Télécharger Imprimer la page

Skil 0534 Notice Originale page 210

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 19
monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose objektet e
tjera të vogla metalike që mund të bëjnë lidhjen e
një terminali me terminalin tjetër. Lidhja e shkurtër
e terminaleve të baterisë mund të shkaktojë djegie ose
zjarr.
d) Në kushte abuzimi, nga bateria mund të rrjedhin
lëngje; shmangni kontaktin me to. Në rast se ndodh
aksidentalisht kontakti, shpëlajeni me ujë. Në rast
se lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni edhe
ndihmë mjekësore. Lëngu i rrjedhur nga bateria mund
të shkaktojë acarime ose djegie.
e) Mos e përdorni një pako baterish ose një vegël
që është e dëmtuar apo e modifikuar. Bateritë e
dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin sjellje të
paparashikuara, duke shkaktuar zjarr, shpërthim ose
rrezik për lëndimin tuaj.
f) Mos e ekspozoni një pako baterish ose një vegël
ndaj zjarrit ose temperaturës shumë të lartë.
Ekspozimi ndaj zjarrit ose një temperature mbi 130°C
mund të shkaktojë shpërthim.
g) Ndiqni të gjitha udhëzimet për karikimin dhe mos e
karikoni pakon e baterive ose veglën jashtë gamës
së temperaturës që specifikohet tek udhëzimet.
Karikimi i papërshtatshëm ose në temperatura jashtë
gamën së specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe të
rritë rrezikun për zjarr.
6) SHËRBIMI
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një
person i kualifikuar për riparimet duke përdorur
vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë
ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
b) Mos kryeni asnjëherë shërbimin për pakot e
baterive. Shërbimi për pakot e baterive duhet të kryhet
vetëm nga prodhuesi ose ofruesit e autorizuar të
shërbimit.
PARALAJMËRIMET E SIGURISË PËR MOTOSHARRËN
PARALAJMËRIMET E PËRGJITHSHME TË SIGURISË
PËR MOTOSHARRAT
a) Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg nga motosharra
kur motori është në punë. Para se ta ndizni sharrën,
sigurohuni që zinxhiri i sharrës të mos jetë në
kontakt me ndonjë gjë. Një moment mungese të
vëmendjes kur përdorni motosharrat mund të shkaktojë
ngatërrimin e veshjeve ose të trupitme zinxhirin e sharrës.
b) Mbajeni gjithmonë motosharrën me dorën e djathtë
në dorezën prapa dhe dorën e majtë në dorezën
përpara. Mbajtja e motosharrës me një konfigurim të
kundërt të duarve rrit rrezikun e dëmtimeve personale
dhe nuk duhet të bëhet asnjëherë.
c) Mbajeni motosharrën vetëm nga sipërfaqet e
izoluara të kapjes, pasi zinxhiri i sharrës mund të
bjerë në kontakt me tela të fshehur ose kordonin e
saj. Kontakti i zinxhirit të sharrës me një tel elektrik do të
bëjë që pjesët metalike të ekspozuara të motosharrës të
përcjellin energjinë elektrike dhe të shkaktojnë goditjen
e operatorit.
d) Mbani pajisje për mbrojtjen e syve. Rekomandohen
gjithashtu pajisje të tjera mbrojtëse për dëgjimin,
kokën, duart, kofshët dhe këmbët. Pajisjet e
përshtatshme mbrojtëse do të zvogëlojnë dëmtimet
personale nga copëzat që fluturojnë ose kontakti
aksidental me zinxhirin e sharrës.
e) Mos përdorni një motosharrë në një pemë, shkallë,
nga një çati ose një mbështetëse e paqëndrueshme.
Funksionimi i një motosharre në këtë mënyrë mund të
shkaktojë dëmtime personale të rënda.
f) Siguroni një vendosje të mirë të këmbëve dhe
përdoreni motosharrën vetëm kur jeni në një
sipërfaqe të qëndrueshme, të sigurt dhe të rrafshët.
Sipërfaqet e rrëshqitshme ose të paqëndrueshme si
shkallët mund të shkaktojnë humbje të ekuilibrit ose të
kontrollit të motosharrës.
g) Kur prisni një degë që është e tendosur, kini kujdes
për reagimin e saj si sustë. Kur lirohet tendosja e
fibrave të drurit, dega e shndërruar në sustë mund të
godasë përdoruesin dhe/ose ta hedhë motosharrën të
pakontrolluar.
h) Ushtroni shumë kujdes kur prisni shkurre ose
fidanë. Materiali i hollë mund të kapet në zinxhirin e
sharrësd dhe t'ju qëllojë ose t'ju prishë ekuilibrin.
i)
Transportojeni motosharrën nga doreza përpara
me pajisjen e fikur dhe larg nga trupi juaj. Kur
e transportoni ose e magazinoni motosharrën,
vendosni gjithmonë kapakun e ftesës së drejtimit.
Manovrimi i duhur i motosharrës do të zvogëlojë
mundësinë e kontaktit aksidental me zinxhirin e sharrës
në lëvizje.
j)
Ndiqni udhëzimet për lubrifikimin, tendosjen e
zinxhirit dhe ndërrimin e aksesorëve. Tendosja ose
lubrifikimi i papërshtatshëm i zinxhirit mund ta këpusë
ose të rritë mundësinë e goditjes së kthimit.
k) Prisni vetëm dru. Mos e përdorni motosharrën
për qëllime që nuk janë të planifikuara për të. Për
shembull, mos e përdorni motosharrën për prerjen e
materialeve të ndërtimit prej metali, plastike, betoni
ose jo dru. Përdorimi i motosharrës për përdorime të
ndryshme nga ato të përcaktuara mund të shkaktojë
rreziqe.
l)
Mos u përpiqni të prisni një pemë deri sa t'i kuptoni
rreziqet dhe si t'i shmangni ato. Mund të ndodhin
lëndime serioze për operatorin ose kalimtarët e rastit kur
prisni një pemë.
SHKAQET DHE PARANDALIMI I GODITJES SË KTHIMIT
NGA PËRDORUESI
Goditja e kthimit mund të ndodhë kur hunda ose maja e
fletës së drejtimit prek një objekt, ose kur druri mbyllet dhe
kap zinxhirin e sharrës në vendin e prerjes.
Kontakti i majës në disa raste mund të shkaktojë një reagim
të kundërt të papritur, duke i ngritur fletën e drejtimit dhe
duke e çuar drejt përdoruesit.
Kapja e zinxhirit të sharrës përgjatë pjesës së sipërme
të fletës së drejtimit mund të shtyjë fletën e drejtimit me
shpejtësi drejt përdoruesit.
Secili prej këtyre reagimeve mund të bëjë që të humbni
kontrollin e sharrës, gjë që mund të shkaktojë dëmtime
personale të rënda. Mos u mbështetni vetëm në pajisjet
e sigurisë që gjenden në sharrën tuaj. Si përdorues i një
sharre zinxhiri, duhet të merrni disa hapa për të shmangur
aksidentet gjatë punëve tuaja të prerjes.
Goditja e kthimit është rezultat i keqpërdorimit të
motosharrës dhe/ose procedurave ose kushteve të
papërshtatshme të përdorimit dhe kjo mund të shmanget
duke ndërmarrë masat paraprake të duhura si më poshtë:
a) Mbajeni fort, me gishtat dhe gishtin e madh rreth
dorezave të motosharrës, me të dyja duart në sharrë
210

Publicité

loading