Shqip
– Përdoruesi duhet të njohë dhe të
vlerësojë rreziqet e brazdëhapësit.
– Përdoruesi të jetë në moshë
përgjegjësie ligjore ose të jetë i trajnuar
në përputhje me rregulloret shtetërore i
mbikëqyrur në profesion përkatës.
– Përdoruesi të ketë marrë udhëzime nga
shitësi i STIHL ose një person i
kualifikuar përpara se ta përdorë për
herë të parë brazdëhapësin.
– Përdoruesi të mos jetë nën ndikimin e
alkoolit, mjekimeve apo drogave.
► Nëse keni dyshime: Konsultohuni me
shitësin e STIHL.
4.3
Veshjet dhe pajimet
PARALAJMËRIM
■ Gjatë montimit apo punës përdoruesi mund të
bjerë në kontakt me brazdëhapësin, duke u
lënduar rëndë.
► Mbani doreza pune prej materiali rezistent.
► Mbani çizme mbrojtëse me maja hekuri.
► Vishni pantallona të gjata prej materiali
rezistent.
■ Gjatë pastrimit apo mirëmbajtjes, përdoruesi
mund të bjerë në kontakt me brazdëhapësin.
Përdoruesi mund të lëndohet.
► Mbani doreza pune prej materiali rezistent.
4.4
Vendi i punës dhe rrethinat
PARALAJMËRIM
■ Personat e painteresuar, fëmijët dhe kafshët
mund të mos i kuptojnë rreziqet e
brazdëhapësit dhe mund të mos i marrin
parasysh. Personat e painteresuar, fëmijët
dhe kafshët mund të lëndohen rëndë.
► Mbajini personat e painteresuar, fëmijët dhe
kafshët larg terrenit të punës.
► Mos e lini brazdëhapësin pa mbikëqyrje.
► Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me
brazdëhapësin.
4.5
Gjendja e rregullt e sigurisë
4.5.1
Brazdëhapësi
Brazdëhapësi është në gjendje të sigurt nëse
përmbushen kushtet e mëposhtme:
– Brazdëhapësi është i padëmtuar.
– Brazdëhapësi është i pastër.
– Brazdëhapësi funksionon dhe është i
pamodifikuar.
– Janë montuar aksesorë origjinalë të STIHL për
këtë brazdëhapës.
– Aksesorët janë të instaluar siç duhet.
102
PARALAJMËRIM
■ Në gjendje jo të sigurt, komponentët mund të
mos funksionojnë më siç duhet dhe pajisjet e
sigurisë mund të anashkalohen. Personat
mund të lëndohen rëndë apo të vdesin.
► Punoni me brazdëhapës të padëmtuar.
► Nëse brazdëhapësi është i ndotur:
Pastrojeni brazdëhapësin.
► Mos e modifikoni brazdëhapësin.
► Instaloni vetëm aksesorë origjinalë STIHL
për këtë brazdëhapës.
► Instalojeni brazdëhapës sipas përshkrimit
në këto udhëzime përdorimi.
► Nëse keni dyshime: Konsultohuni me
shitësin e STIHL.
4.6
Puna
PARALAJMËRIM
■ Përdoruesi nuk duhet të punojë më në situata
të caktuara. Përdoruesi mund të pengohet, të
rrëzohet dhe të lëndohet rëndë.
► Punoni me qetësi dhe vëmendje.
► Kushtojini vëmendje distancës së
mjaftueshme mes këmbëve dhe motoshatit
e trupit.
► Nëse kushtet e ndriçimit dhe shikueshmëria
janë në nivel të ulët: Mos e përdorni
brazdëhapësin.
► Shikoni për pengesa.
► Nëse ndjeni lodhje: Bëni një pushim.
■ Nëse brazdëhapësi ndryshon gjatë punës apo
sillet në mënyrë të pazakontë, mund të jetë në
një gjendje jo të sigurt. Personat mund të
lëndohen rëndë dhe të ndodhin dëmtime të
pronës.
► Ndërpriteni punën, fikeni motorin dhe
vizitoni një shitës të specializuar të STIHL.
4.7
Transporti
PARALAJMËRIM
■ Gjatë bartjes brazdëhapësi mund të
përmbyset apo të lëvizë. Mund të lëndohen
njerëz dhe të ndodhin dëmtime të pronës.
► Çmontojeni brazdëhapësin.
► Sigurojeni brazdëhapësin me rripa, lidhëse
apo rrjetë në mënyrë të atillë që të mos
përmbyset dhe të mos lëvizë.
4 Udhëzime sigurie
0478-906-9911-B