Télécharger Imprimer la page

Beko RDNE500K21M Manuel D'utilisation page 165

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 43
6
Mirëmbajtja dhe pastrimi
Jetëgjatësia e produktit rritet nëse ai pastrohet
rregullisht
B
KUJDES:
nga priza para se ta pastroni.
• Mos përdorni asnjëherë mjete të mprehta dhe
gërryese, sapun, pastrues shtëpiak, detergjente dhe
shkëlqyes me dyllë për pastrimin.
• Tretni një lugë çaji me karbonat në një gjysmë litri
ujë. Lagni një rrobë me këtë solucion dhe shtrydheni
mirë. Fshini pjesën e brendshme të pajisjes me këtë
rrobë dhe thajeni mirë.
• Sigurohuni që uji të mos hyjë te struktura e llambës
dhe elementet e tjera elektrike.
• Pastroni derën me një rrobë të njomë. Për të hequr
raftet e derës dhe të trupit të pajisjes, hiqni të gjitha
përmbajtjet e tyre. Hiqni raftet e derës duke i lëvizur
lart. Pas pastrimit, rrëshqitini nga lart poshtë për t'i
montuar.
• Mos përdorni asnjëherë substanca ose ujë me klor
për të pastruar sipërfaqet e jashtme dhe pjesët me
veshje kromi të produktit. Klori shkakton gërryerjen e
sipërfaqeve të tilla metalike.
6.1. Shmangia e
aromave të këqija
Për prodhimin e pajisjeve tona nuk përdoren materiale
që mund të shkaktojnë aroma. Sidoqoftë, për shkak të
kushteve të papërshtatshme të ruajtjes së ushqimeve
dhe mospastrimit të sipërfaqes së brendshme të pajisjes
si duhet mund të shfaqet problemi i aromave të këqija.
Për këtë arsye, pastrojeni frigoriferin me karbonat të
tretur në ujë çdo 15 ditë.
• Mbajini ushqimet në kontejnerë të mbyllur.
Mikroorganizmat që përhapen nga kontejnerët
e pambuluar mund të shkaktojnë aroma të
pakëndshme.
• Mos mbani asnjëherë ushqime të prishura dhe me
data të skaduara në frigorifer.
6.2. Mbrojtja e sipërfaqeve plastike
Pastroni menjëherë me ujë të ngrohtë pasi vaji mund të
shkaktojë dëmtim në sipërfaqe kur bie mbi sipërfaqet
plastike.
Në fillim hiqeni produktin
6.3. Xhamat e derës
Hiqni fletën mbrojtëse të xhamave.
Në sipërfaqen e xhamave ka një shtresë. Kjo shtresë
minimizon grumbullimin e njollave dhe ndihmon në
heqjen e njollave dhe papastërtive me lehtësi. Xhamat
që nuk janë të mbrojtura me një veshje të tillë mund
të jenë objekt i grumbullimit të papastërtive organike
ose joorganike me bazë uji ose ajri si smërçi, kripëra
minerale, hidrokarbure të padjegura, okside metali dhe
silikonë që mund të shkaktojnë njolla ose dëmtime
të materialeve me shpejtësi dhe me lehtësi. Pastrimi
i vazhdueshëm i xhamit bëhet i vështirë, pavarësisht
pastrimit të rregullt. Si pasojë, pamja dhe tejdukshmëria
e xhamit do të përkeqësohet. Substancat dhe metodat e
pastrimit të ashpra dhe gërryese do t'i përkeqësojnë këto
defekte dhe do ta shpejtojnë këtë proces.
Për pastrimin e rregullt duhet të përdoren produkte
pastrimi me bazë uji që nuk janë alkaline dhe gërryese.
Për pastrimin duhet të përdoren materiale jo alkaline dhe
jo gërryese në mënyrë që jetëgjatësia e kësaj veshjeje të
zgjasë për një kohë të gjatë.
Këta xhama janë të temperuar për të rritur fortësinë e
tyre ndaj goditjeve dhe thyerjes.
Në sipërfaqet e tyre të pasme është vendosur po
ashtu një fletë sigurie si një masë shtesë sigurie për të
parandaluar dëmtimet rreth tyre në rast se thyhen.
*Alkali është një bazë që krijon jone hidroksidi (OH¯) kur
tretet në ujë.
Li (litiumi), Na (natriumi), K (kaliumi) Rb (rubidiumi),
Cs (ceziumi) dhe metalet artificiale dhe radioaktive Fr
(fansiumi) quhen METALE ALKALINE.
34 /37 SQ
Manuali i frigoriferit / i përdorimit

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

Rdne500k21wRdne500k21sRdne500k21wb