Zgjidhja e problemeve
• Rendimenti i përdorimit të frigoriferit mund të ndryshojë në varësi të ndryshimeve të temperaturës
së ambientit. Kjo është normale dhe nuk është një defekt.
• Frigoriferi punon shumë shpesh dhe për një kohë të gjatë.
• Produkti i ri mund të jetë më i madh se produkti i mëparshëm. Produktet e mëdha do të punojnë
për periudha më të gjata.
• Temperatura e dhomës mund të jetë shumë e lartë. >>> Produkti do të punojë normalisht për
periudha më të gjata në temperatura më të larta të dhomës.
• Produkti mund të jetë vënë në prizë së fundi ose mund të jenë vendosur ushqime të tjera në të.
>>> Produkti do të kërkojë më shumë kohë për të arritur temperaturën e caktuar kur vendoset në
prizë së fundi ose kur vendosen ushqime të reja. Kjo është normale.
• Sasi të mëdha ushqimesh të nxehta mund të jenë vendosur në produkt së fundi. >>> Mos
vendosni ushqime të nxehta te produkti.
• Dyert janë hapur shpesh ose janë mbajtur të hapura për periudha të gjata. >>> Ajri i ngrohtë që
lëviz brenda do të bëjë që produkti të punojë më gjatë. Mos i hapni shumë shpesh dyert.
• Dera e ngrirësit ose e ftohësit mund të jetë pak e hapur. >>> Kontrolloni që dyert të jenë të
mbyllura mirë.
• Produkti mund të jetë vendosur në temperaturë shumë të ulët. >>> Vendoseni temperaturën pak
më lart dhe prisni që produkti të arrijë temperaturën e rregulluar.
• Rondelja e derës së ftohësit ose ngrirësit mund të jetë e pistë, e konsumuar, e thyer ose jo në
vendin e duhur. >>> Pastroni ose ndërroni rondelen. Rondelet e dëmtuara/të konsumuara të derës
do të bëjnë që produkti të punojë për periudha më të gjata për të ruajtur temperaturën aktuale.
Zgjidhja e problemeve
• Temperatura e ndarjes së ngrirësit është vendosur shumë e ulët. >>> Ngrijeni pak temperaturën e
ndarjes së ngrirësit dhe kontrollojeni përsëri.
• Temperatura e ftohësit është shumë e ulët, por temperatura e ngrirësit është e përshtatshme.
• Temperatura e ndarjes së ftohësit është vendosur shumë e ulët. >>> Ngrijeni pak temperaturën e
ndarjes së ngrirësit dhe kontrollojeni përsëri.
• Ushqimet në raftet e ndarjes së ftohësit janë të ngrira
• Temperatura e ndarjes së ftohësit është vendosur shumë e ulët. >>> Ngrijeni pak temperaturën e
ndarjes së ngrirësit dhe kontrollojeni përsëri.
• Temperatura në ftohës ose në ngrirës është shumë e lartë.
• Temperatura e ndarjes së ftohësit është vendosur shumë e lartë. >>> Përcaktimi i temperaturës
së ndarjes së ftohësit ka ndikim në temperaturën në ndarjen e ngrirësit. Prisni deri sa temperatura
e pjesëve përkatëse të arrijë një nivel të mjaftueshëm duke e ndryshuar temperaturën e ndarjes së
ftohësit ose të ngrirësit.
• Dyert janë hapur shpesh ose janë mbajtur të hapura për periudha të gjata. >>> Mos i hapni shumë
shpesh dyert.
• Dera mund të jetë pak e hapur. >>> Mbylleni plotësisht derën.
• Produkti mund të jetë vënë në prizë së fundi ose mund të jenë vendosur ushqime të tjera në të.
>>> Kjo është normale. Produkti do të kërkojë më shumë kohë për të arritur temperaturën e
caktuar kur vendoset në prizë së fundi ose kur vendosen ushqime të reja.
• Sasi të mëdha ushqimesh të nxehta mund të jenë vendosur në produkt së fundi. >>> Mos
vendosni ushqime të nxehta te produkti.
Dridhje ose zhurmë.
36 /37 SQ
Manuali i frigoriferit / i përdorimit