Vlefshmëria: Instalim pa kabllo
Kushti: Njësia e komandimit nuk merr asnjë lidhje me njësinë kryesore.
▶
Sigurohuni që rruga e transmetimit të jetë ≤ 20 m.
ose:
▶
Konfiguroni sërish njësinë e komandimit në njësinë
kryesore me kodin e saktë.
ose:
▶
Nxirreni produktin jashtë përdorimi.
▶
Sigurohuni që njësia e ventilatorit të jetë montuar saktë
në mur dhe të jetë vendosur kontakti i lidhjes së spinës.
Shihni tabelën për zgjidhjen e defekteve bashkëngjitur.
(→ Faqe 143)
8.2
Sigurimi i pjesëve të këmbimit
Pjesët origjinale të produktit janë certifikuar nga prodhuesi
si pjesë e kontrollit të përputhshmërisë. Nëse gjatë
mirëmbajtjes ose riparimit, përdorni pjesë të tjera, të
pacertifikuara ose të paautorizuara, përputhshmëria e
produktit mund të shfuqizohet dhe produkti nuk përputhet më
me normat në fuqi.
Ju këshillojmë të përdorni menjëherë pjesë këmbimi
origjinale të prodhuesit, në mënyrë që të garantohet një
funksionim pa defekte dhe i sigurt. Për të marrë informacione
lidhur me pjesët e këmbimit origjinale, drejtohuni pranë
adresës së kontaktit që gjendet në pjesën e pasme të
udhëzuesit përkatës.
▶
Nëse gjatë mirëmbajtjes ose riparimit ju duhen pjesë
këmbimi, përdorni vetëm pjesë këmbimi të autorizuara
për produktin.
9
Nxjerrja jashtë pune
9.1
Nxirreni produktin përkohësisht jashtë pune
1.
Fikni produktin me anë të çelësit ndezur/fikur.
2.
Kalojeni produktin pa tension, duke fikur gjithë polet
e furnizimit me energji (p. sh. siguresën ose çelësin
mbrojtës të tubacionit).
9.2
Përfundimisht produkti të nxirret jashtë pune
1.
Fikni produktin me anë të çelësit ndezur/fikur.
2.
Vendoseni produktin pa tension, duke fikur gjithë
furnizimet me energji në gjithë polet (separator elektrik
me hapësirë kontakti minimalisht 3 mm, p. sh. siguresa
ose çelësi mbrojtës i tubacionit).
3.
Çmontoni produktin dhe komponentët përkatës.
142
10 Riciklimi dhe hedhja
Deponimi i paketimit
▶
Hidheni paketimin siç duhet.
▶
Respektoni të gjitha rregullat relevante.
Udhëzuesi i instalimit 0020331178_00