Télécharger Imprimer la page

Philips AVENT SCF430/00 Mode D'emploi page 137

Publicité

Shënim: Vendosja e saktë e vatës dhe diafragmës prej silikoni është
thelbësore për krijimin e vakuumit të duhur për pompën e gjirit.
Shënim: Numrat e figurës të përmendur më poshtë u referohen numrave të
figurës në pjesën e brendshme të fletëpalosjes së këtij manuali përdorimi.
1 Futni nga poshtë valvulën e bardhë brenda në trupin e pompës. Shtyni
valvulën sa më shumë të jetë e mundur (Fig. 2).
2 Mbërtheni trupin e pompës në drejtimin e akrepave të orës në shishe
(Fig. 3) ose në gotën e ruajtjes (Fig. 4) derisa të jetë mbërthyer mirë.
Shënim: Nëse përdorni një gotë për ruajtje, duhet që në fillim të
mbërtheni ushqyesin e gotës (Fig. 4).
3 Shtyjeni plotësisht bishtin në diafragmën prej silikoni deri në fund (Fig. 5).
4 Futni nga lart membranën prej silikoni brenda në trupin e pompës.
Sigurohuni që të përputhet sa më mirë përreth buzës duke e ngjeshur me
gishta për të garantuar një izolim të përkryer (Fig. 6).
5 Montoni dorezën në membranën me bisht duke futur vrimën në dorezë
mbi skajin e bishtit. Shtyni poshtë dorezën në trupin e pompës derisa të
fiksohet në vend (Fig. 7).
Vendosni vatën në trupin e pompës (Fig. 8) dhe sigurohuni që buzët të
6
mbulojnë trupin e pompës. Shtyjeni pjesën e brendshme të vatës në hinkë.
Sigurohuni që ta shtyni vatën plotësisht brenda, deri në vijën e treguar me
një shigjetë në trupin e pompës (Fig. 9).
Shënim: Vendosni kapakun e vatës mbi vatë për ta mbajtur të pastër
pompën e gjirit teksa përgatiteni për nxjerrjen e qumështit.
Përdorimi i pompës së gjirit
Paralajmërim: Gjithmonë përdoreni pompën e gjirit me vatën.
Shënim: Nëse keni pyetje ose nëse hasni efekte anësore, kontaktoni mjekun.
Përdorimi i pompës së gjirit
1 Lajini mirë duart me ujë e sapun dhe sigurohuni që gjirin ta keni të pastër.
2
Ngjisheni trupin e pompës së montuar mbi gjoksin tuaj. Sigurohuni që thimtha
e gjirit të jetë në qendër, në mënyrë që vata të krijojë një izolim hermetik.
3 Filloni të shtyni ngadalë dorezën derisa të ndjeni thithjen në gji (Fig.
10). Më pas lëreni dorezën të kthehet në pozicionin e saj të qëndrimit.
Përsëriteni shpejt këtë hap për 5 ose 6 herë për të nxitur refleksin e
"lëshimit" të qumështit.
Shënim: Nuk është nevoja ta shtyni dorezën deri në fund. Shtyjeni aq sa
është komode për ju. Shpejt qumështi do të fillojë të rrjedhë, ndonëse nuk
përdorni të gjithë kapacitetin thithës që mund të krijojë pompa.
137
Shqip

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

Avent scf430Avent scf430/10Avent scf430/13Avent scf430/16