4
Përgatitja
4.1. Gjërat që duhet të bëni
për kursimin e energjisë
A
Lidhja e produktit me sistemet elektrike të
kursimit të energjisë është e rrezikshme
pasi mund të shkaktojë dëmtime të
produktit.
• Mos i lini dyert e frigoriferit të hapura për një
kohë të gjatë.
• Mos vendosni ushqime ose pije të nxehta në
frigorifer.
• Mos e mbingarkoni frigoriferin, pasi kapaciteti i
ftohjes do të ulet kur pengohet qarkullimi i ajrit
brenda tij.
• Për të ruajtur sasinë maksimale të ushqimeve në
ndarjen e ngrirësit, duhet të hiqni ndarjen e akullit
icematic, e cila gjendet në ndarjen e ngrirësit dhe
hiqet me lehtësi me dorë. Vlerat e vëllimit neto
dhe të konsumit të energjisë të deklaruara në
pllakën e të dhënave të energjisë për frigoriferin
maten dhe testohen pas heqjes së ndarjes së
akullit icematic. Mos i hiqni raftet brenda ndarjes
së ngrirësit dhe në derën e ndarjes së ngrirësit
- ato nuk duhet të hiqen dhe duhet të përdoren
gjithmonë pasi sigurojnë lehtësi në përdorim dhe
efikasitet në konsumin e energjisë.
• Fluksi i ajrit nuk duhet të bllokohet nga ushqimet
e vendosura në anë të ventilatorit të ndarjes së
ngrirësit. Duhet të ruani një distancë minimale
prej 3 cm në anë të kapakut mbrojtës të
ventilatorit.
• Shportat/raftet e përfshira me ndarjen e freskisë
duhet të përdoren gjithmonë për një konsum të
ulët të energjisë dhe për kushte më të mira të
ruajtjes.
• Kontakti i ushqimeve me sensorin e temperaturës
në ndarjen e ngrirësit mund të rritë konsumin
e energjisë të pajisjes. Për këtë arsye duhet të
shmangni çdo kontakt me sensorin(ët).
• Në varësi të veçorive të produktit tuaj, shkrirja e
ushqimeve të ngrira në ndarjen e frigoriferit do të
sigurojë një kursim të energjisë si dhe do të ruajë
cilësinë e ushqimeve.
• Mos lejoni që ushqimet të bien në kontakt me
sensorin e temperaturës së ndarjes së frigoriferit
që shfaqet në figurën më poshtë.
4.2. Përdorimi fillestar
Para se të filloni të përdorni frigoriferin tuaj,
sigurohuni që të gjitha përgatitjet të jenë bërë në
përputhje me udhëzimet në paragrafët "Udhëzimet
për sigurinë dhe mjedisin" dhe "Instalimi".
• Vendoseni produktin në punë pa vendosur
ushqime në të për 6 orë dhe mos e hapni derën
nëse nuk është vërtet e nevojshme.
C
Do të dëgjoni një zhurmë kur të ndizet
kompresori. Lëngjet dhe gazet e izoluara në
sistemin e frigoriferit mund të shkaktojnë
po ashtu zhurmë, edhe nëse kompresori
nuk është në punë dhe kjo është tërësisht
normale.
C
Anët e përparme të produktit mund të
jenë të ngrohta. Kjo është normale. Këto
zona janë të projektuara të qëndrojnë të
ngrohta për të shmangur kondensimin.
C
Në disa modele, paneli i instrumenteve
fiket automatikisht 5 minuta pas mbylljes
së derës. Ai do të riaktivizohet kur të
hapet dera ose kur të shtypet një buton.
12 /37 SQ
Manuali i frigoriferit / i përdorimit