Vënia në punë e produktit
3. Funksioni i ftohjes së shpejtë
Ky buton ka dy funksione. Për të aktivizuar ose
çaktivizuar funksionin e ftohjes së shpejtë, shtypeni
atë për pak kohë. Treguesi i ftohjes së shpejtë do të
çaktivizohet dhe produkti do të kthehet në parametrat
normalë. (
)
C
Përdorni funksionin e ftohjes së shpejtë kur
dëshironi të ftohni me shpejtësi ushqimet
e vendosura në ndarjen e frigoriferit.
Nëse dëshironi të ftohni sasi të mëdha
ushqimesh të freskëta, aktivizoni këtë
funksion para se t'i vendosni ushqimet në
produkt.
C
Nëse nuk e anuloni, ftohja e shpejtë do të
anulohet automatikisht pas 8 orësh ose kur
ndarja e frigoriferit të arrijë temperaturën
e kërkuar.
C
Nëse e shtypni butonin e ftohjes së shpejtë
vazhdimisht me intervale të shkurtra, do të
aktivizohet mbrojtja e qarkut elektronik dhe
kompresori nuk do të ndizet menjëherë.
C
Ky funksion nuk riaktivizohet kur ka një
ndërprerje të energjisë dhe rikthehet
korrenti.
4. Butoni i përcaktimit të temperaturës së
ndarjes së frigoriferit
Shtypni këtë buton për të caktuar temperaturën e
ndarjes së frigoriferit përkatësisht në 8, 7,6, 5,4,3, 2,
8... Shtypni këtë buton për të caktuar temperaturën e
ndarjes së frigoriferit te vlera e dëshiruar.
(
)
5. Funksioni i pushimeve
Për të aktivizuar funksionin e pushimeve, shtypni
këtë buton (
) për 3 sekonda, dhe më pas do të
aktivizohet treguesi i modalitetit të pushimeve (
). Kur aktivizohet funksioni i pushimeve, në treguesin
e temperaturës së ndarjes së frigoriferit shfaqet "- -"
dhe në ndarjen e frigoriferit nuk kryhet ftohja aktive.
Nuk është e përshtatshme që të mbani ushqime
në ndarjen e frigoriferit kur ky funksion është i
aktivizuar. Ndarjet e tjera do të vazhdojnë të ftohen
sipas temperaturës së tyre të përcaktuar.
Për ta anuluar këtë funksion, shtypni përsëri butonin
e Pushimeve.
6. Paralajmërimi i çaktivizimit të alarmit:
Në rast të alarmit të ndërprerjes së energjisë/
temperaturës së lartë, pasi të kontrolloni ushqimet
e vendosura në ndarjen e ngrirësit, shtypni
butonin e çaktivizimit të alarmit ( ) për ta hequr
paralajmërimin.
7. Kyçi i butonave
Shtypni butonin e kyçit të butonave (
sekonda. Simboli i kyçit të butonave
( ) do të ndriçohet dhe do të aktivizohet modaliteti
i kyçit të butonave. Butonat nuk do të punojnë në
rast se modaliteti i kyçit të butonave është aktiv.
Shtypni butonin e kyçit të butonave në të njëjtën
kohë për 3 sekonda. Simboli i kyçit të butonave do
të çaktivizohet dhe do të dilni nga modaliteti i kyçit
të butonave.
Shtypni butonin e kyçit të butonave nëse dëshironi
që të parandaloni ndryshimin e përcaktimit të
temperaturës së frigoriferit
(
).
8. Funksioni ekonomik i veçantë
Mbajeni të shtypur butonin e funksionit ekonomik të
veçantë për 1 sekondë për të aktivizuar funksionin
përkatës. Frigoriferi do të fillojë të punojë në
modalitetin më ekonomik të paktën 6 orë më vonë
dhe treguesi i përdorimit ekonomik do të aktivizohet
kur funksioni të jetë aktiv
(
). Mbajeni të shtypur butonin e funksionit
ekonomik të veçantë për 3 sekonda për ta
çaktivizuar funksionin përkatës.
Ky tregues ndriçohet pas 6 orësh kur aktivizohet
funksioni ekonomik i veçantë.
18 / 37 SQ
Manuali i frigoriferit / i përdorimit
) për 3