Télécharger Imprimer la page

Philips AVENT SCF430/00 Mode D'emploi page 138

Publicité

138
Shqip
4 Kur qumështi fillon të rrjedhë, gjeni një ritëm më të ngadaltë duke shtypur
dorezën dhe duke e mbajtur të shtypur për deri një moment përpara
se ta lini të kthehet në pozicionin e qëndrimit. Vazhdoni me këtë ritëm
ndërkohë që qumështi është duke rrjedhur. Nëse ju lodhet dora, provoni të
përdorni dorën tjetër ose të përdorni pompën nga gjiri tjetër.
Shënim: Mos u shqetësoni nëse qumështi nuk rrjedh menjëherë.
Qetësohuni dhe vazhdoni pompimin. Ndërrimi i pozicionit të pompës mbi
gjoksin tuaj herë pas here ndihmon në stimulimin e rrjedhjes së qumështit.
5 Vazhdoni të pomponi derisa të ndjeni që gjiri nuk ka më qumësht.
Pasi të keni përfunduar nxjerrjen e qumështit, hiqni me kujdes pompën
6
nga gjiri dhe lironi shishen ose gotën e ruajtjes nga trupi i pompës.
Pastroni pjesët e tjera të pompës së gjirit që janë përdorur (shih 'Pastrimi
dhe dezinfektimi').
Pas përdorimit
Paralajmërim: Vendosni në ruajtje vetëm qumësht gjiri të
mbledhur me pompën e pastër dhe të dezinfektuar.
Nëse parashikoni ta ushqeni foshnjën me qumështin e nxjerrë nga gjiri brenda
4 ditëve, qumështin mund ta ruani në frigorifer në një shishe ose gotë ruajtjeje
Philips Avent të montuar. Ndryshe, mund ta ruani qumështin e gjirit në
frigorifer për deri në 6 muaj.
1 Për ruajtjen e qumështit të gjirit: mbylleni shishen me diskun izolues dhe
unazën mbërthyese (Fig. 11).
2 Për përgatitjen e shishes për ushqimin e foshnjës: vendosni një biberon në
unazën vidhosëse dhe vidhoseni unazën në shishe. Mbylleni biberonin me
kapakun e shishes (Fig. 12).
3 Në rast se me pompën manuale të gjirit ofrohet një gotë ruajtjeje,
mbërtheni kapakun mbi gotën e ruajtjes. Sigurohuni ta mbyllni mirë atë
për të shmangur rrjedhjen (Fig. 13).
4 Zbërtheni dhe pastroni të gjitha pjesët që kanë rënë në kontakt me
qumështin e gjirit (shih ‚Pastrimi dhe dezinfektimi').
Shënim: Për përdorim të sigurt të shisheve dhe të gotave të ruajtjes, lexoni
manualet e përdorimit të ofruara veçmas.
Paralajmërim: Ftoheni ose ngrijeni menjëherë qumështin e nxjerrë,
etiketojeni me datën dhe orën ose mbajeni në temperaturë ambienti
për maksimumi 4 orë përpara se të ushqeni foshnjën. Mos e ringrini
kurrë qumështin e shkrirë një herë, për të evituar rënien e cilësisë së
qumështit. Mos shtoni qumësht të freskët gjiri në qumësht të ngrirë
gjiri, për të evituar rënien e cilësisë së qumështit dhe shkrirjen e
paqëllimshme të qumështit të ngrirë.

Publicité

loading

Ce manuel est également adapté pour:

Avent scf430Avent scf430/10Avent scf430/13Avent scf430/16