Këshillë
-
Hiqni tiganin dhe shportën që Airfryer të ftohet më shpejt.
2 Hidheni yndyrën ose vajin e përdorur nga fundi i tiganit.
3 Pastroni tiganin, shportën në një makinë enëlarëse. Gjithashtu mund t'i
pastroni me ujë të nxehtë, solucion për larjen e enëve dhe një sfungjer
jogërryes (shihni "Tabelën e pastrimit").
Këshillë
-
Nëse në tigan ose në kosh ka mbetje ushqimi, mund t'i njomni në ujë të
nxehtë dhe detergjent enësh për 10-15 minuta. Njomja i liron mbetjet
ushqimore dhe lehtëson heqjen e tyre. Sigurohuni që të përdorni një lëng
larës që mund të shpërbëjë vajin dhe yndyrën. Nëse ka njolla yndyre në
tigan ose në kosh dhe nuk keni pasur mundësi t'i hiqni me ujë të nxehtë
dhe detergjent enësh, përdorni sgrasator.
-
Nëse është nevoja, mbetjet ushqimore të ngjitura pas rezistencës mund të
hiqen me një furçë me fije të vuta deri mesatare. Mos përdorni furçë me
tel apo me fije të forta, pasi mund të dëmtoni veshjen e rezistencës.
4 Për të parandaluar gërvishtjet, fshijeni lehtë pjesën e jashtme të pajisjes me
një leckë të pa rrudhosur, të pastër dhe të butë. Filloni me një leckë pak të
lagur dhe vazhdoni me një të thatë, nëse është e nevojshme.
5 Pastroni elementin ngrohës me një furçë pastrimi për të hequr çdo mbetje
ushqimore.
6 Pastroni pjesën e brendshme të pajisjes me ujë të nxehtë dhe një sfungjer jo
gërryes.
447
Shqip