Télécharger Imprimer la page

Beko RCNE560E40ZLXPHUN Manuel D'utilisation page 496

Publicité

Les langues disponibles
  • FR

Les langues disponibles

  • FRANÇAIS, page 36
Udhëzimet për sigurinë dhe mjedisin
• Nëse ka një kyç te dera e produktit,
mbajeni çelësin larg fëmijëve.
1.3 Siguria elektrike
• Produkti nuk duhet të vihet
në prizë gjatë operacioneve të
montimit, mirëmbajtjes, pastrimit,
riparimit dhe transportit.
• Nëse kordoni elektrik dëmtohet,
ai duhet të zëvendësohet vetëm
nga shërbimi i autorizuar për të
shmangur çdo rrezik që mund të
ndodhë.
• Mos e futni kordonin elektrik
poshtë produktit ose në pjesën e
pasme të produktit. Mos vendosni
objekte të rënda mbi kordonin
elektrik. Kordoni elektrik nuk duhet
lakuar ose shtypur dhe nuk duhet
të vihet në kontakt me ndonjë
burim nxehtësie.
• Mos përdorni një kordon zgjatues,
me shumë priza ose një adaptor
për përdorimin e produktit.
• Pajisjet me priza portative ose
burimet elektrike portative mund
të shkaktojnë mbinxehje dhe zjarr.
Për këtë arsye, mos mbani një
kordon me shumë priza prapa ose
në afërsi të produktit.
• Spina duhet të jetë lehtësisht e
arritshme. Nëse kjo gjë nuk është
e mundur, në instalimin elektrik
duhet të ketë një mekanizëm
që është në përputhje me
legjislacionin për energjinë
elektrike dhe që i shkëput të
gjitha terminalet nga rrjeti elektrik
(siguresë, automat, automat
kryesor etj.)
• Mos e prekni spinën me duar të
lagura.
• Kur e hiqni pajisjen nga priza, mos
e kapni te kordoni elektrik, por te
spina.
1.4 Siguria gjatë manovrimit
• Ky produkt është i rëndë, mos e
manovroni vetëm.
• Mos e mbani produktin nga dera
gjatë manovrimit të produktit.
• Tregoni kujdes që të mos e
dëmtoni sistemin e ftohjes
dhe tubat gjatë manovrimit
të produktit. Mos e përdorni
produktin nëse tubat janë të
dëmtuar dhe kontaktoni me
shërbimin e autorizuar.
1.5 Siguria gjatë montimit
• Kontaktoni me Shërbimin e
autorizuar për montimin e
produktit. Për ta përgatitur
produktin për montim, shikoni
informacionet në manualin e
përdorimit dhe sigurohuni që
shërbimet elektrike dhe të ujit të
jenë siç kërkohet. Nëse montimi
nuk është i përshtatshëm, thirrni
një elektricist dhe hidraulik që të
bëjnë rregullimet e nevojshme. Në
rast të kundërt, mund të ndodhin
goditje elektrike, zjarr, probleme
me produktin ose lëndime
personale.
• Kontrolloni për çdo dëmtim në
produkt para montimit të tij. Mos
e montoni produktin nëse është i
dëmtuar.
• Vendoseni produktin në një
sipërfaqe të fortë dhe të sheshtë
dhe nivelojeni me anë të këmbëve
Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit
4 /32 SQ

Publicité

loading