3
Instalimi
3.1. Vendndodhja e
përshtatshme për instalimin
Kontaktoni me një shërbim të autorizuar për
montimin e produktit. Për ta përgatitur produktin
për përdorim, referojuni informacioneve në
manualin e përdorimit dhe sigurohuni që instalimi
elektrik dhe i ujit të jenë të përshtatshme. Nëse
nuk janë, telefononi një elektricist dhe teknik të
kualifikuar për kryerjen e përgatitjeve të duhura.
B
KUJDES:
Prodhuesi nuk do të mbajë
përgjegjësi për dëmtime që mund të
rrjedhin nga procedurat e kryera nga një
person i paautorizuar.
B
KUJDES:
Produkti nuk duhet të jetë në
prizë gjatë instalimit. Në rast të kundërt,
ekziston rreziku i vdekjes ose i lëndimeve
të rënda!
KUJDES:
Nëse dera e dhomës ku do të
A
vendoset produkti është shumë e ngushtë
për kalimin e produktit, hiqeni derën e
dhomës dhe kalojeni produktin duke e
kthyer në anë. Nëse kjo nuk funksionon,
kontaktoni me shërbimin e autorizuar.
• Vendoseni produktin në një sipërfaqe të rrafshët
për të parandaluar tundjet.
• Instalojeni produktin të paktën 30 cm larg
nga burimet e nxehtësisë si pllakat e sobës,
rezistencat e ngrohësve dhe sobat dhe të paktën
5 cm larg nga furrat elektrike.
• Produkti nuk duhet të jetë nën dritën e
drejtpërdrejtë të diellit dhe nuk duhet të mbahet
në vende me lagështi.
• Rreth produktit duhet të ketë një ajrim të
përshtatshëm për të siguruar një përdorim
efikas të tij. Në rast se produkti vendoset në një
pjesë të futur në mur, tregoni kujdes të lini të
paktën 5 cm distancë me tavanin dhe me muret
anësore.
• Mos e montoni produktin në vende ku
temperatura bie nën -5°C.
3.2. Montimi i kunjave plastike
Kunjat plastike që keni marrë me produktin
përdoren për të krijuar distancën për qarkullimin e
ajrit mes produktit dhe murit të pasmë.
1. Për të montuar kunjat, hiqni vidhat në produkt
dhe përdorni vidhat që keni marrë bashkë me
kunjat.
2. Futni 2 kunja plastike te kapaku i pasmë i
ventilimit siç tregohet në figurë.
3.3. Rregullimi i këmbëve
Nëse produkti nuk është në ekuilibër pas instalimit,
rregulloni këmbët përpara duke i rrotulluar në të
djathtë ose në të majtë.
8 /37 SQ
Manuali i frigoriferit / i përdorimit