Télécharger Imprimer la page

Beko RDNE500K21M Manuel D'utilisation page 156

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 43
Vënia në punë e produktit
5.15. Ndarja e perimeve me
kontroll të lagështisë
(FreSHelf)
(Kjo veçori është opsionale)
Vlerat e lagështisë për perimet dhe frutat
mbahen nën kontroll me veçorinë e ndarjes
së perimeve me lagështi të kontrolluar dhe
ushqimet do të qëndrojnë të freskëta për një
kohë më të gjatë.
Ne rekomandojmë që t'i vendosni perimet
jeshile si sallata, spinaqi dhe perimet që janë
të ndjeshme ndaj humbjes së lagështisë
në mënyrë horizontale brenda në ndarjen e
perimeve, dhe jo mbi rrënjët e tyre në një
pozicion vertikal.
Kur të vendosni perimet, duhet të merrni
parasysh gravitetin specifik të perimeve.
Perimet e rënda dhe të forta duhet të vendosen
fund të ndarjes së perimeve dhe perimet e
lehta dhe të buta duhet të vendosen sipër.
Mos i lini asnjëherë perimet brenda në ndarje
në qeset e tyre. Nëse perimet lihen brenda në
qese, kjo do të bëjë që të prishen në një kohë
të shkurtër. Në rast se nuk preferohet kontakti
me perimet e tjera për arsye higjienike,
përdorni një letër me vrima dhe materiale të
tjera të ngjashme për paketimin në vend të
qeseve.
Mos vendosni bashkë dardhat, pjeshkat,
kajsitë, etj. dhe veçanërisht mollët, të cilat kanë
një nivel të lartë prodhimi të gazit etilen në të
njëjtën ndarje me perimet dhe frutat e tjera.
Gazi etilen që lëshojnë këto fruta mund të bëjë
që frutat e tjera të piqen shpejt dhe të prishen
në një kohë të shkurtër.
Manuali i frigoriferit / i përdorimit
5.16. Auto Icematic
(Kjo veçori është opsionale)
Auto Icematic ju lejon që të prodhoni me
lehtësi akull në frigorifer. Hiqni depozitën e
ujit në ndarjen e frigoriferit, mbusheni me ujë
dhe montojeni përsëri për të marrë akull nga
Icematic.
Kubat e parë të akullit do të jenë gati për afro
2 orë në sirtarin e Icematic që ndodhet në
ndarjen e ngrirësit.
Nëse e mbushni plotësisht depozitën e ujit, do
mund të merrni afërsisht 60-70 kuba akulli.
Ndërrojeni ujin në depozitën e ujit nëse ka
qëndruar për rreth 2-3 javë.
C
Për produktet që kanë Automatic
Icematic, gjatë derdhjes së akullit
mund të dëgjoni një zhurmë. Ky tingull
është normal dhe nuk tregon një
defekt.
25/37 SQ

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

Rdne500k21wRdne500k21sRdne500k21wb