e prekni tokë me zinxhir (siguroni një
hapësirë sigurie prej 20 cm)
- nëse krijohet një formë vaji në rritje, pjesa e vajisjes
automatike punon në rregull
- nëse nuk ka asnjë formë të krijuar nga vaji, pavarësisht
se dfepozita e vajit është plot, shikoni te "ZGJIDHJA E
PROBLEMEVE" ose kontaktoni me shitësin tuaj
•
Mos e mprehni asnjëherë vetë zinxhirin e sharrës.
Zëvendësoni zinxhirin e sharrës ose dërgojeni në
një pikë shërbimi të SKIL për rimprehjen e zinxhirit të
sharrës.
•
Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës janë
të paraqitura në www.skil.com)
! para se ta ktheni, depozita e vajit duhet të
boshatiset plotësisht
•
Kini parasysh se dëmtimet për shkak të mbingarkesës
ose manovrimit të papërshtatshëm të veglës janë të
përjashtuara nga garancia (për kushtet e garancisë së
SKIL vizitoni www.skil.com ose pyetni shitësin tuaj)
Magazinimi s
•
- nëse motosharra do të magazinohet për një periudhë
më të gjatë, pastroni zinxhirin dhe fletën e zinxhirit
- kur e vendosni pajisjen në magazinim, depozita e vajit
duhet të boshatiset plotësisht
- përdorni mbrojtësen e zinxhirit X kur të magazinoni
pajisjen
- montoni mirë në mur shinën e magazinimit Y me 2 vida
(nuk përfshihet) dhe nivelojeni horizontalisht
- magazinojeni pajisjen në ambiente të brendshme në
një vend të thatë dhe të mbyllur, larg nga fëmijët
ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
•
Lista e mëposhtme tregon simptomat e problemeve,
shkaqet e mundshme dhe veprimet korrigjuese (nëse
këto nuk e identifikojnë dhe e zgjidhin problemin,
kontaktoni me shitësin tuaj ose pikën përkatëse të
shërbimit)
! më rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni
menjëherë mjetin dhe hiqeni baterinë
Vegla nuk funksionon
- freni i goditjes së kthimit është aktivizuar -> tërhiqni
mbrojtësen manuale S 2 përsëri në pozicion
- bateria bosh -> karikoni baterinë
- bateria e nxehtë -> lëreni baterinë të ftohet
- defekt i brendshëm -> kontaktoni me shitësin/pikën e
shërbimit
Vegla punon me ndërprerje
- lidhjet e brendshme me defekt -> kontaktoni me
shitësin/pikën e shërbimit
- çelësi i ndezjes/fikjes me defekt -> kontaktoni me
shitësin/pikën e shërbimit
Zinxhiri i thatë
- nuk ka vaj në depozitë -> rimbusheni me vaj
- vrima në kapakun e depozitës së vajit është e bllokuar
-> pastroni kapakun
- kalimi i vajit është i bllokuar -> pastroni daljen e kalimit
të vajit
Freni nuk e ndalon zinxhirin
- freni i goditjes së kthimit/freni i bllokimit të punës me
defekt -> kontaktoni me shitësin/pikën e shërbimit
Zinxhiri/fleta e zinxhirit tejnxehet
- nuk ka vaj në depozitë -> rimbusheni me vaj
- vrima në kapakun e depozitës së vajit është e bllokuar
-> pastroni kapakun
- kalimi i vajit është i bllokuar -> pastroni daljen e kalimit
të vajit
- zinxhiri është shumë i tendosur -> rregulloni tendosjen
e zinxhirit
- zinxhiri i topitur -> mprehni zinxhirin ose zëvendësojeni
Vegla dridhet në mënyrë jo normale
- tendosja e zinzhirit shumë e lirshme -> rregulloni
tendosjen e zinxhirit
- zinxhiri i topitur -> mprehni zinxhirin ose zëvendësojeni
- zinxhiri i konsumuar -> zëvendësoni zinxhirin
- dhëmbët e zinxhirit janë në drejtimin e gabuar ->
montojeni përsëri me zinxhirin në drejtimin e duhur
MJEDISI
•
Mos i hidhni veglat elektrike, bateritë, aksesorët dhe
paketimin së bashku me materialet e mbeturinave
familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për
pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin
e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike
që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të
mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi
në përputhje me mjedisin.
- simboli 6 do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
214