3 Pasqyrim
► Përveç këtyre udhëzimeve të përdorimit,
lexoni, kuptoni dhe ruani dokumentet e
mëposhtme:
– Udhëzimet e përdorimit për
STIHL MH 600.1, STIHL MH 700.1
2.2
Shenja e paralajmërimit në
tekst
PARALAJMËRIM
■ Udhëzimi tregon për rreziqet, që mund të
shkaktojnë lëndime të rënda ose vdekje.
► Masat e theksuara mund të evitojnë
lëndime të rënda ose vdekje.
UDHËZIM
■ Udhëzimi tregon për rreziqet, që mund të
shkaktojnë dëme materiale.
► Masat e theksuara mund të evitojnë dëme
materiale.
2.3
Simbolet në tekst
Ky simbol i referohet një kapitulli në këtë
udhëzim për përdorim.
3
Pasqyrim
3.1
Brazdëhapësi
1 Krahët e brazdëhapësit
Krahët e rregullueshëm të brazdëhapësit
përdoren për rregullimin e gjerësisë së
punimit.
2 Kreu i brazdëhapësit
Kreu i brazdëhapësit krijon brazda në tokë.
3 Kllapa
Kllapa lidh krahët e brazdëhapësit me
adaptorin dhe shërben për të rregulluar
thellësinë e punimit.
4 Kllapa e montimit
Kllapa e montimit përbëhet nga vida e bulona
dhe siguron kllapën.
0478-906-9911-B
5 Vidat rregulluese
Vidat rregulluese përdoren për të rregulluar
këndin e punimit.
6 Pajisja kyçëse
Pajisja kyçëse mund të rregullohet për të
ndryshuar gjerësinë e punimit.
4
Udhëzime sigurie
4.1
Përdorimi i synuar
Brazdëhapësi përdoret për krijimin e brazdave
në tokë.
Brazdëhapësi mund të lidhet me motoshatin në
të cilin montohen ose helikat STIHL ART 012.0
ose rrotat e hekurit STIHL AMR 060.0,
STIHL AMR 070.0.
Me rrotat e montuara të hekurit, gjurma e
motoshatit përmirësohet duke rritur kështu forcën
tërheqëse të brazdëhapësit.
Brazdëhapësi mund të përdoret vetëm me
motoshat.
PARALAJMËRIM
■ Nëse brazdëhapësi nuk përdoret për synimin
e përcaktuar, personat mund të lëndohen
rëndë apo dhe të vdesin, si dhe mund të
ndodhin dëmtime të pronës.
► Përdoreni brazdëhapësin sipas përshkrimit
në këto udhëzime përdorimi.
4.2
Kërkesat për përdoruesin
PARALAJMËRIM
■ Përdoruesit e paudhëzuar nuk i kuptojnë dhe
nuk i kanë parasysh rreziqet e brazdëhapësit.
Përdoruesi ose persona të tjerë mund të
lëndohen rëndë ose të vdesin.
► Lexojini, kuptojini dhe ruajini
udhëzimet e përdorimit.
► Nëse brazdëhapësi i kalohet dikujt tjetër:
Jepini tjetrit udhëzimet e përdorimit.
► Sigurohuni që përdoruesi të përmbushë
kërkesat e mëposhtme:
– Përdoruesi të jetë i çlodhur.
– Përdoruesi të jetë i aftë fizikisht, me
shqisa dhe mendërisht që të përdorë
dhe të punojë me brazdëhapësin. Nëse
përdoruesi ka kufizime fizike, shqisore
apo mendore, ai mund të punojë vetëm
nën mbikëqyrje ose sipas udhëzimeve
të një personi përgjegjës.
Shqip
101