Vënia në punë e produktit
5.24. Rekomandimet për
ruajtjen e ushqimeve të ngrira
Kjo ndarje duhet të caktohet të paktën në
-18°C.
1. Vendosini pakot në ngrirës sa më shpejt pas
blerjes pa lejuar që ato të shkrijnë.
2. Kontrolloni nëse datat e "përdorimit" dhe
"skadimit" në paketim kanë kaluar apo jo
para se t'i ngrini.
3. Sigurohuni që paketimi i ushqimeve të mos
jetë i dëmtuar.
5.25. Informacionet për
ngrirjen e thellë
Sipas standardeve IEC 62552, produkti
do të ngrijë të paktën 4.5 kg ushqime në
temperaturë ambienti 25°C në temperaturën
-18°C ose më të ulët brenda 24 orëve për çdo
100 litra të vëllimit të ngrirësit.
Ushqimet mund të ruhen për një kohë të gjatë
vetëm në temperaturat -18°C ose temperatura
më të ulëta.
Mund ta ruani freskinë e ushqimeve për shumë
muaj (në -18°C ose në temperatura më të
ulëta në ngrirje të thellë).
Ushqimet për ngrirje nuk duhet të lejohen të
bien në kontakt me artikujt e ngrirë më parë
për të parandaluar shkrirjen e tyre të pjesshme.
Ziejini perimet dhe kulloni ujin për t'i ruajtur
perimet për një kohë më të gjatë si të ngrira.
Pasi të kulloni ujin, vendosini ato në paketime
që nuk lejojnë futjen e ajrit dhe vendosini në
ngrirës. Ushqimet si banane, domate, sallatë,
selino, vezë të ziera dhe patate nuk janë të
përshtatshme për ngrirje. Kur i ngrini këto
ushqime, do të ketë një ndikim negativ vetëm
në vlerat e tyre ushqyese dhe në shijen e tyre.
Ato nuk do të prishen që të jenë një rrezik për
shëndetin e njerëzve.
5.26. Vendosja e ushqimeve
Raftet e ndarjes së
ngrirësit
Manuali i frigoriferit / i përdorimit
Ushqimet e ndryshme të
ngrira si mishi, peshku,
akullore, perime, etj.
31/37 SQ
Raftet e ndarjes së
frigoriferit
Raftet e derës të
ndarjes së frigoriferit
Ndarja e perimeve
Ndarja e ushqimeve
të freskëta
5.27. Paralajmërimi i
hapjes së derës
(Kjo veçori është opsionale)
Paralajmërimi i hapjes së derës bëhet në
mënyrë vizuale dhe akustike për përdoruesin.
Nëse paralajmërimi vazhdon për 10 minuta,
dritat e brendshme do të fiken.
5.28. Ndërrimi i drejtimit
të hapjes së derës
Drejtimi i hapjes së derës së frigoriferit mund
të ndryshohet sipas vendit ku e përdorni atë.
Nëse kjo gjë është e nevojshme, telefononi
shërbimin më të afërt të autorizuar.
Përshkrimi i mësipërm është një shpjegim i
përgjithshëm. Për informacione mbi ndryshimin
e drejtimit të hapjes së derës, duhet t'i refe-
roheni etiketës paralajmëruese që ndodhet në
anën e brendshme të derës.
Ushqimet në tava, në
pjata të mbuluara dhe
në enë të mbyllura,
vezët (në enë të
mbyllura)
Pije dhe ushqime të
vogla të paketuara
Perimet dhe frutat
Ushqimet delikate
(ushqimet për mëngjes,
produktet e mishit që do
të konsumohen për një
kohë të shkurtër)